AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Gjykata lë në burg dy nga pesë të arrestuarit pas grabitjes në Rinas

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Makina e grabitësve brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit, pak sekonda para grabitjes. Foto:Policia e Tiranës

Kryetari i degës teknike të aeroportit të Rinasit dhe një punonjës banke u lanë në “arrest me burg”, ndërkohë që gjyqtarja u tërhoq nga gjykimi për tre të akuzuarit e tjerë dhe institucionet vazhdojnë përplasjet për tregtimin e fajit.

Makina e grabitësve brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit, pak sekonda para grabitjes. Foto:Policia e Tiranës
Makina e grabitësve brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit, pak sekonda para grabitjes. Foto:Policia e Tiranës

Gjykata e Krujës vendosi të lërë në qeli kryetarin e degës teknike të Aeroportit të Rinasit, Vangjel Nikolla dhe punonjësin e një banke të nivelit të dytë, Kujtim Picari, të cilët akuzohen nga Prokuroria si përgjegjës për dështimin e parandalimit të  grabitjes së rreth 1 milionë eurove brenda pistës së aeroportit ndërkombëtar.

Masat e sigurisë për tre të akuzuarit e tjerë, punonjës të kompanisë ICTS që siguron aeroportin e Rinasit janë shtyrë, për shkak se gjyqtarja e çështjes, Enkelejda Hoxha është tërhequr nga gjykimi me pretendimin se ka konflikt interesi me të akuzuarit Bledar Blloshmi, Arben Karafili dhe Fadil Jonuzaj.

Grabitja e 995 mijë eurove ndodhi mesditën e së enjtes, kur tre persona të maskuar thyen perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit dhe vodhën paratë nën kërcënimin e armëve, në momentin që ato po transportoheshin drejt një avioni.

Sipas policisë, një person i veshur me jelek në ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente preu drynin e portës, duke i mundësuar kalimin një makine “Mercedez Benz” ngjyrë vishnje. Grabitësit e maskuar kanë kërcënuar më pas me armë punonjësit që po tranportonin paratë dhe i kanë vjedhur ato nga makina e blinduar e shoqërisë “Nazeri 2000”.

Makina e grabitësve ka dalë më pas qetësisht nga aeroporti dhe është gjetur pak kohë më vonë e djegur nga patrullat e policisë.

Autorët e grabitjes nuk janë identifikuar ende, por të premten, Prokuroria urdhëroi arrestimin e 5 personave të cilët ishin përgjegjës për sigurinë në aeroportin e Rinasit. Pas hetimeve të para, Prokuroria akuzon punonjësit e aeroportit se nuk kishin marrë masat e nevojshme për të siguruar ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit, duke lënë hapësirë për grabitësit e armatosur.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se grabitja u krye nga një “grup i strukturuar kriminal”.

Grabitja në aeroportin e Rinasit është shoqëruar me debate mes institucioneve, të cilat ia hedhin fajin njëri-tjetrit për thyerjen e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Përmes një deklarate për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Evin Hodaj bëri përgjegjës koncesionarin Tirana International Airport, TIA për mungesën e kushteve të sigurisë në pistën e aeroportit.

Hodaj deklaroi se në bazë të një marrëveshjeje, siguria e perimetrit të jashtëm, e portave hyrëse të aeroportit dhe e vendqëndrimit të avionëve është “përgjegjësi ekskluzive e shoqërisë koncesionare” përmes kompanive të sigurisë.

Hodaj akuzoi gjithashtu se policia ishte njoftuar 10 minuta pas thyerjes së perimetrit të sigurisë dhe pesë minuta pas largimit të grabitësve nga aeroporti.

Tirana International Airport, përmes një deklarate për mediat të hënën i cilësoi të pasakta pretendimet e policisë dhe pretendoi se forcat e rendit, vetëm pak metra larg vendit të grabitjes janë njoftuar në kohë.

“Theksojmë se njoftimi i TIA për policinë është bërë në kohën kur makina bashkë me autorët e krimit ishte ende në vendngjarje,” thuhet në njoftimin e TIA.

“Përveç kësaj, theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë prezent në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi ngjarja,” shtohet në njoftim.

TIA sqaroi se kompania private e sigurimit, ICTS është përgjegjëse vetëm për shërbimin e sigurisë aeroportuale, që sipas saj nuk e zëvendëson dhe as e zvogëlon detyrën dhe përgjegjësinë e policisë së shtetit.

“ICTS operon e paarmatosur. E vetmja forcë e armatosur në aeroport është Policia e Shtetit,” thuhet në njoftim.

Grabitja në Rinas është bërë objekt debatesh edhe në Komisionin e Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Partisë Demokratike në Komision e kanë cilësuar ngjarjen si shumë të rëndë për sigurinë kombëtare dhe i kanë bërë thirrje Prokurorisë të kryejë hetime të shpejta dhe të plota.

Skema e Grabitjes në Rinas
Skema e Grabitjes në Rinas
Etiketa: AeroportArmëArrestArrest me burgBurgdebatedeputetEnkelejda HoxhaGjykatahetimeKomisionkonfliktkonflikt interesiKrujëMakinaParaPartisë DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitPolicia e TiranësProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeRinasSHshqipSiguriaTIATiranaTirana International AirportTiranë
Tjetri
Fshati maqedonas me gjurmët e konfliktit edhe 15 vjet më pas

Fshati maqedonas me gjurmët e konfliktit edhe 15 vjet më pas

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.