AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mijëra vetë marrin pjesë në përvjetorin e Srebrenicës

Marija TausanngaMarija Tausan
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vajtues në përkujtimoren e Srebrenicës. Foto: Anadolu.

Mijëra njerëz u mblodhën në Srebrenicë për të shënuar 21-vjetorin e mizorisë më të keqe në Europë që prej Holokaustit dhe për varrosjen e 127 viktimave të tjera boshnjake të masakrave.

Vajtues në përkujtimoren e Srebrenicës. Foto: Anadolu.
Vajtues në përkujtimoren e Srebrenicës. Foto: Anadolu.

Turma vajtuesish u mblodhën të hënën në qendrën përkujtimore të gjenocidit në fshatin Potocari afër Srebrenicës për të përkujtuar viktimat e vrara nga forcat serbe të Bosnjës në korrik 1995.

Autobusë sollën njerëz nga i gjithë vendi për të përkujtuar 21-vjetorin e masakrës së më shumë se boshnjake 7,000 burrave dhe djemve.

Atje u vendosën lule dhe u thanë lutje myslimane për 127 viktimat që janë identifikuar gjatë vitit të kaluar dhe eshtrat e të cilëve u varrosën në vendin e memorialit.

Më i riu nga viktimat ishte Avdija Memiç, i cili ishte 14 vjeç kur u vra.

Kryetari i komunës së Srebrenicës Camil Durakoviç tha në ceremoninë përkujtimore se kërkimi për rreth 1,000 viktima të tjera vazhdon ende dhe u bëri thirrje të gjithë atyre që e dinë se ku janë varrosur trupa të tjerë të informojnë autoritetet.

Ai u bëri gjithashtu thirrje boshnjakëve që u larguan nga Srebrenica gjatë kohës së luftës të kthehen për të jetuar në qytet.

“Drejtësia do të jetë hakmarrja jonë. E qeshura e fëmijëve tanë, të cilët do të vijnë dhe do të jetojnë këtu, do të jetë hakmarrja jonë,” tha Durakoviç.

Carmel Agius, presidenti i gjykatës së krimeve të luftës të OKB-së në Hagë, tha se vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare shërbenin “si një kujtesë e barbarizmit”, por ishin të nevojshme më shumë përpjekje për të arritur pajtimin.

“Vetë drejtësia nuk është e mjaftueshme. Nevojiten procese që i sjellin më pranë me njëri-tjetrin boshnjakët, kroatët dhe serbët,” tha Agius.

Këshilli i Ministrave të Bosnjës e shpalli 11 korrikun ditë zie në të gjithë vendin dhe flamujt në institucionet e nivelit shtetëror u ulën në gjysmë shtizë.

E mbijetuara e Srebrenicë Nermina Muminoviç tha se 127 viktimat që u varrosën të hënën u vranë sepse ishin boshnjakë.

“Ata u rikthyen në luginën e gjelbër me gura të bardhë varri 21 vjet pas gjenocidit,” tha Muminoviç, e cila ishte 13 vjeçe në kohën e masakrave.

Ajo tha se pavarësisht vrasjeve, ajo ishte kthyer përsëri të jetonte në Srebrenicë.

“Dy vajzat e mia janë prova që kriminelët s’do të fitojnë kurrë,” tha ajo.

Përkujtimi i përvitshëm ka shkaktuar gjithashtu polemika, pasi komisioni organizues, i kryesuar nga Durakoviç, tha se udhëheqësit politikë serbë të cilët kanë mohuar se vrasjet masive ishin gjenocid, nuk do të ftohen të marrin pjesë.

Vitin e kaluar, përkujtimet e 20-vjetorit patën probleme kur kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u sulmua me shishe dhe gurë nga pjesëmarrësit e zemëruar.

Serbia pranon se masakra e Srebrenicës ishte krim, por nuk e përcakton atë si gjenocid, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha të hënën se ai s’do ta pranojë kurrë që masakrat e Srebrenicës ishin gjenocid, duke u shprehur se numri i viktimave është ekzagjeruar, raportoi televizioni rajonal N1.

“Nuk do ta pranojmë gjenocidin. Nuk ka pasur gjenocid,” tha Dodik.

“Më vjen keq t’i them këto gjëra sot. Nuk dua të anashkaloj dhimbjen e askujt, por kjo është shndërruar në një çështje politike,” shtoi ai.

Megjithatë politikani serb opozitar Cedomir Jovanoviç, lideri i Partisë Liberale Demokratike, mori pjesë në përkujtimoren në Srebrenicë, duke thënë se kjo ishte “një detyrim njerëzor dhe detyrim politik”.

“Është e nevojshme të mbajmë një qëndrim më të qartë në lidhje me atë që ndodhi në Srebrenicë. Derisa të ndodhë kjo, banorët e Serbisë do të mbajnë barrën e asaj që ndodhi këtu,” tha Jovanoviç, i cili ishte një nga deputetët që muajin e kaluar u përpoq të bindte parlamentin serb të miratonte një rezolutë që dënon gjenocidin e Srebrenicës.

Ndërkohë, aktivistë në Beograd do të ndezin qirinj jashtë parlamentit serb të hënën në mbrëmje për të përkujtuar viktimat e Srebrenicës.

Etiketa: aktivistBanorëBeograddeputetdetyrimDrejtësiagjenocidGjykatëGjykatësKrimMilorad DodikmyslimaneOKBPotocariSerbiaSHSrebrenicaVendimetviktima
Tjetri
Korrupsioni, më shumë “peshq të vegjël” të dënuar

Tenderi për bulmet dhe vezë: arrestohet për korrupsion zv.drejtori i Burgjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.