Vijimi i praktikës së kufizimit të negociatave te partitë kryesore dhe përjashtimi i aktorëve të tjerë të shoqërisë vetë, sa do të përforcojë udhëheqësinë e diskretituar politike.
Një vit tjetër, një marrëveshje tjetër. Kjo qeveri me partinë në pushtet VMRO-DPMNE, në fuqi që nga viti 2006, ka thyer çdo rekord në numrin e marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët thjeshtë sa për ta mbajtur vendin në këmbë.
Marrëveshja e fundit u mbyll më 20 korrik mes katër partive kryesore në prani të ambasadorit të SHBA-ve dhe një përfaqësuesi nga Delegacioni i BE-së. Kjo vjen vetëm një vit pas marrëveshjes së mëparshme të njohur si marrëveshja Przino, e cila përcaktoi detyra kohore që synonin të rikthenin sundimin e ligjit në Maqedoni, pas akuzave serioze për aktivitete kriminale dhe abuzim me pushtetin nga zyrtarë të lartë të qeverisë dhe të partisë në pushtet në skandalin e përgjimeve.
Dështimi i partive politike për të respektuar afatet kohore të reformës dhe përpjekja e errët e presidentit për të anashkaluar sundimin e ligjit përmes dekretimit të faljeve [dhe tërheqjes më pas të dekreteve të faljes] për dhjetëra individë, përfshirë zyrtarët më të lartë të qeverisë të vënë nën hetim, solli një rrëzim të mëtejshëm të besimit te mjedisi politik.
Marrëveshja e fundit mund të sjellë pak frymëmarrje për një vend të raskapitur nga lufta e pafundme politike dhe muajt e gjatë të protestave. Por për sa kohë do të vijojë kjo frymëmarrje, kjo mbetet një pyetje pa përgjigje.
Një element pozitiv në këtë marrëveshje lidhet me përcaktimin e afatave të procedurave për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohëshme. Në kundërshti me atë që qe parashikuar në Marrëveshjen Przino, një datë për këto zgjedhje nuk është përcaktuar ende. Udhëheqësit e katër partive kanë kohë deri më 31 gusht për të përcaktuar nëse të gjitha kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve janë përmbushur.
Megjithëse marrëveshja nuk përcakton se çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet konsensus mes partive brenda kësaj date, së paku ajo e vendos fokusin e reformave të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga kërkesat kyçe të shoqërisë civile.
Për fat të keq në këtë aspekt duket se pati pak përpjekje për të angazhuar shoqërinë civile para marrëveshjes së fundit. Dhe kjo ndodhi pavarësisht faktit se një grup i madh përfaqësuesish të shoqërisë civile janë bashkuar në një shfaqje të paprececent të vendosmërisë së përbashkët për të kontribuar në bisedime.
“Axhenda për Reformë Urgjente Demokratike”, e prezantuar më 8 korrik, parashtron një strategji reforme e cila duhej ta bënte çdo parti që e realizonte krenare për punën e vet. Megjithatë, marrëveshja e arritur më 20 qershor, e përmend fare pak shoqërinë civile. Kjo tregon edhe një herë se leksionet nga situatat konfliktuale të së shkuarës, ku angazhimi i shoqërisë civile siguroi një ndjesi më të madhe përkatësie të qytetarëve në zgjidhen finale si dhe rriti llogaridhënien, nuk po merren parasysh.
Vijimi i praktikës së kufizimit të negociatave te partitë kryesore politike dhe përjashtimi i aktorëve të tjerë të shoqërisë thjeshtë sa do të vendosë në llogore udhëheqësinë e diskretituar politike në një kohë kur fytyra të reja të padëmtuara nga e shkuara janë të nevojshme.
Në termat e medias, është e vështirë që të konsiderohet se kjo marrëveshje ofron ndonjë gjë të re. Përkundrazi, ajo përforcon ndikimet partizane në mjedisin e dobët mediatik ku gazetarët profesionistë kanë vështirësi që ta bëjnë zërin e tyre të dëgjueshëm, e aq më pak, që të mbijetojnë.
