AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rumania mohon të ketë pranuar armët bërthamore të SHBA-së

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Zyrtarët në Bukuresht kanë mohuar lajmet në media se armët bërthamore të Amerikës po zhvendosen nga Turqia në Rumani pas tentativës së grushtit të shtetit ndaj qeverisë së Ankarasë.

Baza ushtarake Deveselu në Rumani. Foto: Aegis Ashore
Baza ushtarake Deveselu në Rumani. Foto: Aegis Ashore

Ministria e jashtme rumune, MAE, hodhi poshtë të enjten pretendimet se SHBA ka filluar transferimin e armëve bërthamore nga Turqia në Rumani pas tensionimit të marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

“MAE hedh poshtë në mënyrë kategorike këto informacione”, tha ministria në një deklaratë për shtyp, pa dhënë detaje.

Ministri i Mbrojtjes, Mihnea Motoç tha se lajme të tilla në media ishin vetëm spekulime dhe “deri më tani nuk ka pasur ndonjë plan apo diskutim [mes anëtarëve të NATO-s] për këtë temë”.

Deklaratat erdhën pasi portali EurActiv raportoi të enjten në mëngjes se më shumë se njëzet armë bërthamore B61 po lëvizin nga baza ajrore Inçirlik në Turqi drejt bazës Deveselu në Rumani.

Sipas njërit prej dy burimeve anonime të cituara nga EurActiv “marrëdhëniet SHBA-Turqi ishin përkeqësuar shumë pas grushtit të shtetit saqë Uashingtoni nuk i besonte më Ankarasë me armët”.

Zyrtarët amerikanë dhe ata turq nuk bënë asnjë reagim ndaj kërkesës së EurActiv për një koment.

NATO tha megjithatë se aleatët amerikanë duhet të sigurohen se “të gjithë komponentët bërthamor parandalues të NATO-s të jenë të sigurt dhe efektiv”.

Në Rumani, analistët thonë se dyshojnë që transferimi të ndodhë.

“Një transferim i tillë është shumë i vështirë në aspektin teknik dhe politik. Dyshoj që Aleanca të dalë kundër angazhimeve të saj politike për bashkëpunim me Moskën, bazuar mbi Aktin Themeltar të Marrëdhënieve të Ndërsjella dhe Sigurisë midis NATO-s dhe Rusisë,” tha analisti politik Andrei Tarnea.

Akti Themeltar, i nënshkruar në vitin 1997, thotë se aleatët e NATO-s “nuk kanë qëllim, plan dhe arsye për të dërguar armët bërthamore në territorin e një vendi të ri anëtar [si Rumania], dhe nuk duhet të ndryshojnë asnjë pozicion të armëve bërthamore apo të politikës bërthamore të NATO-s – dhe se nuk ka nevojë që kjo të ndodhë në të ardhmen”.

Jeffrey Leëis, drejtor i studimeve të mospërhapjes në Institutin e Studimeve Ndërkomëbtare në Middlebury në Monterey, tha përmes një postimi në Tëitter se Rumania nuk ka kapacitet për të ruajtur armët.

Në dhjetor 2015, Marina Amerikane inauguroi formliasht bazën e re të mbrojtjes me raketa në Deveselu në Rumaninë jugore. Baza u bë operacionale në mesin e majit të këtij viti.

Ajo është një nga dy zonat europiane të NATO-s që zbulojnë dhe mbrohen nga sulmet e raketave, një skemë që shihet me dyshim të thellë nga ana e Rusisë.

Rusia ka paralajmëruar Rumaninë të braktisë sistemin anti-raketë që SHBA po instalon në Deveselu.

Marrëdhëniet ndërmjet Bukureshtit dhe Moskës janë përkeqësuar disi. Rumania mbështeti fuqishëm paketën e sanksioneve të perëndimit përkundrejt Rusisë në lidhje me krizën në Krime dhe Ukrainën lindore.

Rumania gjithashtu ka mirëpritur një bazë të madhe ushtarake amerikane në aeroportin Mihail Kogalniceanu, pranë Detit të Zi e cila filloi nga puna në vitin 2007.

Etiketa: 1997ArmëKrimelajmeMediaNATOPunaRumaniRumaniaRusiaSHBATurqiTurqiaUkrainë
Tjetri
Të rivlerësosh Internetin e Gjërave

Interneti apo Splinterneti?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.