AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Interneti apo Splinterneti?

Joseph S. Nye, Jr.ngaJoseph S. Nye, Jr.
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Interneti. Foto: dwillson01/ Flickr

Kush e zotëron internetin? Përgjigjja është askush dhe të gjithë. Interneti është një rrjet i rrjeteve. Çdo rrjet i përket kompanive dhe organizatave të ndryshme dhe ata mbështeten te serverët fizikë në vende të ndryshme me ligje dhe rregulla të ndryshme. Por pa rregulla dhe norma të përbashkëta, këto rrjete nuk mund të lidhen efektivisht.

Interneti. Foto: dwillson01/ Flickr
Interneti. Foto: dwillson01/ Flickr

Fragmentimi – që nënkupton fundin e internetit – është një kërcënim real.

Disa vlerësime e vënë kontributin ekonomik të internetit në PBB-në globale deri në 4.2 trilionë dollarë për vitin 2016. Një “splinternet” (ndarje e internetit) do të ishte shumë i kushtueshëm për botën, por kjo ishte një nga mundësitë e të ardhmes të theksuara në raportin e muajit të shkuar të Komisionit Global të Rregullimit të Internetit, kryesuar nga ish-kryeministri suedez, Carl Bildt. Interneti tani lidh gjysmën e popullatës së botës dhe gjysmë miliardi njerëz – si dhe 20 miliardë pajisje – parashikohet se do të lidhen brenda pesë viteve të ardhshme.

Por zgjerimi i mëtejshëm nuk është i garantuar. Në skenarin më të keq të Komisionit, kostot e vëna nga veprimet e këqija të kriminelëve dhe kontrollet politike nga qeveritë do të bënin që njerëzit ta humbnin besimin te interneti dhe të pakësonin përdorimin e tij.

Kostoja e krimit kibernetik në vitin 2016 është vlerësuar të jetë 445 miliardë dollarë dhe mund të rritet shpejt. Teksa më tepër pajisje hyjnë në internet, hakerët keqdashës mund ta kthejnë “Internetin e Gjërave” IOT në “armatosje të gjithçkaje”. Shkeljet masive të privatësisë nga kompanitë dhe qeveritë dhe sulmet kibernetike mbi infrastrukturën civile si rrjetet e energjisë (siç ndodhi së fundmi në Ukrainë), mund të krijojnë pasiguri dhe të pengojnë potencialin e internetit.

Një skenar i dytë është ajo që Komisioni e quan “rritje të padrejtë”. Disa përdorues fitojnë në mënyrë disproporcionale, ndërsa të tjerë nuk arrijnë të përfitojnë. Tre apo katër miliardë njerëz janë ende offline dhe vlera ekonomike e internetit për shumë që janë të lidhur përbëhet nga barriera tregtie, censurë, ligje që kërkojnë ruajtje lokale të të dhënave dhe rregulla të tjera që kufizojnë rrjedhën e lirë të mallrave, shërbimeve dhe ideve.

Lëvizja drejt kontrollit sovran të internetit po rritet dhe një masë e fragmentizimit ekziston tashmë. Kina ka numrin më të lartë të përdoruesve të internetit, por “Muri i Madh Pengues” i saj ka krijuar barriera me pjesë të botës së jashtme.

Shumë qeveri censurojnë shërbimet që ata mendojnë se kërcënojnë kontrollin e tyre politik. Nëse ky trend vazhdon, do të kushtojë më shumë se 1% të PBB në vit dhe gjithashtu do të pengojë privatësinë e njerëzve, fjalën e lirë dhe aksesin ndaj dijes. Ndërsa bota do të zhytet në këtë rrugë, shumë gjëra do të humbasin dhe shumë të tjera do të mbeten pas.

Në skenarin e tretë të Komisionit, një internet i shëndetshëm ofron mundësi të paprecedentë për inovacion dhe zhvillim ekonomik. Revolucioni i internetit i këtyre dy dekadave të fundit ka kontribuar rreth 8% të PBB globale dhe ka sjellë tre miliardë përdorues online, ka ngushtuar përçarjet dixhitale, fizike, ekonomike dhe në arsim. Raporti i Komisionit thotë se IOT mund të rezultojë në mbi 11 trilionë dollarë shtesë të PBB deri në 2025.

