AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

NATO pas Brexit

Bogdan KlichngaBogdan Klich
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e një prej takimeve të NATO-s. Foto: NATO

Pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, tani i takon NATO-s të ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme për sigurinë e Europës, ndërsa bashkëpunon me aleatët për ta bërë këtë të mundur.

Takim i NATO. Foto: NATO
Takim i NATO. Foto ilustruse: NATO

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Varshavë vjen në një moment kur, pas votës së Mbretërisë së Bashkuar për të lënë Bashkimin Europian, Perëndimi po përballet me një kërcënim të paprecedent kundër bashkimit që ndërtoi rreth shtatë dekada më parë. Siç ka treguar historia, mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë kërcënim është më tepër unitet. Dhe kjo nënkupton më shumë NATO.

Në vitin 2008, në një takim në Londër, ministrat e mbrojtjes së NATO-s ranë dakord të fillojnë një debat mbi forcimin e mbrojtjes dhe kapacitetit të përbashkët të Aleancës. Dy vite më pas, në Lisbonë, NATO miratoi Konceptin e ri Strategjik, që detyron anëtarët e saj të theksojnë mbrojtjen kolektive si detyrën kryesore të Aleancës. Tani, një zotim më i fortë për një bashkëpunim të tillë nevojitet keqazi, ku liderët po çojnë më përpara përfundimet e arritura në samitin 2014 në Njupor të Uellsit.

Axhenda duhet të përfshijë, së pari dhe mbi të gjitha, përmbushjen e të gjitha elementeve të fuqizimit të Forcave të Përgjigjes së NATO-s në Njuport. Këto përfshijnë Njësitë e Forcës së Integrimit dhe Task Forcën e Gatishmërisë së Lartë të Përbashkët, si dhe Trupat e sapocertifikuar Shumëkombëshe të Verilindjes, të nevojshëm për operacione komande. Pozicionimi i mëparshëm i armëve dhe pajisjeve amerikane përgjatë krahut lindor të NATO-s duhet përmbushur, ku SHBA duhet të koordinohet me vendet mikpritëse.

Por ka edhe çështje më themelore që liderët e NATO-s duhet të adresojnë në Varshavë – çështje që do të formësojnë të ardhmen e Aleancës. Së pari buron nevoja që NATO të ndjekë trajektore të ndryshme zhvillimi në krahun lindor dhe jugor, në mënyrë që të përgjigjet më mirë ndaj llojeve të ndryshme të kërcënimit që i vijnë nga çdo drejtim.

Më veçanërisht, kërcënimet nga jugu i NATO-s kanë prirjen të jenë asimetrike, ndërsa kërcënimet nga lindja janë më tradicionale. Ky dallim errësohet disi nga intensifikimi i konfliktit në Irakun verior dhe Sirinë jugore; por kjo nuk e adreson nevojën e shteteve anëtare të NATO-s për të përcaktuar mënyrën se si do t’i përshtaten rrethanave në ndryshim në të dyja drejtimet dhe për t’u siguruar se përshtatja ndodh në mënyrë të barabartë.

Në jug, çështja lidhet me rolin e NATO-s në krizën në Irak dhe Siri. Ndërhyrja direkte ushtarake ngjan shumë jo e mundur – dhe kjo është diçka e mirë. Në fakt, për sa kohë që asnjë aleat i NATO-s nuk sulmohet, duket si një gabim strategjik për Aleancën që të përfshihet në operacione ushtarake në Siri dhe Irak. Në fakt, “koalicioni i vullnetit” pritet t’i shtojë misionet e veta duke vazhduar sulmet ajrore, në vend të forcave në terren.

Ka pak gjasa që NATO të marrë përgjegjësi të ngjashme me ato që mori në Afganistan në 2003, duke ndihmuar në sigurinë e vendit ndërkohë që krijon forca vendase. Mbi të gjitha, ai mandat zgjati për më shumë se një dekadë.

Kjo nuk do të thotë se Aleanca nuk ka përgjegjësi në Siri dhe Irak. Përkundrazi, duhet të përgatitet për të mbështetur ata aleatë që kanë zgjedhur të ndërhyjnë ushtarakisht dhe më vonë, ata që zgjedhin të kontribuojnë në përpjekjet jetësore të stabilizimit.

