AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Globalizimi dhe pakënaqësitë e reja që vijnë prej tij

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese. Ivana Dervishi/BIRN

Kur globalizimi goditi vendet në zhvillim, ekonomitë e mëdha bënë një sy qorr. Sot, ai nuk e ka rritur standardin e jetesës as te vendet e zhvilluara dhe e gjitha kjo si pasojë e keqmenaxhimit të procesit, shkruan Joseph E. Stiglitz.

Foto ilustruese. Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese. Ivana Dervishi/BIRN

Pesëmbëdhjetë vite më parë, shkrova një libër të vogël, të titulluar Globalizimi dhe Pakënaqësitë e tij, ku përshkruaja kundërshtimet në rritje të botës në zhvillim ndaj reformave të globalizimit. Dukej një mister: njerëzve në vendet në zhvillim u kishin thënë se globalizimi do të shtonte mirëqenien e tyre të përgjithshme. Përse kaq shumë njerëz ishin ndërsyer kundër tij?

Tani, kundërshtarët e globalizimit në tregjet dhe vendet në zhvillim janë bashkuar nga dhjetëra miliona të tjerë në vendet e përparuara. Sondazhet, përfshirë një studim të kujdesshëm nga Stanley Greenberg dhe partnerët e tij nga Instituti Roosevelt, tregojnë se tregtia është mes shumë burimeve madhore të pakënaqësisë për një pjesë të madhe të amerikanëve. Pikëpamje të ngjashme ndajnë edhe europianët.

Si mundet që diçka që liderët tanë politikë – dhe shumë ekonomistë – thanë se do t’i vinte në ndihmë kujtdo, të jetë kaq e përçmuar?

Një përgjigjje që jepet shpesh nga ekonomistët neoliberalë që mbrojnë këto politika është se njerëzit janë më mirë. Por ata thjesht nuk e dinë. Pakënaqësia e tyre është diçka që lidhet me psikiatrit, jo me ekonomistët.

Por të dhënat e të ardhurave sugjerojnë se janë neoliberalët ata që kanë nevojë për terapi. Segmente të mëdha të popullatës në vende të përparuara nuk janë mirë: në SHBA, 90 përqindëshi i fundit ka hasur me stanjacion të të ardhurave për një të tretën e shekullit (33.3 vjet). Të ardhurat mesatare për punëtorët me kohë të plotë meshkuj janë në fakt më të ulëta në kuptimin real (të përshtatura me inflacionin) sesa ishin 42 vite më parë. Pagat reale janë të krahasueshme për nga niveli me ato të 60 viteve më parë.

Pasojat e dhimbjes ekonomike dhe ndrydhja që shumë amerikanë po përjetojnë po shfaqen edhe në statistikat shëndetësore. Për shembull, ekonomistët Anne Case dhe Angus Deaton, laureatët e çmimit Nobel për këtë vit kanë treguar se jetëgjatësia në segmente të caktuara të amerikanëve të bardhë është në rënie.

Gjërat janë pak më mirë në Europë – por vetëm pak më mirë.

Libri i ri i Branko Milanoviç, Pabarazia Globale: Një Qasje e Re për Periudhën e Globalizimit ofron disa të dhëna jetësore, duke parë te fituesit dhe humbësit për nga të ardhurat në këto dy dekada nga 1988 në 2008. Mes fituesve të tjerë të mëdhenj ishin plutokratët e 1 për qindëshit global, por gjithashtu klasa e mesme në ekonomitë e reja në zhvillim. Mes humbësve të mëdhenj – ata që fituan pak ose aspak – ishin ata që ndodheshin në fund ose në mes dhe klasat punëtore në vendet e zhvilluara. Globalizimi nuk është e vetmja arsye, por është një nga arsyet.

Në supozimin e tregjeve perfekte tregtia e lirë barazon pagat e punëtorëve pa aftësi kudo në botë. Tregtia në mallra është një zëvëndës për lëvizjen e njerëzve. Importimi i mallrave nga Kina – mallra që kërkojnë shumë punëtorë pa aftësi në prodhim – pakëson kërkesën për punëtorë pa aftësi në Europë dhe SHBA.

