AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Deportimi i mbështetësit të Gylenit në Turqi zemëron bullgarët

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Abdullah Buyuk. Foto: Haberler

Ekstradimi nga Bullgaria në Turqi i Abdullah Buyuk, një mbështetës i klerikut Fethullah Gylen po nxit zemërim të madh te vendasit, që e shohin këtë si dorëzim ndaj regjimit autoritar të Erdoganit.

Abdullah Buyuk. Foto: Haberler
Abdullah Buyuk. Foto: Haberler

Më 10 gusht Abdullah Buyuk iu dorëzua autoriteteve turke, pasi kërkesa e tij për azil politik u refuzua.

Dy gjykata bullgare bllokuan deportimin e tij në mars, duke thënë se ai ishte i kërkuar për “arsye politike” në Turqi, dhe se nuk mund t’i garantohej një gjyq i drejtë.

“Kjo është një marrëveshje [ekstradimi i Buyuk] mes dy shteteve antikushtetuese dhe në një farë mënyre sjellja e Bullgarisë nuk ndryshon shumë nga ajo e Erdoganit,” tha për BIRN Dilyana Giteva, një avokate nga OJQ-ja Avokatët Bullgarë për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Sofje.

Giteva e quajti deportimin e shtetasit turk 43-vjeçar një “akt arbitrar, duke sinjalizuar se qeveria bullgare mund të bëjë çfarëdo veprimi”, pa respektuar vullnetin e gjyqësorit.

Çështja e Buyuk mori vëmendjen e publikut më 11 gusht, pasi u raportua gjerësisht në media në Turqi.

Buyuk hyri në Bullgari në fund të vitit 2015, kohë më parë grushtit të shtetit të 15 korrikut në Turqi. Qeveria turke po ia hedh fajin për grushtin e dështuar të shtetit, lëvizjes së klerikut islamik me bazë në SHBA, Fethullah Gylen.

Buyuk, pronar i një kompanie softuer, nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për Gylenin dhe ka aplikuar për azil në Bullgari duke pretenduar se në Turqi ishte i persekutuar. Buyuk u akuzua për terrorizëm në Turqi.

Ai u arrestua nga autoritetet bullgare në mars dhe prokuroria bullgare kërkoi ekstradimin e tij, por dy gjykata në Sofje e hodhën këtë poshtë.

Pas grushtit të dështuar të shtetit, ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se “kishte një tradhtar në Bullgari” dhe se kishte dërguar një delegacion për ta kërkuar atë.

Megjithatë, asnjë delegacion apo kërkesë formale nuk u dërgua për ekstradimin e tij në Bullgari, ministria e brendshme ia dorëzoi atë Turqisë për arsye administrative, duke cituar mungesën e dokumenteve të nevojshme të Buyuk për vazhdimin e qëndrimit në vend.

Shumë dyshojnë se qeveria bullgare iu dorëzua presionit nga fqinji i saj lindor, marrëdhëniet e të cilit janë përkeqësuar së fundmi me BE-në dhe NATO-n.

Kryeministri bullgar, Boyko Borissov pranoi për NOVA TV më 13 gusht se ekstradimi i Buyuk ishte një veprim “në kufi të ligjit”, që ai e justifikoi me rrezikun e një fluksi të mundshëm refugjatësh nga Turqia.

“Ne nuk duhet të lejojmë valë emigrantësh nga Turqia në Bullgari,” tha ai në një intervistë me NOVA, duke shtuar se është me rëndësi të madhe që Bullgaria të mbajë marrëdhënie të mira më Turqinë”.

Të dielën, media turke raportoi dy shtetas të tjerë turq, të dyshuar si anëtarë të organizatës separatiste kurde, PKK-KC, do t’i dorëzoheshin Turqisë nga policia bullgare.

Ekspertët po e shohin marrëveshjen polemike me Turqinë si një precedent shumë të rrezikshëm për sundimin e ligjit në Bullgari, një shtet anëtar i BE-së që nga 2007.

Hristo Hristev, një profesor i juridikut për BE-në, në Universitetin e Sofjes “Saint Kliment Ohridski” i tha BIRN të hënën se Bullgaria mund të përballet me një gjyq përpara Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, si dhe me një procedurë përpara Komisionit Europian për shkelje të disa parimeve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

“Nuk kemi asnjë garanci kundrejt veprimeve të tilla në të ardhmen,” tha ai.

Hristev theksoi se nëse vazhdon përshkallëzimi i tensionit mes Turqisë dhe vendeve të BE-së, nuk do të ketë mundësi që Bullgaria të shmangë një fluks të mundshëm refugjatësh.

“Zgjidhja nuk është t’i dorëzohemi presionit të regjimit të Erdoganit, por të punojmë bashkë me vendet e tjera europiane,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeavokateazilBEBIRNBullgariBullgariaGjykataGjykatëGjykatësGjyqGylenKufimarrëveshjeMediaMinistria e BrendshmeNATOPKKPoliciaProkuroriaQeveriaSHSHBAStrasburgTurqiTurqia
Tjetri
Aleatët e vjetër të Millosheviçit festojnë ‘pafajësinë’ e tij

Aleatët e vjetër të Millosheviçit festojnë ‘pafajësinë’ e tij

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.