AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kostot e vërteta të ndotjes së ajrit

Simon UptonngaSimon Upton
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tirana nga ajri. Foto kortezi: Salla74

“Llogaritja e kostove të kufizimit të ndotjes së ajrit po bëhet pa marrë parasysh eksperiencat negative të jetës së përditshme të njerëzve, por qeveritë duhet të përqendrohen pikërisht këtu për të gjetur një arsye madhore të kontrollit të cilësisë së ajrit,” shkruan Simon Upton.

Tirana nga ajri. Foto kortezi: Salla74
Foto ilustruese. Tirana nga ajri. Foto kortezi: Salla74

Ndotja e ajrit  merr vite nga jetët e njerëzve. Ajo shkakton dhimbje dhe vuajtje, te të rriturit dhe te fëmijët. Dhe ajo dëmton prodhimin e ushqimit, në një kohë kur duhet të ushqejmë më shumë njerëz se kurrë. Kjo nuk është vetëm një problem ekonomik; është edhe çështje morali.

Ndotja e ajrit mund të prodhohet si brenda edhe jashtë. Për familjet më të varfra, smogu i brendshëm nga qymyri është zakonisht problemi më serioz. Teksa ekonomitë zhvillohen dhe fillojnë të bëhen më elektrike, të motorizuara dhe të urbanizuara, ndotja e ajrit nga jashtë bëhet çështje edhe më e madhe.

Teknologjitë më të pastra janë të disponueshme, me potencialin për të përmirësuar të cilësinë e ajrit ndjeshëm. Por politikëbërësit priren të përqendrohen ngushtësisht te kostot e veprimit, në vend të kostove të mosveprimit. Me zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kërkesës për energji që pritet të nxisë një shtim të çlirimit të gazeve që ndotin ajrin dhe që shtojnë me shpejtësi përqendrimet e grimcave atmosferike të materies (PM) dhe ozonit në dekadat e ardhshme, kjo qasje është e papranueshme.

Një raport i ri i OSBE, Pasojat Ekonomike të Ndotjes së Jashtme të Ajrit, vlerëson se ndotja nga jashtë e ajrit do të shkaktojë 6-9 milionë vdekje të parakohshme në vit deri në vitin 2060, krahasuar me tre milionë në vitin 2010. Kjo është e barasvlershme me vdekjen e një personi çdo 4-5 sekonda. Më shumë se 200 milionë njerëz do të vdesin parakohe në 45 vitet e ardhshme si pasojë e ndotjes së ajrit.

Do të ketë gjithashtu më tepër sëmundje të lidhura me ndotjen. Rastet e reja të bronkitit te fëmijët e moshës 6-12 vjeçare parashikohet të rriten në 36 milionë në vit deri në vitin 2060 nga 12 milionë sot. Për të rriturit, parashikojmë 10 milionë raste të reja në vit deri në 2060, nga 3.5 milionë që janë sot. Fëmijët gjithashtu po preken gjithnjë e më shumë nga astma. E gjitha kjo do të përkthehet në më tepër shtrime në spital për shkak të ndotjes, që projektohet të rriten në 11 milionë raste deri në 2060, nga 3.6 milionë në 2010.

Këto probleme shëndetësore do të përqendrohen në zonat dendësi popullate me përqendrime të larta PM, veçanërisht në qytete në Kinë dhe Indi. Në terma për frymë, vdekshmëria pritet gjithashtu të arrijë nivele të larta në Europën Lindore, rajonin kaukazian dhe pjesë të tjera të Azisë, si Koreja e Jugut, ku popullatat në plakje janë shumë të prekshme nga ndotja e ajrit.

Ndikimi i ndotjes së ajrit diskutohet shpesh në terma dollarësh. Deri në 2060, 3.75 miliardë ditë punë në vit do të humben për shkak të efekteve negative të ajrit të ndotur – atë që ekonomistët e quajnë “pasojat e sëmundjes”. Ndikimi direkt në treg nga kjo ndotje në terma të prodhimit të ulët të punëtorëve, shpenzimeve më të mëdha shëndetësore dhe më pak të korra, mund ta kalojnë 1% të PBB-së ose 2.6 trilionë dollarë në vit deri në 2060.

Sado të mëdha që të jenë, megjithatë, shifrat në dollar nuk reflektojnë kostot e vërteta të ndotjes së ajrit. Vdekjet e parakohshme nga thithja e grimcave të vogla dhe gazeve toksike, si dhe dhimbja dhe vuajtja nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare, nuk kanë një çmim tregu. Po kështu nuk mund të vlerësohet as eksperienca e thithjes së vazhdueshme të ajrit të ndotur apo detyrimi i fëmijës që të veshë një maskë goje ndërsa luan jashtë. Këto barra peshojnë më tepër mbi njerëzit se çdo çmim tjetër.

E vërteta mbetet ajo që politikëbërësit priren t’i përgjigjen më tepër shifrave sesa eksperiencave abstrakte. Ndaj OSBE ekzaminoi një pafundësi studimesh ekonomike mbi ndotjen e ajrit për të llogaritur se sa vlen shëndeti i njeriut për to.

Mesatarisht, individët ishin të gatshëm të paguanin rreth 30 dollarë për të pakësuar rrezikun e tyre vjetor të vdekjes së parakohshme nga një në 100,000. Duke përdorur teknika të sigurta, shifrat e atyre “që ishin të gatshëm të paguanin”, u konvertuan në një vlerë të përgjithshme të vdekjeve të parakohshme shkaktuar nga ndotja e ajrit, siç ilustrohet, për shembull, në Vlerësimin e Rrezikut të Vdekshmërisë në Politikat Mjedisore, të Shëndetit dhe Transportit të OSBE.

Sipas kësaj matjeje, kosto globale e vdekjeve të parakohshme shkaktuar nga ndotja e jashtme e ajrit do të arrinte në 18-25 trilionë në vit deri në vitin 2060. Mund të argumentohet se këto nuk janë para të “vërteta”, pasi kostot nuk lidhen me asnjë transaksion tregu. Por kjo reflekton vlerën e njerëzve në përditshmërinë e tyre – dhe vlera me të cilën ata duhet të llogariten në politika që do të ndihmonin vonimin e vdekjes së tyre.

Është koha që qeveritë të ndalojnë grindjet rreth kostove të përpjekjeve për të kufizuar ndotjen nga ajri dhe të fillojnë të shqetësohen rreth kostove më të mëdha që vijnë prej lejimit të vazhdimit të ndotjes pa kontroll. Jetët e qytetarëve janë në duart e tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Air Pollution’s True Costs

Etiketa: IndiKorejakostoNdotjaNdotja e ajritndotjeOSBEParaPBBProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëraportSHSpitalTiranaTregTreguvdekjevuajtje
Tjetri
Deportimi i mbështetësit të Gylenit në Turqi zemëron bullgarët

Deportimi i mbështetësit të Gylenit në Turqi zemëron bullgarët

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.