AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A mundet Koreja e Jugut të bëjë më shumë fëmijë?

Lee Jong-WhangaLee Jong-Wha
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Masat stimuluese që shtetet duhet të marrin që të nxisin prindërit të bëjnë më tepër fëmijë – duke rritur kështu pjellorinë në vend – përfshijnë cilësi të lartë kujdesi për fëmijët dhe ndryshim të kulturës në vendin e punës, arsyeton profesori i ekonomiksit Lee Jong-Wha duke marrë si shembull Korenë e Jugut.

Një çift puthet ndërsa shkrep një foto në një fushë në Parkun Olimpik të Seulit, Kore e Jugut, e mërkurë 21 shtator 2016. Foto: (AP Photo/Ahn Young-joon)
Një çift puthet ndërsa shkrep një foto në një fushë në Parkun Olimpik të Seulit, Kore e Jugut, e mërkurë 21 shtator 2016. Foto: (AP Photo/Ahn Young-joon)

Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike. Norma totale e pjellorisë (numri i fëmijëve për grua), në 1.24 është një nga më të ulëtit në botë dhe shumë poshtë nivelit 2.1 fëmijë për grua që nevojitet për të ruajtur një popullatë të qëndrueshme pa imigracion. Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje.

Një normë e ulët lindjeje është e zakonshme në vendet e industrializuara. Përpara bumit ekonomik të Koresë së Jugut – një kohë kur pasja e më tepër fëmijëve shihej si burim i sigurisë në pleqëri – norma e pjellorisë ishte shumë më e lartë, duke arritur mesatare më tepër se gjashtë deri në 1960. Por, teksa ekonomia e Koresë së Jugut përparoi, kostot e lidhura me rritjen e fëmijëve u shtuan dhe po kështu pjesëmarrja e grave në tregun e punës, ndaj norma e pjellorisë ra gramatikisht, duke shkuar poshtë dyshit në vitet 1980.

Fillimisht, normat në rënie të pjellorisë ishin një bekim ekonomik, pasi familjarët kursenin më tepër dhe investonin në zhvillimin e fëmijëve. Në vitin 2015, norma e regjistrimit në kolegj për gratë arriti 81% krahasuar me vetëm 6% në 1980. Por pakësimi i popullsisë në moshë pune së fundmi ka penguar rritjen ekonomike dhe kërcënon të ushtrojë presion të madh mbi sistemin publik të pensioneve.

Qeveria e Koresë së Jugut është përpjekur të zgjidhë këto sfida me një seri masash që synojnë të nxisin normat e pjellorisë. Një paketë e fundit përfshin më tepër leje prindërore, prioritet në regjistrim në kujdesin shtetëror për fëmijët e tretë dhe subvencione për trajtime të infertilitetit.

Por nëse këto masa do të çojnë në norma më të larta pjellorie, kjo është e dyshimtë për një arsye të thjeshtë: ato nuk zgjidhin pengesat e mëdha ekonomike që po i shkaktojnë koreano jugorëve vonesa apo heqje dorë nga të bërit prind.

Një nga këto pengesa është kostoja arsimore. Prindërit në Korenë e Jugut duan të investojnë shumë në dhënien e pak fëmijëve të tyre të shansit më të mirë të begatisë. Në vitin 2015, ata shpenzuan pothuajse 7% të të ardhurave të tyre në tarifa të shkollimit privat për fëmijët e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm. Ata gjithashtu paguajnë një çmim shumë të lartë për arsimin në kolegje të fëmijëve të tyre, që nuk garanton më begati në jetë.

Në fakt, Koreja e Jugut paguan pjesën më të madhe të shpenzimeve për arsimin privat mes vendeve të OSBE, duke ia kaluar edhe Shteteve të Bashkuara. Kjo kufizon numrin e fëmijëve që prindërit ndjejnë se mund të përballojnë të rrisin.

Për shumë koreano-jugorë të rinj, edhe martesa është ekonomikisht e pamundur sot, për shkak të faktorëve si kostot e larta të shtëpive dhe papunësia te të rinjtë, edhe mes atyre që kanë mbaruar universitetin. Numri i dasmave në Korenë e Jugut ra nga 435,000 në vitin 1996 në 302,800 në vitin 2015. Në një vend ku vetëm 2% e fëmijëve lindin jashtë martesës, kjo ka një ndikim të fuqishëm në normat e pjellorisë.

Gratë përballen me barrierat më të larta të rritjes së pjellorisë. Pabarazia e vazhdueshme gjinore, bashkë me mungesën e kujdesit të fëmijëve që është i përballueshëm dhe i një cilësie të lartë, bëjnë që shumë gra koreano-jugore të tërhiqen nga tregu i punës pas martesës apo lindjes së fëmijës.

