AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Martesat LGBT, një teori komploti që synon të na bëjë budallenj

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
NJë varkë me emrin “Egalitè”, “barazi” në frëngjisht. Foto ilistruese. Nantaskart!/Flickr

Sugjerimet se amendimi i kushtetutës dhe instalimi në të i parimit të mosdiskriminimit (mes të tjerave) për shkak të orientimit seksual, përbëjnë një komplot për legalizimin fshehurazi të martesave mes të njëjtit seks ngjajnë aspak më shumë se sa një teori komploti që synon të na bëjë budallenj. Dhe problemi është që shumë shqiptarë duket se e kanë ngrënë këtë teori.

NJë varkë me emrin "Egalitè", "barazi" në frëngjisht. Foto ilistruese. Nantaskart!/Flickr
NJë varkë me emrin “Egalitè”, “barazi” në frëngjisht. Foto ilistruese. Nantaskart!/Flickr

Fjalimi i Mesila Dodës kundër asaj që ajo e cilëson si “legalizim të martesave gay” përmes dy fjalëve të amendamenteve kushtetuese që po shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë, mori tonalitetet e të vërtetës së pamohueshme. Thirrjet “mos e votoni në emër të Zotit”, i dhanë nota apokaliptike një situate që akshe-akshe është keqinformim në rastin më të mirë, ose një gënjeshtër e hapur e shpikur për të sulmuar reformën në drejtësi në tërësi në rastin më të keq.

Mes shqiptarëve që u vunë përballë dilemës “a duhet apo jo që Shqipëria të legalizojë martesat gej”, “a je pro apo kundër martesave gej”, besoj se shumica dërrmuese nuk i kanë lexuar amendamentet kushtetuese të propozuara. Komenti ironik i aktivistëve të të drejtave LGBT, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, të cilët thanë se “pasi e kanë lexuar për dy ditë me rradhë amendamentin kushtetues, nuk kanë arritur të kuptojnë çfarë lidhjeje ka ky amendament me martesat LGBT”, duket se u mbytën nga makthi publik i ushqyer nga një numër politikanësh dhe komentatorësh, të cilët e patën të lehtë të bëjnë lidhjen e shkurtër ‘mosdiskriminim = martesa gay’ dhe nuk deshën kurrsesi të dallojnë diferencën mes këtyre të dyjave.

Propozimi për ndryshim thotë: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare e filozofike, identiteti gjinor, orientimi seksual, gjendja ekonomike, pasurore, arsimore, origjina shoqërore, lindja, aftësia e kufizuar, përkatësia shoqërore ose prindërore”.

Aktualisht, ky nen që synon të ndryshohet thotë: “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”.

[fact title=” Barazia në Kushtetutë”] Ideja e barazisë para ligjit, është vendosur që më 1914 në të ashtuquajturin Statuti Organik i Shqipërisë, ku në nenin 27 thuhet: “Të gjithë shtetasit shqiptarë janë të barabartë përpara ligjit”. Nëse e marrim literalisht këtë fjali, shumë gjëra që kanë ndodhur gjatë këtyre 100 e kusur viteve nuk do të kishin ndodhur. Por në Statutin e Mbretërisë të vitit 1928, u shtua një nen mosdiskriminimi pas këtij parimi të përgjithshëm të barazisë. “Të gjithë Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat politike e civile, dhe pranohen në të gjitha nëpunësitë civile e ushtarake, përveç përjashtimeve të caktuara prej ligjit”, thuhet në nenin 195.
Statuti i Asamblesë Kushtetonjëse të vitit 1946, e shtyt më tej konceptin e barazisë duke sanksionuar: “Të gjithë shtetasit janë të barabartë pa ndryshim kombësie, race ose feje. Çdo akt që sjell privilegje në favor të shtetasvet ose që kufizon të drejtat e tyre për shkak ndryshimi në kombësi, racë ose fe, është kundra Statutit dhe sjell me vete dënime të parashikuara me ligjë”.
Edhe Kushtetuta e vitit 1976, e cila sanksiononte interesin e shtetit si prioritar ndaj interesit të individit, gjithsesi shkruan se: “Nuk njihet asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a gjendjeje materiale”. [/fact]

Ndryshimi qëndron te shtimi i disa fjalëve dhe togfjalëve, të cilat, në thelb nuk i ndryshojnë asgjë rendit kushtetues aktual. Gjithsesi, kushtetuta është mirë të lexohet në tërësi. Ky që lexuam është paragrafi i dytë i nenit 18. Paragrafi i parë thotë: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Ndërsa paragrafi i tretë, thotë: “Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive”.

