AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbët e Bosnjës sfidojnë shtetin me lum votash në referendum

Eleanor RosengaEleanor Rose
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik feston rezultatin e referendumit të dielën. Foto: Anadolu.

Rezultatet e para tregojnë se banorët në entitetin serb të Bosnjës, Republika Srpska, votuan masivisht në një referendum për të sfiduar një vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror, e cila ndaloi festimin e ditës së “krijimit të shtetit” të entitetit.

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik feston rezultatin e referendumit të dielën. Foto: Anadolu.
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik feston rezultatin e referendumit të dielën. Foto: Anadolu.

Rezultatet e para nga referendumi tepër i diskutuar që u mbajt të dielën në Republikën Srpska treguan se 99,79 për qind e votuesve thanë “po” për të festuar festën e tyre të përvitshme “të krijimit të shtetit” më 9 janar, pas numërimit të 71.09 për qind të votave – duke hedhur poshtë ndalimin e festimit të kësaj dite siç u vendos nga gjykata më e lartë në vend.

Pas mbylljes së qendrave të votimeve, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, organizatori i referendumit i cili e ka ndarë vendin në baza etnike, plot triumf iu drejtua turmës me më shumë se 1,000 persona në një miting në qytetin Pale.

“Sot ne kemi shkruar edhe një tjetër faqe nga historia jonë e lavdishme dhe thamë se jemi njerëz që luftojnë për liri, për të drejtat e Republikës,” tha Dodik.

“Kjo ishte më shumë sesa të luaje heronjsh, më shumë sesa zemërim, kjo ishte për popullin! Prandaj dua të lajmëroj këtu se referendumi i sotëm pati sukses,” shtoi ai.

Mbështetësit e tij brohoritën dhe kënduan ndërsa prisnin daljen e tij dhe pasi ai foli, u hodhën fishekzjarrë, raportoi media.

Referendumi ishte një reagim ndaj një vendimi të vitit të kaluar nga Gjykata Kushtetuese në nivel shtetëror, e cila vendosi se festimi i Ditës së Republikës Srpska më 9 janar ishte diskriminuese ndaj jo-serbëve në entitet, sepse ajo datë ishte gjithashtu një festë fetare ortodokse serbe.

Nëntë janari ishte dita në vitin 1992 kur serbët e Bosnjës shpallën themelimin e Republikës Srpska, gjë të cilën boshnjakët e vendit e shohin si një shenjë paralajmëruese për luftën që shpërtheu menjëherë pas kësaj.

Referendumi – i cili nga shumë njerëz shihet si shkelës i Marrëveshjes së Dejtonit që i dha fund luftës – u kundërshtua me forcë nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Aleatja e Republikës Srpska, Serbia, refuzoi ta mbështeste atë, edhe pse ambasadori rus në Bosnje dhe Hercegovinë, Petar Ivancov, ofroi mbështetjen e Moskës.

Votimi u ndalua edhe nga Gjykata Kushtetuese shtetërore dhe politikanët boshnjakë kërkuan një bojkot, duke pretenduar se ai mund të jetë një shenjë paralajmëruese për një votim mbi shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Rreth 1.2 milion njerëz mund të votonin dhe vlerësimet e para flisnin për një pjesëmarrje midis 56 dhe 60 për qind, sipas presidentit të komisionit të referendumit Sinisa Karan.

Stevan, një votues 76-vjeçar nga Banja Luka, tha për BIRN se votimi në referendum ishte detyra e tij.

“Ne duhet të tregojmë se nuk mund të na thonë më se çfarë duhet të bëjmë, çfarë dhe si të festojmë. Unë votova në këtë dhe do të votoj edhe në referendumin e madh, nëse është e nevojshme,” tha ai.

RTRS TV njoftoi se banorët në fshatin me shumicë boshnjake Kula, në komunën e Gackos, bllokuan një qendër votimi të dielën në mëngjes.

Por incidenti u minimizua nga zyrtarë të Republikës Srpska dhe media vendase citoi kreun e komisionit të referendumit Sinisa Karan të ketë thënë se votimi kishte kaluar pas asnjë parregullsi të raportuar.

Nura Begovic, zv/presidente e organizatës së viktimave të luftës boshnjake “Gratë e Srebrenicës”, e quajti referendumin një goditje për viktimat dhe familjet e tyre, sipas faqes së internetit të lajmeve Klix.ba.

Qyteti lindor i Srebrenicës, ku më shumë se 7,000 burra dhe djem boshnjakë u masakruan në vitin 1995 nga forcat serbe të Bosnjës, ndodhet në Republikën Srpska.

Begoviç pretendoi se lideri i Republikës Srpska Dodik e kishte organizuar votimin për të fituar mbështetje për partinë e tij në pushtet në zgjedhjet vendore të së dielës së ardhshme.

“Dita e sotme ishte shumë e vështirë. Ne e dimë se e gjithë kjo po ndodh për qëllime zgjedhore, sepse në këtë mënyrë, duke mbajtur një referendum, Milorad Dodik fiton pikë politike,” tha Begoviç.

Ajo shtoi se “Gratë e Srebrenicës” asnjëherë nuk do ta pranonin 9 janarin si festë kombëtare të Republikës Srpska.

Kryetari boshnjak i Srebrenicës, Camil Durakoviç, i cili gjithashtu e kundërshtoi referendumin, tha për mediat lokale se ai ishte thjesht një “sondazh i vogël”.

Durakoviç tha se kostoja prej rreth 700,000 eurosh që u mor nga buxheti i entitetit për të mbajtur referendumin ishte një çmim tepër i rëndë për të paguar.

Por kryeministrja e Republikës Srpska Zeljka Cvijanoviç tha se ishte krenare për arritjet e entitetit.

“Pa ndonjë qëllim të fshehtë, ishte e rëndësishme të tregonim se mund të organizojmë një referendum. Prandaj, ju lumtë, banorë të Republikës. E bëmë mirë punën tonë,” tha ajo.

Etiketa: BanorëBEBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBosnjebuxhetiGjykataGjykata KushtetuesekushtetueseLokalembështetjeMediaMilorad DodikParapresidentePunëReferendumRepublika SrpskaSerbiaSHBAsondazhVendimVendimivotimVotimiVotuesZgjedhjet
Tjetri
Maqedonasit nxiten të protestojnë në mbrojtje të Prokurorisë Speciale

Maqedonasit nxiten të protestojnë në mbrojtje të Prokurorisë Speciale

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.