AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonasit nxiten të protestojnë në mbrojtje të Prokurorisë Speciale

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Maqedonasit në protestë. Foto arkive: Vanco Dzambaski

Aktivistët nga lëvizja “Revolucioni Shumëngjyrësh” i nxitën mbështetësit e tyre të dalin në një protestë të re në Shkup të hënën në mbrojtje të Prokurorisë Speciale, që sipas tyre po sulmohet nga zyrtarët e korruptuar.

Maqedonasit në protestë. Foto arkive: Vanco Dzambaski
Maqedonasit në protestë. Foto arkive: Vanco Dzambaski

Aktivistët i kanë bërë thirrje maqedonasve të protestojnë në Shkup të hënën në orën 5 të pasdites në mbrojtje të Prokurorisë Speciale, SJO – që sipas tyre po njolloset dhe sulmohet nga qeveria dhe media nën kontrollin e partisë qeverisëse VMRO DPMNE.

Institucioni, i formuar vitin e shkuar si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare të ndërmjetësuar për të investiguar korrupsionin e nivelit të lartë, ka pasur përplasje të vazhdueshme me partinë në pushtet.

“SJO sërish ka nevojë për mbështetjen tonë,” thotë slogani i protestës i shpërndarë në profilin e Facebook të lëvizjes.

“Ne nuk duhet të lejojmë regjimin të mendojë as për një çast se këtij institucioni i mungon mbështetja e fortë, e bashkuar dhe e vendosur e qytetarëve!”

Në një aksion natën e të dielës, në përgatitje të protestës, aktivistët ngjyrosën pjesë të fasadës së Gjykatës Penale të Shkupit me ngjyra të hapura.

Aksioni u projektua për të theksuar pretendimin se gjykata është ende e kontrolluar nga qeveria dhe po pengonte SJO-në nga funksionimi siç duhet.

“Nga shumë kërkesa për burgosje të të dyshuarve të kërkuar nga SJO, Gjykata Penale ka miratuar vetëm një. Nga ana tjetër, nga viti 2012 deri në 2014, gjykata miratoi 707 nga 717 kërkesa për paraburgim nga prokuroria e zakonshme,” tha lëvizja.

Protesta e të hënës vjen pas një debati të gjatë dhe të nxehur në parlament rreth raportit më të fundit gjashtë-mujor të SJO, që

Deputetët nga partia VMRO DPMNE kanë akuzuar kryeprokuroren speciale Katica Janeva për paaftësi dhe kanë refuzuar kërkesat e saj kryesore.

Monday’s protest comes amid a long, heated debate in parliament over the SJO’s latest  six-monthly report, ëhich continued acrimoniously on Monday.

Ajo, në këmbim, i është përgjigjur akuzave ndaj saj nga deputetët me zemërim.

“Më keni mbajtur këtu për tre ditë me qëllim dhe nuk po më lini të punoj. Për tre ditë, jam ulur këtu dhe i jap përgjigjur të njëjtave pyetje,” i tha Janeva deputetit të VMRO DPMNE Krste Mukoski të premten pasi sugjeroi se ajo nuk ishte e përshtatshme për të drejtuar SJO.

“Ju më keni mbajtur këtu me qëllim që të mos mund të punoj,” shtoi ajo.

Janeva i ka kërkuar parlamentit të zgjasë afatin përfundimtar të qershorit 2017 të SJO për të investiguar të gjitha çështjet dhe akuzat e shtypit, duke thënë se pengesat ia kanë bërë të nevojshme kohën shtesë.

Ajo kërkoi gjithashtu ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, që sipas saj do të përmirësojnë sigurinë e dëshmitarëve – që do të mbartin barrën kryesore në disa hetime.

Megjithatë, ish-kryeministri dhe lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, mes zyrtarëve të tjerë të partisë nën hetimin e SJO, i ka refuzuar kërkesat, duke thënë se ata kanë bërë mjaftueshëm për t’i lehtësuar punën SJO-së.

“Kemi siguruar gjithçka që ishte e nevojshme – një buxhet, para, punonjës, zyra dhe logjistikë. Të gjitha ligjet u ndryshuan, bashkë me opozitën dhe nuk shohim nevojë për asnjë përmirësim apo marrëveshje të re,” tha Gruevski të dielën.

Më 15 shtator, SJO ngriti akuzat e para në dy çështje. Zv.Prokurorja speciale Fatime Fetai tha se një aktakuzë lidhej me shkatërrimin e dokumenteve të lidhura me pajisjen e përdorur për përgjimet e paligjshme.

Aktakuza e dytë e ngritur nga SJO, lidhet me pretendimet se qeveria orkestroi sulme të dhunshme në komunën e drejtuar nga opozita në Centar në qershor 2013.

Revolucioni Shumëngjyrësh filloi me protestat e 12 prillit, pasi presidenti Gjorge Ivanov përdori të drejtën e tij presidenciale për të falur zyrtarët që po hetoheshin nga prokuroria speciale, bashkë me partnerët e tyre. Ai më vonë i tërhoqi faljet e tij nën presionin e vendasve dhe ndërkombëtarëve.

Etiketa: aktivistAktivistëburgosjedebatedeputetdëshmitarëFacebookGjykataGjykatëGjykatësGruevskihetimemarrëveshjembrojtjeMediaNikola GruevskiOpozitaParaparaburgimparlamentPartiaProkuroriaProkuroria SpecialeProtestaProtestatPunëQeveriaSHShkupshtatorVMRO DPMNE
Tjetri
Raporti i BB: Shqipëria, parashikohet trend pozitiv i rritjes ekonomike dhe ulje e varfërisë

Raporti i BB: Shqipëria, parashikohet trend pozitiv i rritjes ekonomike dhe ulje e varfërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.