Problemi është që ka shumë politikanë dhe opinionistë, të cilët kanë bërë një përkthim shqip-shqip të paragrafit 2 të nenit 18 dhe kanë dalë në konkluzionin se ky paragraf legalizon martesat gay. Sipas këtij supozimi, shoqatat apo organizatat që kanë për tagër mbrojtjen e të drejtave të bashkësisë LGBT, do të kenë mundësi t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar të nxjerrë antikushtetuese kufizimet aktuale të Kodit të Familjes dhe të detyrojë shtetin të celebrojë martesa brenda të njëjtës gjini pa pasur nevojë për diskutime në kuvend apo ligj të veçantë, pra një komplot i vërtetë që synon, njëkohësisht të miratojë martesat gej në Shqipëri dhe gjithashtu të shkatërrojë familjen, shtetin, kombin, planetin, etj. etj.

Askush nuk shtroi pyetjen se, pse një komplot i tillë nuk ka ndodhur deri tani, pasi kushtetuta aktuale, gjithsesi e ndalon diskriminimin në tërësi përveçse kur ekziston një  “përligjje e arsyeshme dhe objektive”.

Askush nuk e vrau mendjen për të kuptuar se, ndonëse kushtetutat zakonisht përcaktojnë njeriun si qenie të barabartë me njeriun, ato janë dokumente që interpretohen ndryshe në realitet, qoftë në rastin e të drejtave LGBT, qoftë në rastin e të drejtave të tjera. Historia e Shqipërisë na e ka mësuar kaq gjë. P.sh., ndonëse në Kushtetutën aktuale, e drejta e pronësisë është e patjetërsueshme dhe shpronësimi publik duhet të kryhet vetëm “përkundrejt një dëmshpërblimi të drejtë”, qeveria aktuale, ashtu si dhe ato të kaluarat, kanë kryer me bollëk shpronësime thellësisht të padrejta dhe kushtetuta nuk ka pirë ujë.

Aq më tepër, logjika se përfshirja e togfjalëshve “identiteti gjinor” dhe “orientimi seksual” në klauzolën e mosdiskriminimit, do të shërbejë si bazë për të rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese kodin e familjes, duket se nuk reflekton asnjë vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese mbi çështje të tilla. Logjika ‘mosdiskriminim = martesa gej’, duket se nuk qëndron për shkak se, fjala vjen, kushtetuta ndalon diskriminimin në bazë feje, por kjo nuk do të thotë se legalizon martesat mes feve për shkak se një kufizim i tillë nuk ka ekzistuar ndonjëherë.  Shkurt, nuk duket se ka ndonjë lidhje mes ndryshimeve të propozuara në kushtetutë dhe martesave gej. Por fakti që kaq shumë njerëz e kanë ngrënë karremin, duke krijuar një debat publik që duket se nuk ka kurrfarë baze për të ekzistuar, është një shqetësim në vetvete.

Shqipëria ka pasur një numër të madh kushtetutash, ku që të gjitha kanë pasur nene të bollshme mbi barazinë dhe mosdiskriminimin. Këto nene nuk na kanë sjellë automatikisht as barazi dhe as mosdiskriminim.

Sot, pas kaq shumë kushtetutash dhe kaq shumë përkëdheljeve me fjalë të mëdha, ne shqiptarët duhet të kishim kuptuar në fund fare se mosdiskriminimi nuk është problem që zgjidhet me ndryshimin e kushtetutës, por me dëshirën dhe vullnetin për të qenë të barabartë. Në këtë kuadër, sherri fals i ditëve të fundit na bën një gjë të mirë: na jep mundësinë për diskurs publik mbi të drejtat dhe të padrejtat. Por ky diskutim duhet të bëhet i informuar, jo mbi hipoteza teorish konspiracioni.

 

Etiketa: aktivistAktivistëArsimiGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseKristi PinderikushtetueseKuvendLGBTLigjLindjaParaPunëQeveriaSHshqipShqipëriShqipëriaVendimXheni Karaj
Tjetri
Abdikimi i të majtës

Abdikimi i të majtës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.