AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të Gjelbrit për Trump?

Peter SingerngaPeter Singer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një mbështetës i kandidatit republikan
Donald Trump ka veshur çorape me fytyrën e tij gjatë një fjalimi të Trump në Lidhjen Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive. E enjte, 11 gusht 2016
Majemi. Foto: (AP Photo/Evan Vucci)

Pjesëmarrja në garën presidenciale amerikane e një kandidateje të Gjelbër, në dy shtete kryesore si Florida dhe Ohaio, mund të çojë në fitoren e kandidatit Donald Trump – ashtu sikurse ka provuar historia në garën Bush-Gore në vitin 2000, paralajmëron Peter Singer.

Një mbështetës i kandidatit republikan Donald Trump ka veshur çorape me fytyrën e tij gjatë një fjalimi të Trump në Lidhjen Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive. E enjte, 11 gusht 2016 Majemi. Foto: (AP Photo/Evan Vucci)
Një mbështetës i kandidatit republikan Donald Trump ka veshur çorape me fytyrën e tij gjatë një fjalimi të Trump në Lidhjen Kombëtare të Ndërtuesve të Shtëpive. E enjte, 11 gusht 2016 Majemi. Foto: (AP Photo/Evan Vucci)

Unë jam një i Gjelbër. Kam qenë dy herë kandidati i të Gjelbërve Australianë për një vend në parlamentin federal të Australisë. Por më 8 nëntor, e gjithë puna e mirë që lëvizja politike e Gjelbër ka bërë deri nga themelimi i saj mund të prishet nga Partia e Gjelbër në SHBA, nëse Jill Stein, kandidatja e saj për presidente, ndihmon në zgjedhjen e Donald Trump.

E kemi përjetuar edhe më parë. Në vitin 2000, Al Gore do të ishte bërë president nëse do të fitonte Floridën. George W. Bush e fitoi shtetin me 537 vota, ndërsa 97,241 vendas votuan për Ralph Nader, kandidatin e Gjelbër. Nader më pas shkroi në uebsajtin e tij: “Në vitin 2000, sondazhet raportuan se 25 për qind e votuesve të mi do të votonin për Bush, ndërsa 38 për qind për Gore dhe pjesa tjetër nuk do të votonin fare.” Nëse i ndajmë votat e Nader në këtë mënyrë, rezultat është se pa atë në garë, Gore do të kishte fituar Floridën me 12,000 vota më shumë.

Përpara zgjedhjeve, një grup ish-aktivistësh për Nader publikuan një letër të hapur që i bënë thirrje atij t’i japë fund fushatës. “Tani është e qartë”, shkruan ata, “se mund t’ia japësh Shtëpinë e Bardhë Bushit”. Nader refuzoi, duke thënë se nuk kishte ndryshim të rëndësishëm mes kandidatëve të dy partive kryesore.

Ne tani e dimë se sa e gabuar ishte kjo. Po të mos kishte pasur kandidaturë të Nader në Florida, SHBA do të kishte zgjedhur mbrojtësin më të fortë të veprimit urgjent ndaj ndryshimit klimatik për president. Në vitin 1992, në librin e tij Toka në Peshore, Gore argumentoi një axhendë të tillë.

Si zv/president i Amerikës, Gore nënshkroi në emër të administratës së presidentit Bill Clinton, Protokollin e Kiotos, të parën përpjekje ndërkombëtare serioze për të kufizuar çlirimin e gazeve serrë. Bush, përkundrazi, refuzoi kërkimin shkencor mbi ndryshimin klimatik, tërhoqi nënshkrimin e SHBA nga Protokolli i Kiotos dhe për tetë vite pengoi përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur problemin.

Bush gjithashtu bëri shumë vendime të tjera shkatërrimtare, sigurisht më kryesori pushtimi i panevojshëm dhe i paprovokuar i Irakut. Bota ende po vuan nga pasojat e destabilizimit të atij rajoni.

Pas kësaj, mund të mendoni se askush nuk do ta provonte thënien “s’ka diferencë” – dhe sigurisht jo në një zgjedhje mes Donald Trump dhe Hillary Clinton! Mbi të gjitha, Clinton nuk do të ishte vetëm e para presidente; ajo është gjithashtu një aktiviste jetëgjatë e grave, çështjeve të shëndetit dhe kontrollit të armëve. Duke pranuar kandidaturën e Partisë Demokrate, ajo tha: “Besoj te shkenca, besoj se ndryshimi klimatik është i vërtetë”.

