AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Theresa May dhe Brexit

Chris PattenngaChris Patten
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrja britanike Theresa May. Foto: BETA

Theresa May, kryeministrja e re e Britanisë së Madhe ka përgjegjësinë historike të dirigjojë daljen e Britanisë nga BE-ja, por ndërsa negociatat do të kërkojnë vite, rezultati ka shumë gjasa të ngjallë pakënaqësi për disa ose për të gjithë…

Kryeministrja britanike Theresa May. Foto: BETA
Kryeministrja britanike Theresa May. Foto: BETA

Kryeministrja e re e Britanisë, Theresa May, ka një detyrë të jashtëzakonshme përpara: të përmbushë kërkesën e votuesve britanikë – ose më saktë anglezë dhe nga Uellsi – për “Brexit” nga Bashkimi Europian dhe për menaxhim të pasojave të thella që vijnë prej kësaj. Sfida e saj i bën ato të paraardhësve të saj së fundmi të duken fare të vogla. Por ajo mund t’ia dali.

Askush nuk duhet ta nënvlerësojë May. Ashtu si kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka provuar guximin përballë krizave të njëpasnjëshme, May ka të gjitha mjetet e nevojshme për ta bërë këtë gjë. Ajo është e zgjuar dhe e fortë, me pak durim ndaj gjërave të pakuptimta.  Ajo ka një ndjesi të fortë të shërbimit publik dhe një grup vlerash të konsoliduara. Ajo mbart pak bagazh ideologjik dhe është e zonja për të qëndruar në kontroll, ndërsa vepron brenda kufijve të vetvetes që e mbajnë në terren familjar.

May fiton shumicën e betejave që lufton dhe tregon pak mëshirë për ata që kanë përdorur taktika të dyshimta kundër saj. Megjithatë, ajo ka pak armiq të njohur brenda partisë së saj dhe është popullore në radhët e partisë. Është një kombinim i fuqishëm – të cilin ajo duhet ta përdorë plotësisht teksa përpiqet të nxjerrë Britaninë nga BE-ja.

Mos u gaboni: Britania është në rrugën e daljes. May në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se nuk mund të ketë kthim pas në votën për t’u larguar, edhe pse Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan për të qëndruar. “Brexit do të thotë Brexit”, këmbëngul ajo, ku ministrat e saj i bëjnë jehonë këtij refereni.

Por May duhet ta saktësojë ende se si e përcakton ajo Brexit. Kjo është pjesa e vështirë.

Imagjinoni nëse dikush ju thoshte “vakti i mëngjesit nënkupton vakt të mëngjesit” dhe pastaj të largohej t’ju përgatitur ushqimin. Do të kishit fare pak idenë se çfarë do të hanit. Një “luster fry-up” irlandez – vezë, proshutë, salsiçe derri, puding kakaoje, patate, bukë dhe një domate të skuqur – me një filxhan çaji? Kafe dhe një byrek? Në varësi të rrethanave dhe preferencave tuaja, me gjasa do të ndiheshit shumë ndryshe për mundësitë.

E njëjta gjë vlen për Brexit. Disa shqetësohen kryesisht për ndalimin e forcës punëtore të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar. Të tjerë janë të përqendruar te ruajtja e aksesit në tregun e përbashkët. Por, ndryshe nga një mëngjes, Britania nuk mund të kërkojë gjithçka që ka menyja.

Realiteti, shpesh i shpërfillur nga ata që mbështetin daljen, është se BE-ja nuk do të ofrojë diçka për hiçgjë. Kjo nuk është ngaqë liderët e saj duan të fitojnë ca pikë apo të ndëshkojnë Britaninë për refuzimin e BE-së (ndonjëherë me retorikën e zjarrtë, sikurse sekretari i ri i jashtëm Boris Johnson, iu referua “imperializmit hitlerian”). Ne britanikët priremi të harrojmë, se kushdo – përfshirë BE-në dhe secilin shtet anëtar – ka interesat e vet politikë ose tregtarë, që synojnë t’i mbrojnë.

