AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mos u pajtoni me Putinin

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti rus Vladimir Putin, 7 qershor 2016. Foto: (Maxim Shipenkov/Pool photo via AP)

“Rusia po përdor fushatat e disinformacionit për të ngjallur frymën e konflikteve brenda BE-së dhe për të blerë me anë të disa politikanëve europianë zbutje të sanksioneve për aneksimin e Krimesë”, argumenton Guy Verhofstadt.

Presidenti rus Vladimir Putin, 7 qershor 2016. Foto: (Maxim Shipenkov/Pool photo via AP)
Presidenti rus Vladimir Putin, 7 qershor 2016. Foto: (Maxim Shipenkov/Pool photo via AP)

Si presidenti amerikan Barack Obama dhe Donald Trump, kandidati i partisë Republikane që do ta pasojë atë, kanë kritikuar anëtarët europianë të NATO-s në muajt e fundit pasi nuk kanë përmbushur zotimet e tyre të shpenzimeve të mbrojtjes. Ata kanë një farë të drejte.

Europa në të vërtetë, ka dështuar në zbatimin e marrëveshjes së saj kolektive për mbrojtjen. Thuajse të gjithë aleatët europianë të Amerikës kanë lejuar që shpenzimet mesatare të mbrojtjes të bien poshtë nivelit të premtuar prej 2 për qind të PBB-së, ku disa kanë shpenzuar edhe më pak se kaq. Ç’është më e rëndësishmja, ata nuk kanë arritur të krijojnë një komunitet të duhur europian të mbrojtjes. Nëse nuk shpjetojnë, ata rrezikojnë të provojnë si të vërteta deklaratat e qesharake të Trump se europianët janë thjesht qylaxhinj, që shfrytëzojnë një aleancë “demode” në kurriz të taksapaguesve amerikanë.

Një zonë ku Europa mund të tregojë vlerën e saj strategjike ndaj SHBA-së është Rusia e Vladimir Putinit. Disa argumentojnë tashmë se Bashkimi Europian ka dështuar të shfrytëzojë opsionet e fuqisë së butë që ka të disponueshme përkundrejt një Kremlini sulmues. Por, ndërsa një strategji më e gjerë kundrejt Rusisë mungon, ka ende kohë për të bërë atë që është e nevojshme në mënyrë që të kufizohet sjellja provokative e Kremlinit.

Pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, vendet e BE-së zbatuan sanksione ekonomike, përfshirë kufizimet e kreditit të bankave ruse dhe firmave energjetike. Sanksionet ishin të lidhura me zbatimin e Protokollit të Minskut 2014, që solli armëpushim mes kryengritësve të mbështetur nga Rusia dhe dhe rajonit Donbas të Ukrainës lindore dhe supozohet të mbarojnë në fund të muajit tjetër.

Por Ukraina ende nuk ka kontroll të plotë mbi kufijtë e vet dhe një armëpushim të qëndrueshëm në Donbas. Ndaj liderët e G7 së fundmi u zotuan të zgjasin sanksionet derisa marrëveshja e Minsk 2014 dhe 2015 të respektohen plotësisht. Në BE, megjithatë, sanksionet vazhdojnë të jenë shumë të debatuara, ku fiplomatët e Hungarisë, Qipros, Italisë dhe të tjerët kanë zbutur qëndrimin kundrejt Rusisë. Përpjekjet lobuese të Kremlinit duket se po japin rezultat.

Dhe nuk janë vetëm ekstremistët e skajit të djathtë, si Fronti Kombëtar Francez, që po tregohen të ndjeshëm ndaj lajkave të Putinit. Politikanët tradicionalë në Francë dhe gjetkë kanë filluar të vënë në pikëpyetje regjimin aktual të sanksioneve. Ministri i huaj gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, për shembull, ka rekomanduar zbutje të sanksioneve, duke qenë se Rusia i ka përmbushur disa kushte.

Përtej argumenteve për zbutje të sanksioneve, disa liderë europianë kanë kaluar në anën e Kremlinit. Kryeministri italian Matteo Renzi, i cilësuar gjerësisht si një skeptik i sanksioneve, do të jetë një i ftuar nderi në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut këtë javë. Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të jetë gjithashtu i pranishëm.