Komision arriti në konkluzionin se inovacioni i qëndrueshëm dhe i papenguar do të kërkojë që standardet e internetit të zhvillohen haptazi dhe të jenë të disponueshme; që të gjithë përdoruesit të zhvillojnë një “higjienë” më të mirë dixhitale duke dekurajuar hakerët; që siguria dhe mbrotjja të jenë në thelb të projektimit të sistemit; që qeveritë të mos i kërkojnë palëve të treta të kompromentojnë enkriptimin; që vendet të bien dakord për të mos sulmuar infrastrukturën bazë të internetit dhe që qeveritë të raportojnë problemet teknologjike për të ofruar siguri industriale në tregje gjë që do të shtojë sigurinë e IOT.

Deri së fundmi, debati rreth qasjes më të përshtatshme ndaj internetit rrotullohet rreth tre kampeve kryesore. Së pari, qasja e shumë-palëve që buron nga komuniteti që zhvilloi internetin, i cili siguron zotësi teknike por jo legjitimitet ndërkombëtar sepse dominohet kryesisht nga teknokratët amerikanë. Një kamp i dytë favorizoi kontroll më të lartë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimit, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, që siguron legjitimitet por në kurriz të efikasitetit. Dhe vendet autoritare si Rusia dhe Kina ishin kampione të traktateve ndërkombëtare që garantojnë mosndërhyrje me kontrollin e fortë sovran të shtetit mbi porcionin e tyre në internet.

Së fundmi, Komisioni argumenton se po zhvillohet një model i katërt në të cilin përfshihet një komunitet më i gjerë shumë-palësh dhe që lidhet me pjesëmarrjen e palëve si komuniteti teknik,  organizatat private, kompanitë, qeveritë, në konferenca ndërkombëtare.

Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim ishte vendimi i Departamentit të Tregtisë së SHBA muajin e shkuar për ta kaluar mbikëqyrjen e të ashtuquajturit funksione IANA – “libri i adresave të internetit” – te Koorporata e Internetit për Emrat dhe Numrat. ICANN, me një Komitet Këshillues Qeveritar të 162 anëtarëve dhe 35 vëzhguesve, nuk është një organizatë tipike ndërqeveritare: qeveritë e nuk kontrollojnë organizatën. Njëkohësisht, ICANN është konsistent me qasjen shumë-palëshe të formuluar dhe legjitime nga Forumi i Qeverisjes së Internetit, krijuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB.

Disa senatorë amerikanë u ankuan se kur Departamenti i Tregtisë së presidentit Barack Obama dorëzoi mbikëqyrjen e vet ndaj IANA te ICANN, ai po “falte internetin”. Por SHBA nuk mund “ta falë internetin”, sepse Shtetet e Bashkuara nuk e zotërojnë atë. Ndërsa interneti fillestar lidhte kompjuterat në SHBA, interneti i sotëm lidh miliarda njerëz kudo në botë. Për më tepër, libri i adresave IANA (kopje të të cilit ka shumë) nuk është interneti.

Veprimi i SHBA muajin e shkuar për të ecur drejt një lloji interneti më të qëndrueshëm dhe të hapur ndaj shumë palëve, u vlerësua nga Komisioni Global. Le të shpresojmë që hapa të tjerë të pasojnë në këtë drejtim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Internet or Splinternet?

Etiketa: Barack ObamaCarl BildtkampKibernetikeKinaKomisionkomunitetLibriLokaleMASndarjeOKBpasiguriPBBProject SyndicateRaportiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSiguriaVendimizhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Gjiknuri: HEC-et, 39 milionë euro gropë financiare në buxhet

Mbyllja e dosjes “ CEZ ” hedh dritë mbi negociatat “sekrete” të qeverisë shqiptare

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.