Për May, një sfidë qendrore e muajve të ardhshëm do të jetë përcaktimi realist se çfarë duhet të kërkojë Britania kur të fillojë negociatat e gjata mbi marrëdhënien me Europën (dhe në frontin tregtar, me botën). Duke marrë parasysh axhendën (më vijnë në mendje të paktën gjashtë çështje madhore që do të kërkojnë negociata më vete), procesi do të kërkojë disa vite. (Mbesa ime 11-vjeçare do të jetë duke filluar universitetin kur ato të përfundojnë!) Prioritetet e qarta janë thelbësore për të mos e zvarritur procesin edhe më gjatë.

Synimi, sigurisht, duhet të jetë arritja e një balance midis sigurimit të aksesit në pjesën tjetër të Europës për eksportuesit britanikë të mallrave dhe shërbimeve (veçanërisht shërbimeve financiare) dhe kufizimi i lëvizjes së shtetasve të BE-së në Britani. Sa më shumë që negociatorët të arrijnë në këtë fushë, aq më tepër kompromis do t’u duhet të bëjnë gjetkë.

May do të duhet të mbledhë të gjithë dijen, aftësinë dhe kapitalin politik të saj për të negociuar një marrëveshje të arsyeshme. Por edhe nëse ia del me sukses, ajo mund të zbulojë se jo vetëm disa persona do të jenë të pakënaqur – një rezultat i pashmangshëm – por se të gjithë janë të pakënaqur. Kjo do të përbënte një tjetër sfidë madhore me të cilën përballet qeveria e May: ngushtimi i përçarjes në shoqërinë britanike të cilën e ekspozoi fushata Brexit.

Vota Brexit u fuqizua nga klasa e mesme punëtore e Veriut dhe Mesit të Anglisë, të cilët janë ndjerë prej kohësh të harruar nga liderët e tyre politikë, të lënë pas globalizimit dhe të margjinalizuar nga agjenti i perceptuar i tij, BE-ja. Anglia metropolitane – veçanërisht Londra – mund të ketë përfituar, por ata jo.

Duke mos pasur besim në Partinë Laburiste që po shkrihet nën liderin e krahut të majtë Jeremy Corbyn, shumë anëtarë të këtij grupi ranë pre e premtimeve populiste të atyre që mbështesnin daljen. “Ne do të përmbysim globalizimin”, deklaruan ata. “Ne do të kthejmë emigrantët që po na shtypin rrogat dhe do të shpenzojmë miliona paundët e shpenzuara për BE-në në shërbime publike”. Brexit, sipas tyre, do ta kthejnë Britaninë në një të shkuar më të sigurt dhe më të begatë.

Premtimet ishin false. Globalizimi nuk mund të zhbëhet dhe migracioni nga BE-ja nuk mund të ndërpritet. Çdo përpjekje për ta bërë këtë do të shkatërronte bizneset britanike. Edhe nëse një ekonomi ngurruese çon në rënie të imigracionit, punëtorët që votuan për Brexit do të zbulojnë të zemëruar se punët e paguara pak vazhdojnë të nxjerrin pak para dhe se shërbimet e tyre publike janë ende nën presion. Kjo nuk ka gjasa të nxisë kohezion social.

Vota brexit  ka shkaktuar gjithashtu një stuhi të ndjesisë populiste që do të jetë e vështirë për t’u kontrolluar. Ashtu sikurse Donald Trump nuk do t’i bëjë votuesit e tij të klasës punëtore me të ardhura me të mira në SHBA, Brexit do të dështojë t’i sjellë përfitim atyre që e zgjodhën atë – pavarësisht se çfarë pamje do të ketë. Kjo është një sfidë që May, pavarësisht aseteve të saj, mund të mos jetë në gjendje ta tejkalojë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. May’s Day

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBEbesimBoris JohnsonBrexitBritanibyrekDonald TrumpekonomifushataglobalizimiIrlandamarrëveshjeMerkelMigracioninegociatapaktParaProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHSHBATrumpVotavotuesit
Tjetri
Fshati malor i ndarë midis arsimit serb dhe atij kosovar

Si të mbyllim hendekun e aftësive: leksione nga ekonomitë në zhvillim

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.