Nuk është koha që Europa të zbutet ndaj Rusisë. Në vend që të marrin pjesë në një konferencë të drejtuar nga Putin dhe që i paraqet Kremlinit propagandë përpara zgjedhjeve parlamentare – Juncker duhet të vendosë prioritetet e BE-së përpara. Këto prioritete përfshijnë ruajtjen e arkitekturës politike dhe të sigurisë së Europës së pas-Luftës së Ftohtë, mbrojtje të integritetit territorial të vendeve europiane dhe respektim të normave të përbashkëta të institucioneve si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë dhe Këshilli i Europës. Sapo Putin të ketë rënë dakord për të mbështetur këto prioritete, diskutimi për bashkëpunimin ekonomik Rusi-Be mund të fillojë.

Një dobësim i sanksioneve ndaj Rusisë mund të kënaqë liderët europianë të biznesit, por do të ketë një kosto të madhe afatgjatë. Edhe me sanksionet e vendosura, konflikti i ngrirë në Ukrainë duket gjithnjë e më i përhershëm. Lehtësimi i sanksioneve tani, kur është arritur kaq pak progres nga marrëveshja e fundit e Minskut, do të çonte në një kolaps katastrofik të ndikimit dhe kredibilitetit të Europës – dhe një humbje madhore për Ukrainën.

Liderët e BE-së duhet të qëndrojnë të vendosur dhe të bashkuar të sigurohen se sanksionet ekzistuese ekonomike të hiqen vetëm kur marrëveshja e Minskut të zbatohet plotësisht. Kjo përfshin tërheqjen e plotë të forcave ruse dhe pajisjeve ushtarake nga territori ukrainas dhe rikthimin e kompetencave të plota të qeverisë ukrainase për kontrollin e territorit me Rusinë.

Insistimi rus në Ukrainë është më i rëndësishëm, duke qenë se veprimet e Kremlinit janë një shembull i sjelljes gjithnjë e më të pakontrolluar që BE-ja duhet të synojë ta pengojë. Duke marrë parasysh këtë, në vend të dobësimit të sanksioneve, BE-ja duhet të punojë për të zhvilluar masa më të forta ndaj Putin dhe bashkëpunëtorëve të tij, frymëzuar nga Akti Magnitsky i Amerikës, që shënjëstron zyrtarët rusë përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Një qasje e tillë do të sigurojë që ata që përfitojnë nga kapitalizmi miqësor i Putinit të mos i pastrojnë paratë dhe të mos e strehojnë familjen e vet në Perëndim. Në fakt, sanksione të tilla selektive mund të jenë më efikase në ndikimin e politikave ruse sesa kufizimet e gjera ekonomike, pasi ofrojnë shembuj dhe paralajmërime më të prekshme për elitat ruse sesa ndëshkimi që qëndron brenda kufijve të shtetit të tyre.

Përtej sanksioneve, BE-ja dhe SHBA duhet të bëhen më pro-aktive dhe më efikase në luftën kundër fushatave të disinformimit masiv që janë bërë një armë e fuqishme e “luftës hibride” të Kremlinit kundër fuqinjëve të Rusisë dhe Perëndimit. Po kështu, BE-ja duhet të hartojë mënyra për të mbështetur shoqërinë civile, demokracinë dhe begatinë. Së fundmi, BE-ja duhet të shtojë përpjekjet për të kufizuar valën e parave dhe burimeve që Putin po përdor për të destabilizuar dhe ndarë skenën politike të Europës.

Ata që kërkojnë një qasje më të butë ndaj Rusisë duhet të hapin sytë dhe të njohin shkallën e përpjekjeve të Kremlinit për të disintegruar BE-në. Duke qenë se ekziston perspektiva e një administrate Trump në SHBA, presione të tilla janë e fundit gjë që BE-ja ka nevojë. Qëndrimi i ashpër ndaj Rusisë është e vetmja mënyrë për të mbajtur të bashkuar Europën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shumë të drejtë kur thotë se nuk sheh arsye për të tërhequr sanksionet nga Rusia. Kremlini nuk ka bërë asgjë për të merituar një vlerësim të tillë. Përkundrazi, meriton penallti më të forta.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Don’t Appease Putin

Etiketa: Angela MerkelArmëBarack ObamaBashkimi EuropianBEDonald TrumpDonbasEuropaKapitalizmiKëshilli i EuropëskomunitetkostoKremliniMarrëveshjaMasambrojtjeMerkelNATOPBBprogresProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëPutinrepublikaneRusiRusiasanksionesanksione ekonomikeSHSHBATrumpUkrainaUkrainëVladimir Putin
Tjetri
Mijëra mblidhen në shesh për të mbështetur kombëtaren e futbollit (Foto)

Mijëra mblidhen në shesh për të mbështetur kombëtaren e futbollit (Foto)

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.