AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Londra kundër ISIS

Dominique MoisingaDominique Moisi
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan merr pjesë në ceremoninë e dhënies së detyrës. 7 maj 2016. 45-vjeçari nga partia Laburiste u bë i pari mysliman që drejton qytetin më të madh në Europë. (Yui Mok/Pool via AP)

Pasojat e zgjedhjes së Sadiq Khan si kryebashkiak i ri i Londrës – myslimani i parë që mban këtë post – nuk duhen të mbivlerësohen. Por, në një kohë kur kaq shumë Perëndimorë po joshen nga fanatizmi, votëbesimi i londinezëve ndaj vlerave të shoqërisë së hapur ia vlen të festohet.

Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan merr pjesë në ceremoninë e dhënies së detyrës. 7 maj 2016. 45-vjeçari nga partia Laburiste u bë i pari mysliman që drejton qytetin më të madh në Europë. (Yui Mok/Pool via AP)
Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan merr pjesë në ceremoninë e dhënies së detyrës. 7 maj 2016. 45-vjeçari nga partia Laburiste u bë i pari mysliman që drejton qytetin më të madh në Europë. (Yui Mok/Pool via AP)

“Ndjehem kaq krenar për qytetin tim,” thotë bashkëbiseduesja ime, duke iu referuar zgjedhjes së myslimanit të parë, Sadiq Khan, si Kryebashkiak i Londrës. Ajo është Katolike, megjithëse e identifikon veten para së gjithash si britanike. Por, si shumë londinezë të tjerë, ajo u frymëzua nga mesazhi i Khan për triumfin e shpresës ndaj frikës.

Zgjedhja e Khan është në kontrast të fortë me dinamikat që duhet se po punojnë gjithkund tjetër në Perëndim. Popullatat europiane – në Hungari dhe Poloni, dhe në Austri – po bien pre e populizmit hapur ksenofobik, gjithnjë e më shumë radikal. Në Shtetet e Bashkura, fanatizmi bombastik i Donald Trump i ka dhënë atij fitoren në garën mes republikanëve për kandidim për president.

Londinezët natyrisht që e kishin një opsion për intolerancë. Ata mund të kishin votuar për kandidatin konservator, Zac Goldsmith, i cili në mënyrë të përsëritur e akuzoi Khan se kishte lidhje me “figura myslimane radikale.”
Presupozimi, pa arsye apo provë, se çdo mysliman është i lidhur me ekstremizmin është në mënyrë të pamohueshme raciste. Ngritja e akuzave të tilla kundër një myslimani që garon për një post publik nuk ka fare të bëjë me mbrojtjen e interesit publik. Qëllimi i taktikave të tilla është që të përforcojë nocionin se asnjë myslimani nuk mund t’i besohet të mbajë një pozicion të rëndësishëm udhëheqësie.

Shumë përpiqen ta justifikojnë këtë këndvështrim duke sugjeruar se Kurani nuk bën dallim mes “asaj që i takon Zotit dhe asaj që i takon Çezarit.” Por kjo nënkupton se të gjithë myslimanët sillen ekskluzivisht sipas asaj që shkruhet në Kuran, duke injoruar ligjin laik. Kjo është thjeshtë e pavërtetë.

Në disa raste, ka pyetje për mënyrën se çfarë mendojnë myslimanët, përfshirë disa nga përfaqësuesit e tyre më të dukshëm, mbi rolin e Islamit në Perëndim. Studiuesi

Tariq Ramadan, për shembull, ka folur për ngritjen e një “Islami Europian,” i cili pajton parimet islamike me realitetin kulturor të Europës Perëndimore. Unë e mbështes tërësisht këtë nocion, për sa kohë ky Islam i ri pajtohet pa rezerva me vlerat, besimet dhe memorien e Europianëve (përfshirë njohjen e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar). Për fat të keq, kur unë ia shpreha këtë gjë Ramadanit në një debat vite më parë, ai qëndroi i heshtur.