Në kontrast, Trump postoi: “Koncepti i ngrohjes globale u krijua nga dhe për kinezët në mënyrë që ta bëjë prodhimin e SHBA-së jo-konkurrues.” Ai më vonë e quajti deklaratën një shaka; por tha gjithashtu – jo në postim, por në një fjalim të rëndësishëm rreth politikës ekonomike – se do të “anulojë marrëveshjen klimatike të Parisit” dhe “do të ndalojë të gjitha pagesat e taksapaguesve amerikanë për programet e ngrohjes globale”.

Megjithatë, Stein po tingëllon gjithnjë e më shumë si Nader në vitin 2000. E pyetur nëse perspektiva e një presidence Trump është e barabartë me atë të Clinton, ajo u përgjigj, “ata çojnë të dy në të njëjtin vend”. Ajo më pas tha se demokratët “kanë gjasa më të larta… por janë katastrofikë gjithashtu”. Në mbështetje të kësaj, ajo shtoi “mjafton të shihni politikat e Obamës mbi ndryshimin klimatik”.

Po i shoh. Dhe politikat mbi ndryshimin klimatik të Obamës ishin kryesisht më të mira se ato të Bush. Politikat e Obamës mundësuan përmbylljen e marrëveshjes së ndryshimit klimatik në Paris dhjetorin e shkuar – që nuk mjafton – por janë shumë më mirë nga sa do të vepronte Trump. Duke qenë se Republikanët kanë shumicën në Kongresin amerikan, Obama ia ka dalë mirë.

Do ta përsërisë historia veten? Dyshoj se Trump do të jetë një president edhe më i keq se George Ë. Bush, ndaj shpresoj që jo. Por Stein është në garë në Florida dhe Ohajo, dy shtete të mëdha që mund të vendosin zgjedhjet. Një sondazh i fundit i jep asaj 3 për qind të votave, mjaftueshëm për të bërë diferencën në secilin prej këtyre shteteve.

I bëj thirrje liderëve të partisë së Gjelbër në të gjithë botën, t’i kërkojnë Stein ta heqë emrin nga lista e kandidatëve në shtetet ku gara do të jetë e ngushtë. Nëse ajo nuk e bën këtë, ata duhet t’i bëjnë apel votuesve dhe t’i kërkojnë atyre, që në këto zgjedhje vetëm, të mos votojnë të Gjelbrit. Rreziku është shumë i madh.

E kuptoj rëndësinë e ndryshimit të sistemit dy-partiak. SHBA-ja ka nevojë ta bëjë këtë përmes reformës në votë. Të Gjelbrit nuk duhet të punojnë për të zgjedhur një presidente të Gjelbër, që është e pamundur në sistemin aktual, por të institucionalizojnë një sistem votimi më të drejtë, ndoshta si ai i Australisë, që përdoror atë që njihet në SHBA si “balotazhi i menjëhershëm”. Votuesit renditin kandidatët sipas preferencës dhe nëse asnjë kandidat nuk fiton një shumicë të votave, kandidati me votat më të pakëta, eliminohet. Votat e marra nga ai kandidat më pas i transferohen preferencës së dytë të atij/asaj që votuesi ka përzgjedhur.

Në zgjedhjet aktuale, votuesit e Stein do të mund të votojnë për kandidaten e tyre pa u shqetësuar se zgjedhja e tyre mund të jetë në dobi të Trump, i cili supozohet se nuk do të jetë në preferencën e dytë të këtyre votuesve. Nëse SHBA do të kishte një sistem të tillë, nuk do të isha duke e shkruar një artikull të tillë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Greens for Trump?

Etiketa: aktivistAktivistëApelArmëBill ClintondemokrateDonald TrumpFloridaGeorge W. BushkandidatëtmbështetjeParaPartiapresidentpresidenteProject SyndicateProtokolli i KiotosPunarajoniSHSHBAShkencasondazhTokaTrumpVotaVotimivotuesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Ndryshimi i politikës së jashtme të Turqisë shqetëson aleatët perëndimorë

Ndryshimi i politikës së jashtme të Turqisë shqetëson aleatët perëndimorë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.