Kjo forcë është aq e fuqishme saqë nuk ka kosto transporti dhe nëse SHBA dhe Europa nuk do të kishin burime të tjera të avantazheve të konkurrencës, si teknologjia, me kalimin e kohës do të ishte sikur punëtorët kinezë të vazhdonin të emigronin në SHBA dhe Europë derisa diferencat në pagë të eliminoheshin plotësisht. Nuk është çudi, që neoliberalët nuk e kanë treguar kurrë këtë pasojë të liberalizimit të tregtisë, siç pretendojnë – dikush mund të thoshte gënjejnë – se të gjithë do të përfitonin.

Dështimi i globalizimit për të arritur premisat e politikanëve të zakonshme me siguri ka minuar besimin te “establishmenti”. Dhe ofertat e qeverive për të paguar bujarisht bankat që sollën krizën financiare të vitit 2008, ndërsa lënë pa mbështetje qyetetarët e zakonshëm, ka forcuar pikëpamjen se ky dështim nuk është vetëm çështje e gjykimit të gabuar ekonomik.

Në SHBA, Republikanët në Kongres madje kundërshtuan ndihmën ndaj atyre që ishin lënduar direkt nga globalizimi. Më përgjithësisht, neoliberalët, në dukje të shqetësuar nga efektet e kundërta të stimujve, kanë kundërshtuar masat sociale që do të kishin mbrojtur humbësit.

Por nuk mund të ndodhin të dyja: nëse globalizimi është për t’i sjellë përfitim shumicës së shoqërisë, duhet të ketë masa të forta të mbrojtjes sociale. Skandinavët e kuptuan këtë kohë më parë; ishte pjesë e kontratës sociale që ruante një shoqëri të hapur – të hapur për globalizimin dhe ndryshimet në teknologji. Neoliberalët gjetkë nuk e bënë këtë – dhe tani në zgjedhjet në SHBA dhe Europë, ata po marrin ndëshkimin.

Globalizimi është sigurisht vetëm një pjesë e asaj që po ndodh; inovacioni teknologjik është një pjesë tjetër. Por e gjithë kjo hapje dhe shkëputje supozohej të na bënte më të pasur dhe vendet e zhvilluara mund të prezantonin politika për t’u siguruar që këto përfitime të ndaheshin gjerësisht.

Në vend të kësaj, ato i nxitën politikat që rikonstruktonin tregjet në mënyra që shtonin pabarazinë dhe pengonin performancën e përgjithshme ekonomike; zhvillimi në fakt u ngadalësua teksa rregullat e lojës u rishkruan për të çuar përpara interesat e bankave dhe korporatave – të pasurve dhe të fuqishmëve – në kurriz të kujtdo tjetër. Fuqia e punëtorëve u dobësua; në SHBA të paktën, ligjet e konkurrencës nuk ishin të përditësuara; dhe ligjet ekzistuese janë vënë në jetë në mënyrë të papërshtatshme. Financializimi vazhdoi shpejt dhe qeverisja në korporata u përkeqësua.

Tani, siç thekson në librin tim të fundit Rishkrimi i Rregullave të Ekonomisë Amerikane, rregullat e lojës duhet të ndryshohen sërish – dhe kjo duhet të përfshijë masat për të zbutur globalizimin. Dy marrëveshjet e reja dhe të mëdha që presidenti Barack Obama ka çuar përpara – Partneriteti Trans-Paqësor mes SHBA dhe 11 vendeve të Paqësorit dhe Partneriteti i Tregtisë dhe Investimit Transatlantik mes SHBA dhe BE – po lëvizin në drejtimin e gabuar.

Mesazhi kryesor i Globalizimit dhe Pakënaqësive të tij është se problemi nuk është te globalizimi, por te mënyra se si po menaxhohet procesi. Fatkeqësisht, menaxhimi nuk ka ndryshuar. Pesëmbëdhjetë vite më vonë, pakënaqësi të reja e kanë bërë këtë mesazh të dukshëm në vendet e përparuara.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Globalization and its New Discontents

Etiketa: BankatBarack ObamaBEBIRNEuropaglobalizimiITSIvana DervishiJoseph E. StiglitzKinakongreskostoLIBLibriMasambështetjeneoliberalPabaraziaPagatpaktprodhimProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëRooseveltSHSHBAStatistikatteknologjiZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Zbulimi i mistershëm Romak entuziazmon ekspertët

Zbulimi i mistershëm Romak entuziazmon ekspertët

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.