Sfidat që mund të shfaqen gjatë përfshirjes së Islamit në shoqëritë sakaq të larmishme të Europës nuk nënkuptojnë gjithsesi se myslimanëve nuk mund t’i besohet të udhëheqin. Megjithatë disa, veçanërisht në Francë, po paralajmërojnë se zgjedhja e Khan është hapi i parë drejt një situate jo shumë larg në të ardhmen në të cilën myslimanët do të imponojnë ligjin islamik në vendet europiane, një skenar i përshkruar me gjallëri në romanin më të fundit të Michel Houellebecq, Nënshtrimi. (Libri gjithsesi mund të interpretohet më pak se një parashikim i pushtimit mysliman se sa si kritikë ndaj korrektësisë politike franceze, e cila duket se aderon te mantra “çdokush, me përjashtim të Frontit Nacional.”)

Pasojat e zgjedhjes së Khan ka gjasa që do të kundërshtojnë fanatikët dhe ata që nxisin frikën. Në të vërtetë, përveç asaj që shërben si shpullë në fytyrën e forcave populiste të Europës, fitorja e Khan do t’i japë një goditje “Shtetit Islamik” (ISIS), i cili për arsye të rekrutimit varet shumë nga ndjenjat e poshtërimit, margjinalizimit dhe dështimit mes Myslimanëve Europianë.

Me një mysliman si kryebashkiak të Londrës – një qytet i madh i Perëndimit, i cili ka vuajtur sulme brutale terroriste – do të jetë shumë më e vështirë për xhihadistët që të bindin rekrutë potencialë në Perëndim se qeveritë dhe shoqëritë e këtyre vendeve po përpiqen t’i shtypin ata. Nëse myslimanët e rinj mund të kenë sukses në Perëndim, pse do të duhet ata të heqin dorë nga jeta e tyre për ISIS, organizatë që sakaq po humbet terren në Irak dhe Siri?

Natyrisht, historitë e suksesit mes myslimanëve si Khan mbeten shumë pak dhe shumë të rralla. Por ka shumë për të fituar nga njohja, reklamimi dhe shumëfishimi i tyre. Kjo ka gjasa do të jetë më e lehtë për t’u arritur në Britani se sa në Francë, vend që mbetet i fiksuar me laïcité (ndarja absolute e kishës me shtetin që është në zemër të identitetit republikan francez).

Shkurt, duke hedhur poshtë islamofobinë dhe duke përsëritur besimin në vlerat e tyre në një shoqëri të hapur, londinezët i kanë dhënë një goditje islamistëve. Por është e rrezikshme të mbivlerësosh pasojat e zgjedhjes së Khan.

E para, Londra vështirë se përfaqëson të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, e aq më pak pjesën tjetër të Europës apo Perëndimin si tërësi. Ky qytet është më shumë kozmopolitan se Nju Jorku, po aq dinamik nga pikëpamja kulturore se sa Berlini dhe shumë më tepër me vetëbesim se sa Parisi. Është i jashtëzakonshëm në energjinë dhe të qenit i hapur. Nëse vetëm londinezët do të votonin në referendumin e 23 qershorit, ata ka gjasa do të zgjidhnin të mbeteshin në BE, pavarësisht defekteve të bashkimit.

Për një arsye të dytë, të qenit të hapur dhe me vetëbesim të Londrës është produkt, së paku pjesërisht, në rritjen ekonomike dhe mirëqenie. Në fund të fundit, është më e lehtë të ndash një tortë më të madhe dhe në rritje. “Hidrauliku polak” i cili ka kontribuar kaq dukshëm në zbukurimin e Londrës që nga fillimi i viteve 1990, qe një aset ekonomik, kurrë një kërcënim, dhe që në mënyrë indirekte i hapi rrugën punëtorëve nga vende dhe kultura të tjera.

Pavarësisht kësaj, të qenit i hapur si qytet – veçanërisht në një kohë kur kaq shumë qytete të tjera të Perëndimit po joshen nga fanatizmi – mjafton si arsye për të festuar. Në vend që t’i përgjigjeshin frikës me më shumë frikë, ata zgjodhën një kandidat më të mirë, pavarësisht religjonit. Kjo është ajo se si duhet të jetë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. London Versus ISIS

Etiketa: AustriBEbesimBritaniDonald TrumpHungariIrakISISKishëKryebashkiakKulturaKuraniLibrimyslimaneParaPartiaPolonipresidentProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëSHSiriTrumpxhihadistë
Tjetri
Të dënuarit e krimit të organizuar vjelin frytet e bizneseve të sekuestruara

Të dënuarit e krimit të organizuar vjelin frytet e bizneseve të sekuestruara

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.