AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Putin dhe Erdogan takohen për të kthyer faqen e marrëdhënieve

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus, Putin shtrëngojnë duart gjatë një takimi në samitin e G-20 në nëntor 2015. Foto: Lefteris Pitarakis/AP

Presidenti rus Vladimir Putin po mirëpret homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në një përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa Perëndimi ka shprehur pakënaqësi për masat e ashpra të Turqisë pas grushtit të shtetit.

Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus, Putin shtrëngojnë duart gjatë një takimi në samitin e G-20 në nëntor 2015. Foto: Lefteris Pitarakis/AP
Presidenti turk Erdogan dhe homologu i tij rus, Putin shtrëngojnë duart gjatë një takimi në samitin e G-20 në nëntor 2015. Foto: Lefteris Pitarakis/AP

Putin dhe Erdogan do të takohen në Shën Petersburg të martën në atë që kreu turk tha se ishte një përpjekje për të krijuar një “fillim të ri” në marrëdhëniet e dy vendeve, pas një krize të shkaktuar nga rrëzimi i një avioni ushtarak rus nga ana e Turqisë vitin e kaluar.

“Tani, besoj se kemi një mundësi të rishqyrtojmë gjithçka, të hapim një faqe të re në marrëdhëniet Turqi-Rusi. Besoj se kemi shumë për të bërë si dy aktorë të rëndësishëm në të gjitha fushat”, tha Erdogan në një intervistë për agjencinë e lajmeve TASS të Rusisë dhe televizionin shtetëror Rossiya 24, që u botua edhe nga agjencia turke Anadolu.

“E konsideroj këtë vizitë si rilindje, si një fillim të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe hapje të një faqeje të re,” shtoi ai.

Ky ishte takimi i parë që dy liderët patën ballë për ballë që kur folën në qershor 2015 në Azerbajxhan, dhe vizita e parë zyrtare e Erdoganit që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në Turqi.

Që prej vitit të shkuar, marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë u përkeqësuan në mënyrë dramatike, pasi Turqia në nëntor 2015 rrëzoi një aeroplan rus Sukhoi Su – 24, që sipas saj kishte shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Vladimir Putin refuzoi një takim me Erdoganin gjatë samitit të ndryshimit klimatik në Paris në nëntor, pastaj Rusia lajmëroi për sanksione ekonomike kundër Turqisë në fushat e turizmit, ndërtimit, tekstileve, bujqësisë dhe sektorëve të tjerë.

Por ideja se marrëdhëniet mund të riparohen erdhi pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 18 qershor, që bëri që Erdogan dhe qeveria e tij të nisin masat e ashpra ndaj të dyshuarve si komplotistë.

Putin ishte ndër liderët e parë që shprehu mbështetjen e tij për Erdoganin pas përpjekjes për grusht shteti, njoftuan zyrtarët turq. Më 19 qershor, ai telefonoi presidentin turk për të shprehur ngushëllimet e tij për ata që u vranë nga dhuna dhe për të ofruar mbështetjen e tij për qeverinë e Erdoganit.

Më 27 qershor, Erdogan i dërgoi një letër Putinit duke shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e pilotit që u vra nga forcat e armatosura turke gjatë rrëzimit të avionit, tha Kremlini.

Ndërkohë, lidhjet e Turqisë me Perëndimin janë përkeqësuar pasi Uashingtoni heziton të dorëzojë pa prova konkrete, klerikun mysliman Fethullah Gylen, me bazë në SHBA, i cili u fajësua nga qeveria e Erdogan se është përgjegjës për grusht shteti në tentativë.

Disa analistë kanë spekuluar se Moska do të përfitojë nga kjo ftohje e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Perëndimit.

Turqia u bë anëtare e NATO-s në 1952 dhe ishte një aleate kryesore e Perëndimit pranë kufirit të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ankaraja aplikoi për t’iu bashkuar BE-së në 1987, por përpjekja për anëtarësimin turk nuk ka përparuar prej kohësh.

Etiketa: AzerbajxhanBEdhunaErdoganforcat e armatosuragrusht shtetiGylenKremlinikrizeMoskaNATOPutinQeveriaRecep Tayyip ErdoganRusiRusiasanksionesanksione ekonomikeSHSHBATurqiTurqiavizitaVladimir Putin
Tjetri
Bullgaria akuzon kunatin e terroristit të sulmeve në Paris

Bullgaria akuzon kunatin e terroristit të sulmeve në Paris

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.