NATO duhet të ofrojë ndihmë për mbrojtjen e kufirit jugor të Europës, që është pushtuar nga fluksi i refugjatëve – një situatë që mbështetësit e Brexit e shfrytëzuan për të manipuluar votuesit. Vendimet e fundit për të dërguar avionin mbikëqyrës AËACS në kufirin turk dhe për të iniciuar misione patrullimi në detin Egje janë një fillim i mirë dhe samiti i Varshavës duhet t’i përfshijë këto dhe masa të ngjashme në një Strategji për Europën Jugore.

Dhe për lindjen, Rusia, e etur të rifitojë ndikim në shumicën e ish-Bashkimit Sovjetik, po ndjek një rivalitet si macja me miu me NATO-n, duke luajtur me kufijtë ajror me avionët ushtarakë rusë. Manovra të tjera të rrezikshme kanë ndodhur pranë avionëve dhe anijeve ushtarake, kryesisht në lindje, por edhe në krahun verior dhe perëndimor të NATO-s.

Duke marrë parasysh se një sjellje e tillë mund të përshkallëzojë shpejt, duhet të vihet nën kontroll, veçanërisht përmes zbatimit të të ashtuquajturës “prani e shtuar” e NATO-s. Kompromiset e arritura në samitin e Varshavës duhet t’i afrohen shumë sigurimit të një pranie të përhershme të forcave aleate në vendet e rëndësishme.

Një tjetër çështje kryesore që duhet zgjidhur është gatishmëria dhe roli i anëtarëve të NATO-s në përgjigjen ndaj sfidave të reja. Kjo kërkon një rishqyrtim të Planit të Gatishmërisë së Veprimit që u ra dakord në Njuport, përfshirë “masat e sigurimit” (që synojnë të sigurojnë popullatat e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore se NATO ka shtuar mbrojtjen e tyre) dhe “masat e përshtatjes” (përpjekjet afatgjata për të forcuar aftësinë e NATO-s në përgjigjen e krizave të papritura). Duhet të inkurajohet gjithashtu përputhja e Deklaratës së Uellsit për Lidhjen Transatlantike me nevojën për ndarje më të madhe të barrës mes aleatëve të NATO-s.

Është e nevojshme të përcaktohen, në termat ushtarakë,  detajet e një pranie shumëkombëshe të NATO-s. Në lidhje me dërgimin me radhë të forcave në Europën Qendore, SHBA ka lënë të kuptohet deri diku se mund të kontribuojë. Por një plan më i qartë duhet krijuar, përfshirë më shumë aleatë dhe i bazuar mbi veprime të vërteta.

Dërgimi i forcave ushtarake në Europën Qendrore duhet konsideruar me kujdes, për të siguruar se shpërndarja e njësive nuk pengon ndërveprimin e forcave të dërguara si një e tërë. Po kështu, forcat me rotacion nuk duhet të lejohet të dobësojnë veprimin e kontigjentëve të dërguar. Njësitë me rotacion duhet të mund të veprojnë brenda afateve kohore të përcaktuara nga liderët politikë.

Së fundmi, shpërndarja mes vendeve të Europës Qendrore të burimeve të Iniciativës së Sigurimit Amerikan Europian duhet vendosur. Meqë 310 milionë dollarë të përcaktuara për përmirësimin e kapaciteteve të partnerëve nuk janë shumë, marrësit e mundshëm – përfshirë vendin tim, Poloninë – janë të etur të sigurojnë sa më shumë investim që është e mundur për infrastrukturën e tyre.

Nëse kjo axhendë ambicioze përmbushet, samiti i Varshavës së NATO-s mund të ndihmojë në kthimin e unitetit në Perëndim, në mënyrë që Aleanca të garantojë në mënyrë të qartë sigurinë afatgjatë të Europës. Asnjë vend anëtar i NATO-s nuk mund ta humbasë këtë mundësi.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. NATO after Brexit

Etiketa: AfganistanArmëBEBrexitEgjeIrakKrijonLindjaLondërMasaNATOndarjendikimProject SyndicaterivalitetRusiaSamitiSHBASiriVendimetvotuesit
Tjetri

Gjykata lë në burg dy nga pesë të arrestuarit pas grabitjes në Rinas

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.