AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Problemi i refugjatëve në Nju Jork

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
In this frame grab taken from video provided by the Syrian anti-government activist group Aleppo Media Center (AMC), a child sits in an ambulance after being pulled out or a building hit by an airstirke, in Aleppo, Syria, Wednesday, Aug. 17, 2016. Syrian opposition activists reported an airstrikes on the al-Qaterji neighborhood in Aleppo late Wednesday. (Aleppo Media Center via AP)

Kur liderët botërorë të mblidhen në Nju Jork muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ata do të përqendrohen te zgjidhja e krizës së refugjatëve, por sa e gatshme është bota të shkojë përtej asaj që ofron ndaj asaj që duhet bërë realisht? Richard N. Haass analizon.

Në këtë çast të ndaluar nga një video e ofruar prej grupit aktivist anti-qeveritar në Siri, Alepo Media Center, një fëmijë rri ulur në një ambulancë pasi është nxjerrë prej një ndërtese të goditur nga një sulm ajror në Alepo, Siri, 17 gusht 2016. Aktivistët e opozitës siriane raportuan një sulm ajror mbi lagjen Qaterji në Alepo të mërkurën në mbrëmje. Foto: Aleppo Media Center/AP
Në këtë çast të ndaluar nga një video e ofruar prej grupit aktivist anti-qeveritar në Siri, Alepo Media Center, një fëmijë rri ulur në një ambulancë pasi është nxjerrë prej një ndërtese të goditur nga një sulm ajror në Alepo, Siri, 17 gusht 2016. Aktivistët e opozitës siriane raportuan një sulm ajror mbi lagjen Qaterji në Alepo të mërkurën në mbrëmje. Foto: Aleppo Media Center/AP

Çdo shtator, shumë prej presidentëve, kryeministrave dhe ministrave të jashtëm mblidhen në qytetin e Nju Jorkut për disa ditë. Ata bashkohen për të filluar sezonin e përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për të mbajtur fjalime që priren të marrin më tepër vëmendje në atdhe sesa në sallë, dhe – në ekuivalentin diplomatik të njohjeve të shkurtra romantike – ata lënë aq shumë takime në axhendat e tyre sa të jetë e mundur.

Ka gjithashtu një traditë të projektimit të një çështjeje ose problemi specifik për vëmendje të veçantë dhe këtë vit nuk do të bëhet përjashtim. Më 19 shtator do të diskutohet për sfidat e refugjatëve (dhe emigrantëve) dhe çfarë mund dhe duhet të bëhet më tepër për t’i ndihmuar ata.

Është një zgjedhje e mirë, pasi ka rreth 21 milionë refugjatë në botë. Fillimisht të përkufizuar si ata që largohen nga vendet e tyre për shkak të frikës nga persekutimi, refugjatët tani mund të përfshijnë edhe ata që janë të detyruar të kalojnë kufijtë prej konfliktit dhe dhunës. Ky numër është rritur ndjeshëm nga pesë vite më parë, kryesisht prej kaosit në Lindjen e Mesme, ku vetëm Siria është burim i një nga katër refugjatë në botë sot.

Vëmendja e OKB dhe shteteve të saj anëtare nuk reflekton vetëm numrin në rritje apo shqetësimin humanitar mbi vuajtjet e burrave, grave dhe fëmijëve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë dhe atdheu. Ajo buron nga ndikimin i valës së refugjatëve në vendet e destinacionit, ku ka ndikuar gjerësisht në politikën e tyre.

Në Europë, rritja e kundërshtimit politik ndaj kancelares gjermane Angela Merkel, vota Brexit dhe apeli në rritje i partive nacionaliste mund t’i atribuohen të gjitha frikës reale dhe të imagjinuar të refugjatëve. Barra ekonomike dhe sociale e vendeve si Jordania, Turqia, Libani dhe Pakistani, të cilave u është kërkuar të strehojnë shumë refugjatë, është e jashtëzakonshme. Ka gjithashtu shqetësime sigurie rreth dyshimit nëse disa refugjatë janë apo jo terroristë të mundshëm.

