AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rivlerësimi i Luftës së Irakut

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sër John Chilcot, djathtas, prezanton Raportin e Hetimit të Irakut në Qendrën Mbretëresha Elizabeth II në Londër më 6 korrik 2016. Raporti dënon konfliktin të cilin e cilësoi si të shkaktuar nga informacione të gabuara dhe të ekzekutuar pa ‘planifikim tërësor’. (Dan Kitwood/Pool via AP)

Pak njerëz do të arrijnë ta lexojnë në tërësi Raportin Chilcot: përmbledhja ekzekutive kërkon në vetvete një përmbledhje tjetër ekzekutive. Por do të qe shumë keq nëse raporti nuk do të lexohej gjerësisht dhe, më e rëndësishmja, të studiohet, për shkak se përmban informacione të vlefshme mbi atë se si vepron diplomacia, se si hartohen politikat dhe se si merren vendimet.

Sër John Chilcot, djathtas, prezanton Raportin e Hetimit të Irakut në Qendrën Mbretëresha Elizabeth II në Londër më 6 korrik 2016. Raporti dënon konfliktin të cilin e cilësoi si të shkaktuar nga informacione të gabuara dhe të ekzekutuar pa 'planifikim tërësor'. (Dan Kitwood/Pool via AP)
Sër John Chilcot, djathtas, prezanton Raportin e Hetimit të Irakut në Qendrën Mbretëresha Elizabeth II në Londër më 6 korrik 2016. Raporti dënon konfliktin të cilin e cilësoi si të shkaktuar nga informacione të gabuara dhe të ekzekutuar pa ‘planifikim tërësor’. (Dan Kitwood/Pool via AP)

Shtatë vjet, 12 volume me prova, gjetje dhe konkluzione dhe një përmbledhje ekzekutive, Raporti mbi Hetimin mbi Irakun, më së shumti i njohur si Raporti Chilcot (sipas kryetarit të grupit hetimor, Sër John Chilcot), është i disponueshëm për t’u lexuar. Shumë pak njerëz do të arrijnë ta lexojnë në tërësi; përmbledhja ekzekutive (e cila është mbi 100 faqe) është kaq i gjatë sa kërkon një përmbledhje tjetër ekzekutive.

Por do të qe turp nëse Raporti nuk lexohet gjerësisht dhe, më e rëndësishmja, të studiohet, për shkak se përmban disa informacione të vlefshme për mënyrën se si vepron diplomacia, se si hartohen politikat dhe se si merren vendimet. Ajo na rikujton ne gjithashtu rolin qendror që ka vendimi për të sulmuar Irakun më 2003 dhe ngjarjet pas këtij vendimi, për të kuptuar Lindjen e Mesme të ditëve tona.

Një temë qendrore e Raportit është që Lufta e Irakut nuk duhej të ndodhte, dhe natyrisht jo kur ndodhi. Vendimi për të shkuar në luftë qe pjesërisht i bazuar mbi informacione difektoze. Iraku përbënte maksimumi një rrezik në rritje, por jo një rrezik urgjent. Alternativat ndaj përdorimit të forcës – mbi të gjitha, fuqizimi i zbatimit të sanksioneve joefikase të OKB-së që synonin të bënin presion mbi Sadam Huseinin përmes forcimit të masave në Turqi dhe Jordani – as nuk u eksploruan fare si mundësi. Diplomacia u ngut.

Ajo që i bëri gjërat më keq qe fakti që lufta u ndërmorr pa planifikim dhe përgatitje të mjaftueshme mbi atë që do të ndodhte më pas. Siç e vëren me të drejtë Raporti, shumë njerëz si në SHBA ashtu edhe në Britani parashikuan kaos si produkti i heqjes së kontrollit të hekurt të Sadamit mbi Irakun. Vendimi për të shpërndarë ushtrinë e Irakut dhe për të ndaluar të gjithë anëtarët e partisë Baath të Sadamit (në vend që të ndaloheshin vetëm drejtuesit) nga postet e qeverisë pasardhëse, qe një gabim i madh. Iraku nuk qe thjeshtë një luftë e zgjedhur; ajo qe edhe një politikë e gabuar dhe e ekzekutuar keq. Shumica e Raportit përqendrohet te llogaritjet Britanike dhe të kryeministrit të asaj kohe Tony Blair në mbështetje të politikës së SHBA-së. Vendimi për ta shoqëruar Mbretërinë e Bashkuar me Shtetet e Bashkuara qe një zgjedhje strategjike e argumentueshme për mirë për një vend më të vogël, i cili ia detyron ndikimin e vet nëpër botë afrimësisë dhe marrëdhënies dypalëshe me SHBA-në. Ajo që qeveria e Blair e pati gabim qe që nuk kërkoi të kishte më shumë ndikim mbi këtë politikë në shkëmbim të mbështetjes. Administrata e George W. Bush mundej t’i kishte refuzuar kërkesa të tilla, por qeveria e Britanisë mundej pas kësaj të ushtronte opsionin e distancimit të vetes nga një politikë për të cilën shumë njerëz mendonin se kishte pak gjasa të dilte me sukses.