Ndërsa burrat punojnë orë të gjata dhe jofreksibël, gratë mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë për kujdesin në familje. Një sondazh i vitit 2014 tregoi se gratë koreano-jugore kalojnë mesatarisht tre orë dhe 28 minuta në ditë me aktivitete të shtëpisë dhe kujdes për familjen, krahasuar me vetëm 47 minuta të burrave, që gjithashtu llogariten se marrin lejen e lindjes vetëm në 5.6% të rasteve në 2015.

Megjithëse masat e reja synojnë të nxisin këtë ndarje barre, ato nuk do të mjaftojnë. Mbi të gjitha, gratë nuk po hasin vështirësi vetëm me lejen prindërore të pabarabartë; shumë prej tyre po largohen nga puna pas lindjes së fëmijëve. Dhe shumica nuk duan ta bëjnë këtë. Në një sondazh nga Industritë e Federatës Koreane, 38% e grave beqare që iu përgjigjën sondazhit thanë se nuk donin fëmijë, kryesisht ngaqë kishin frikë se do të hasnin vështirë në punë ose do ta humbnin vendin e punës. Vetëm një e treta e pjesëmarrëseve në studim u përgjigjën pozitivisht ndaj programit të qeverisë për promovimin e pjellorisë.

Qeveria e Koresë së Jugut duhet të ndjekë një paketë politike më gjithëpërfshirëse që synon të ulë disa nga barrierat për lindjen e fëmijëve. Gratë, në veçanti, kanë nevojë për mbështetje më të madhe, për të eliminuar zgjedhjen binare mes karrierës dhe familjes. Çelësi është të ofrohen kushte pune më freksibël, të ndërtohen kultura më të hapura korporatash dhe për të siguruar kujdes shëndetësor për fëmijët më të aksesueshëm, si publik dhe privat. Për këtë arsye, do të ndihmonte lejimi i migracionit të dadove dhe kujdestareve të tjera nga jashtë.

Koreja e Jugut mbetet konservative rreth dhënies së rezidencës së përhershme ndaj shtetasve të huaj. Por realiteti është se, në ekonomitë e përparuara ku shërbimet e tregut për fëmijët dhe familjet janë të disponueshme, gratë më të arsimuara priren të kenë më tepër fëmijë, veçanërisht në moshë më të madhe.

Japonia, nga ana e saj, ia ka dalë të nxisë normën shumë të ulët të pjellorisë – që ra në 1.26 në vitin 2005 në 1.46 në vitin 2015, përmes përpjekjeve të vazhdueshme të pakësimit të kostove të kujdesit për fëmijët dhe përmes ndryshimit të kulturës së korporatave. Për ta ruajtur këtë përmirësim, së fundmi vendosi të marrë iniciativa për të tërhequr më tepër kujdestare të huaja shtëpish. Këto ndryshime reflektojnë zotimin e kryeministrit Shinzo Abe për të parandaluar popullatën nga rënia nën 100 milionë.

Edhe nëse punonjëset e huaja që kujdesen për shtëpitë nuk rrisin normën e pjellorisë, ato ofrojnë mundësinë që gratë të vazhdojnë të punojnë edhe pasi të bëhen me fëmijë. Në Singapor, për shembull, familjet shpesh punësojnë shërbyese që të jetojnë me to nga shtetet fqinje, përfshirë Filipinet dhe Indonezinë, që të kujdesen për shtëpinë dhe fëmijët. Megjithëse norma e pjellorisë në Singapor është vetëm 1.3 – një nga më të ulëtat në botë – kjo politikë i jep mundësinë vendit të tërheqë talente të huaja për të mbushur hendekun e popullatës dhe për të ruajtur ekonominë.

Në një farë pike, ndryshimi demografik është i pashmangshëm, ashtu siç është edhe ndikimi i tyre ekonomik transformues. Por ka hapa që qeveritë mund të marrin për të formësuar trendet demografike dhe për të ulur efektet e tyre negative. Nëse Koreja e Jugut krijon një mjedis në të cilat familjet mund të jetojnë dhe punojnë të lumtura, këto familje do të zgjerohen.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Can South Korea Make More Babies?

Etiketa: EkonomiaFamiljegraJaponiaKolegjKorejaKrijonkujdes shëndetësorKulturakushte puneMasambështetjeMjedisndarjendikimOSBEPabaraziaPiSProject SyndicatePunaPunëQeveriaSHshtatorSingaporsondazhsubvencioneTregu
Tjetri
Serbët e Bosnjës sfidojnë shtetin me lum votash në referendum

Serbët e Bosnjës sfidojnë shtetin me lum votash në referendum

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.