Në parim, ekzistojnë katër mënyra për të bërë diçka domethënëse rreth problemit të refugjatëve. Së pari dhe më thelbësorja është të ndërmerren hapa për të siguruar që njerëzit të mos kenë nevojë të largohen nga vendi, ose nëse e kanë bërë të krijohen kushtet që t’i lejojnë ata të kthehen në shtëpi.

Por kjo do të kërkonte që vendet të bënin më tepër për t’i dhënë fund luftimeve në vende si Siria. Meqënëse nuk ka konsensus mbi atë që kjo do të kërkonte, vullneti i mjaftueshëm për të angazhuar burimet ushtarake dhe ekonomike të nevojshme nuk ekziston. Rezultati është se numri i refugjatëve në botë do të rritet.

Mënyra e dytë për të ndihmuar refugjatët është të sigurohemi se kanë siguri dhe mirëqenie. Refugjatët janë veçanërisht vulnerabil kur janë në lëvizje. Dhe pasi mbërrijnë, shumë nevoja thelbësore – përfshirë shëndetin, arsimin dhe sigurinë fizike – duhen plotësuar. Këtu, sfida për vendet pritëse është të garantojnë shërbime të duhura.

Një përbërës i tretë i çdo qasjeje bashkëkohore ndaj refugjatëve përfshin alokimin e burimeve ekonomike për të ndihmuar në përballimin e barrës. Shtetet e Bashkuara dhe Europa (si vendet e BE-së dhe BE-ja vetë) janë kontribuuesit më të mëdhenj të Komisionit të Lartë të OKB për Refugjatët, por shumë qeveri të tjera nuk janë të gatshme të angazhohen për të bërë pjesën e tyre. Ato duhen përmendur dhe vënë para përgjegjësisë.

Aspekti i fundit i çdo programi refugjatësh është gjetja e një vendi për ta. Realiteti politik, megjithatë, është se shumë qeveri nuk duan të angazhohen në asnjë numër specifik ose përqindje mbi refugjatët në botë. Sërish, ata që marrin pjesën e tyre të refugjatëve duhen përmendur publikishtt dhe përgëzuar – dhe ata që nuk e bëjnë duhen kritikuar.

Të gjitha këto na kthejnë në Nju Jork. Fatkeqësisht, ka pak arsye për të qenë optimist. Drafti 22-faqësh i ‘dokumentit përfundimtar’ që do të votohet më 19 shtator në takimin e nivelit të lartë – bashkë me gjeneralitetet dhe partimet dhe specifikimet e politikat – do të bënte pak ose aspak punë për të përmirësuar situatën e refugajtëve. Një takim i planifikuar për të nesërmen, që do të organizohet nga presidenti amerikan Barack Obama, mund të arrijë të mbledhë ca fonde, por pakogjë.

Problemi i refugjatëve ofron një tjetër shembull të hendekut mes asaj që duhet bërë për të arritur një sfidë globale dhe asaj që bota është e gatshme të bëjë. E njëjta gjë është e vërtetë për shumicën e sfidave, nga terrorizmi dhe ndryshimi klimatik te prodhimi i armëve dhe shëndeti publik.

Ne mund të presim të dëgjojmë shumë në Nju Jork muajin e ardhshëm rreth përgjegjësisë të komunitetit ndërkombëtar për të bërë më shumë për të ndihmuar refugjatët dhe për të zgjidhur shkaqet që i bëjnë ata të largohen nga vendi. Por e vërteta e dhimbshme është se ekziston një “komunitet” i vogël në nivel ndërkombëtar. Për sa kohë që kjo gjë nuk ndryshon, miliona burra, gra dhe fëmijë do të përballen me një të tashme të rrezikshme dhe me një të ardhme me fare pak perspektivë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Refugee Problem in New York

Etiketa: aktivistAktivistëAngela MerkelApeliArmëBarack ObamaBEBrexitDhunëEuropaFondegrakomunitetMediaMerkelOKBPakistaniParapresidentProject SyndicateSHshtatorShtetet e BashkuaraSiriSiriaSulmsulm ajrorTerroristTerrorizmiTurqiavideoVotazgjedhje
Tjetri

Rumania mohon të ketë pranuar armët bërthamore të SHBA-së

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.