Një institucion tjetër i krijuar për të “monitoruar nënshtrimin e medias ndaj kritereve të kodit elektoral”, siç është përcaktuar në marrëveshje, nuk garanton një ndryshim në sjellje dhe respekt të standardeve bazë të medias së pavarur. Raporti final i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, publikuar më 8 korrik, i referohet frymës thellësisht partizane të medias dhe shqetësimeve të ngritura “në lidhje me përkeqësimin e lirisë së medias si pasojë e presionit politik dhe ndërhyrjes së pronarëve në punën e gazetarëve”.
Një shqetësim më i madh në këtë dhe në marrëveshjen e mëparshme mes palëve politike është dështimi për të trajtuar problemin e vazhdueshëm dhe të vjetër të kërcënimit të nëpunësve publikë dhe bizneseve nga partia në pushtet, gjë që është raportuar me intensitet gjithnjë e më të lartë, veçanërisht në raportet e OSBE/ODIHR.
Në letrën e tyre drejtuar kryeministrit më 21 shkurt, e cila theksoi se kushtet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill nuk qenë krijuar, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së shprehën shqetësim “ndaj raporteve fillestare për presion dhe frikësim të votuesve dhe të të tjerëve”.
Ata po përsërisnin atë që sakaq qe theksuar me terma të qarta në të ashtuquajturin Raporti Priebe i 8 qershorit 2015 (*): “Duket se ka angazhim të drejtpërdrejtë të zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe zyrtarëve të partisë në aktivitete ilegale, përfshirë mashtrim elektoral, korrupsion, abuzim me pushtetin dhe autoritetin, konflikt interesi, shantazh, zhvatje (presion ndaj punonjësve të sektorit publik për të votuar një parti të caktuar përmes kërcënimit të pushimit nga puna)…”
Raporti i Misionit të Vëzhgimit ë OSBE/ODIHR i referohet gjithashtu klimës së frikësimit dhe “aludimeve për presion ndaj punonjësve të sektorit publik për të marrë pjesë në kundër-protesta, përfshirë kërcënime për ndërprerje të punësimit. Kjo ngriti pikëpyetje mbi të drejtën e votuesve për të hedhur votën e tyre në mënyrë të lirë nga frika e pasojave, siç parashikohet në paragrafin 7.7 të dokumentit të 1990 të Kopenhagës”.
Përballë raporteve të tilla të qarta, çfarë garancish ka që të njëjtat taktika nuk do të përdoren sërish? Partia në pushtet ka një ushtri me inspektorë taksash, të cilët pa dyshim do të sulmojnë dhe frikësojnë interesat e biznesit, siç kanë bërë në zgjedhjet e mëparshme. Mekanizma të forta monitorimi të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare duhet të vendosen për të parandaluar një gjë të tillë si dhe praktika të tjera të frikësimit të votuesve.
Sa për Prokurorin Special, i cili përfaqëson të vetmen shpresë për një rikthim te sundimi i ligjit në vend, marrëveshja ofron shumë pak garanci që ajo nuk do të përballet më me përpjekjet e përsëritura për të minuar punën e saj, pavarësisht se çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e ligjit që krijoi zyrën e saj.
Dështimi për të krijuar një seksion special në Gjykatën Penale, e cila do të duhet të gjykojë të gjitha çështjet e prezantuara nga Prokurori Special, nënkupton se hetimet e saj kanë pak shpresa për proces të rregullt gjyqësor, ku sistemi juridik mbetet thellësisht i kontrolluar nga partia në pushtet.
Edhe nëse kjo marrëveshje e fundit sjell ca frymëmarrje, agonia e Maqedonisë për fat të keq është lart të qenit e përfunduar ndërsa rikthimi te sundimi i ligjit mbetet po aq iluziv sa më parë.