Shumë leksione duhet të nxirren nga Lufta e Irakut. Njëra është se, për shkak se supozimet ndikojnë në mënyrë themelore atë që analistët kanë tendencën të shohin kur analizojnë informacionet, supozimet e gabuara mund të sjellin ndërmarrjen e politikave të gabuara dhe të rrezikshme. Pothuajse të gjithë supozonin se mospranimi nga ana e Sadamit e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara qe pasojë e faktit se Sadami po fshihte armë të shkatërrimit në masë. Në fakt, apo po fshihte vetë faktin se ai nuk kishte armë të tilla.

Në mënyrë të ngjashme, para se ata të nisnin luftën, politikëbërësit besonin se demokracia do të shfaqej shpejt sapo të ikte Sadami. Tani e tutje duhet të bëhet procedurë standarde operative që supozime të tilla themelore dhe me pasoja të testohen nga “skuadrat e kuqe” – pra nga ata që nuk e mbështesin politikën e propozuar.

Është gjithashtu realiteti që rrëzimi i qeverive, sado i vështirë që të jetë, nuk është aq i vështirë sa është procesi i krijimit të kushteve të sigurisë që një qeveri e re ka nevojë për të konsoliduar autoritetin e vet dhe për të fituar ligjshmërinë në sytë e publikut. Krijimi i çdo gjëje të ngjashme si demokracia në një shoqëri ku mungojnë kushtet më elementare për demokraci, është një detyrë që kërkon vite dhe jo muaj.

Raporti tha shumë pak gjëra mbi ligjshmërinë e Luftës në Irak, por edhe ky është një element i rëndësishëm për t’u shqyrtuar. E para dhe më e rëndësishmja, lufta shkatërroi balancën rajonale të pushtetit. Kur nuk qe më në pozicionin për të balancuar Iranin, Iraku ra vetë nën ndikimin e Iranit. Irani u çlirua jo vetëm që të krijojë një program bërthamor të rëndësishëm, por gjithashtu të ndërhyjë drejtpërsëdrejti përmes forcave vendëse të financuara prej saj në shumë vende. Luftimet sektare e helmuan marrëdhënien mes sunive dhe shiave në të gjithë rajonin. Mënjanimi që u ndje nga ushtarët dhe oficerët e ushtrisë së shpërndarë të Sadamit ushqyen një kryengritje suni dhe, në fund, solli ngritjen e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Lufta pati pasoja të thella jo vetëm në Irak dhe në Lindjen e Mesme, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA. Vota në parlamentin britanik më 2013 kundër pjesëmarrjes në çfarëdolloj përpjekjeje ushtarake për të penalizuar presidentin e Sirisë Bashar al-Assad për shkak se ky pati sfiduar paralajmërimet e prera për të mos përdorur armët kimike në luftën civile të këtij vendi, dukshëm lidhej me mendimin se ndërhyrja ushtarake në Irak qe gabim. Është gjithashtu e mundshme që një pjesë e mosbesimit ndaj elitave që shtyu shumicën e votuesve të mbështesnin “Brexit” rrjedh nga eksperienca në Luftën e Irakut.

Lufta e Irakut dhe ajo çfarë ndodhi pas saj ka prekur në mënyrë të ngjashme të menduarit e presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe administratës së tij, e cila ka pak uri për aventura të reja ushtarake në Lindjen e Mesme në një kohë kur shumë Amerikanë po vuajnë nga “lodhja nga ndërhyrja ushtarake.”

Rreziku, natyrisht është që gabimi të mësohet me tepri. Leksioni i Luftës së Irakut nuk duhet të jetë që ndërhyrjet në Lindjen e Mesme ose gjithkund tjetër duhet të shmangen, por duhet të jetë që ndërhyrje të tilla duhet të ndërmerren vetëm kur të kemi strategjinë më të mirë të mundshme dhe kur rezultatet të kenë mundësi të justifikojnë kostot. Libia është një rast i fundit i një ndërhyrjeje ushtarake që dhunoi këtë parim; Siria ka qenë edhe më e kushtueshme, por në këtë rast, për shkak të asaj që nuk u bë.

Lufta e Irakut qe mjaftueshëm e kushtueshme dhe kjo nuk përbën arsye që njerëzit të mësojnë leksionin e gabuar prej saj. Do të qe ironia në shkallën më të lartë – dhe vetëm një shtesë më shumë në tragjedi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Revisiting the Iraq War

Etiketa: AdministrataArmëBarack ObamaBrexitBritanidemokracidemokraciaGeorge W. BushInspektorIrakIranilibiaLondërLuftaMASmbështetjendikimOKBParapasojaProject SyndicateQeveriaRaportirivlerësimirrezikSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikSiriaTony BlairTurqiVendimetVendimiVotazgjedhje
Tjetri
Mijëra vetë marrin pjesë në përvjetorin e Srebrenicës

Mijëra vetë marrin pjesë në përvjetorin e Srebrenicës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.