AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bullgaria akuzon kunatin e terroristit të sulmeve në Paris

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia mblidhet pas të shtënave ndaj revistës Charlie Hebdo në Paris. Foto: Flickr/Quinn Norton.

Mourad Hamyd, kunati i Cherif Kouachi – i cili vrau 12 persona të lidhur me revistën satirike franceze Charlie Hebdo vitin e shkuar – do të dalë përpara një gjykate bullgare si i dyshuar për plane për t’iu bashkuar ISIS.

Policia mblidhet pas të shtënave ndaj revistës Charlie Hebdo në Paris. Foto: Flickr/Quinn Norton.
Policia mblidhet pas të shtënave ndaj revistës Charlie Hebdo në Paris. Foto: Flickr/Quinn Norton.

Ministrja e brendshme bullgare Roumyana Buchvarova ka konfirmuar se Hamyd do të dalë para një gjykate bullgare më 9 gusht, i akuzuar për synimet që të bëhej një luftëtar i ISIS, raportoi media bullgare.

Buchvarova tha se Hamyd ishte arrestuar për shkak se kishte shfaqur sjellje tipike të “një luftëtari të ardhshëm për vendet e huaja”. Ajo nuk e zbuloi se ku ndodhej Hamyd dhe në cilën gjykatë do të zhvillohej seanca e tij.

Kunati 20-vjeçar i sulmuesit islamik të Parisit Cherif Kouachi u kap në kufirin bullgaro-turk në fund të korrikut. Familja e tij në Francë e raportoi atë të zhdukur më 25 korrik.

Lajmet në media sqaruan se ai nuk ishte i armatosur kur u ndalua në Turqi, megjithëse kishte veshje luftarake, dorashka dhe çizme në çantën e udhëtimit.

Materialet e telefonit dhe laptopit të tij, të cilat iu gjetën në çantën e shpinës, po ashtu kanë treguar për synimin e tij për t’u bashkuar organizatës terroriste islamike, thanë burimet franceze të zbulimit për gazetën Journal du Dimanche.

Hamyd u vu në qendër të vëmendjes janarin e kaluar, kur u shpall si një i dyshuar kryesor në sulmin ndaj Charlie Hebdo disa orë pasi dy vëllezërit, Said dhe Cherif Kouachi vranë 12 persona dhe plagosën 11 të tjerë gjatë një sulmi ndaj revistës satirike në Paris. Policia besonte se ai ishte shoferi që i largoi nga vendngjarja.

Ai më pas u dorëzua në polici në qytetin e tij të banimit Charleville-Mézières në Francë, duke ofruar një alibi. Hamyd gjithashtu tha se nuk donte të lidhej me “këto krime barbare” , duke pretenduar se ai kishte vetëm marrëdhënie të largët me motrën e tij të madhe dhe bashkëshortin e saj.

Ndërsa ishte në hetim, miqtë e Hamyd nisën një fushatë në median sociale nën hashtagun #MouradHamydInnocent (Mourad Hamyd i pafajshëm) dhe konfirmuan alibinë e tij duke thënë se Hamyd, që në atë kohë ishte adoleshent, ishte në shkollë kur ndodhën sulmet.

Të gjitha akuzat ndaj tij u rrëzuan dhe ai u lirua.

Megjithëse akuzat për terrorizmin u rrëzuan, Hamyd qëndroi në listën franceze të vëzhgimit të terroristëve.

Etiketa: BullgariaCharlie HebdoHetimISISKrimeMediaParapoliciPoliciaSeancatë zhdukurTerroristTurqi
Tjetri
Padia e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid “ka gjasa të dështojë”

Padia e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid “ka gjasa të dështojë”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.