AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Raporti i BB: Shqipëria, parashikohet trend pozitiv i rritjes ekonomike dhe ulje e varfërisë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Tahseen Sayed, duke folur gjate nje konference per mundesite dhe sfidat e pershpejtimit te rritjes ekonomike te barabarte dhe gjitheperfshirese ne Shqiperi.
Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Sipas raportit të fundit të ekspertëve të Bankës Botërore, forcimi i kërkesës së brendshme ka nxitur rritjen ekonomike në Shqipëri, ndërsa papunësia dhe varfëria janë në rënie në rajon.

Perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Tahseen Sayed, duke folur gjate nje konference per mundesite dhe sfidat e pershpejtimit te rritjes ekonomike te barabarte dhe gjitheperfshirese ne Shqiperi. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Tahseen Sayed, duke folur gjatë një konference për mundësitë dhe sfidat e përshpejtimit të rritjes ekonomike të barabartë dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Janar 2016 Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Ekonomistët e Bankës Botërore parashikuan se rritja ekonomike në Shqipëri do të arrijë në nivelin 3.2 për qind në vitin 2016, nga 2.8 për qind në vitin 2015 – mbështetur nga forcimi i kërkesës së brendshme.

Rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të përmirësohet në 3.5 për qind në vitin 2018.

Në Raportin e Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore, të publikuar të martën, ekspertët parashikuan se trendi pozitiv i rritjes ekonomike të vitit 2016 do t’i hapë rrugë shtimit të punësimit dhe uljes së varfërisë.

Punësimi vijon të jetë nën nivelet e para-krizës, sipas raportit të BB, por në Shqipëri norma e papunësisë u reduktua me 1.5 pikë përqindje në terma vjetorë, ku rritja ekonomike dhe reformat e tregut të punës e kanë çuar shkallën e punësimit në 6.7 për qind për gjashtëmujorin e parë të 2016.

Rigjallërimi i konsumit dhe investimet private të mbështetura nga projekte madhore në sektorin e energjisë pritet të udhëheqin rimëkëmbjen ekonomike në Shqipëri, duke kontribuar në 2/3 e saj përgjatë periudhës 2016-2018 – vlerëson raporti.

“Vendet që ndërmorën reforma të thella përjetuan rritje të investimeve, të cilat u kthyen në shtytës të fuqishëm të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, ku investimet private patën kontribut të rëndësishëm në  rritjen ekonomike në Serbi dhe Shqipëri”, thotë Katia Vostroknutova, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe bashkëautore e raportit.

“Deficiti fiskal dhe borxhi publik pësuan gjithashtu rënie si rezultat i reformave që u ndërmorën në këto dy vende”, shtoi Vostroknutova.

Raporti vlerëson se Shqipëria është i vetmi vend në rajon ku kreditë e këqija nuk pësuan rënie për vitin 2016.

Sipas Raportit të fundit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore (RRrEEJL), rritja ekonomike rajonale do të shkojë në 2.7 për qind në vitin 2016, nga 2.2 për qind që ishte në vitin 2015.

Në vitet 2017 dhe 2018 ritmi i rritjes ekonomike rajonale pritet të përshpejtohet.

Flukset hyrëse të IHD-ve dhe Investimeve të Portofolit u zvogëluan në shumicën e vendeve të Europës Juglindore duke reflektuar ecurinë e tregjeve ndërkombëtare dhe pasigurinë politike.

Barbara Cunha, Ekonomiste e Nivelit të Lartë të Bankës Botërore dhe autore kryesore e raportit e konsideron Serbinë si liderin e rritjes ekonomike për rajonin dhe vlerëson se ritmet e rritjes do të ruhen në nivel 2.8 – 3.6 nga të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Maqedonisë.

“Konsolidimi i rritjes ekonomike po ndihmon në rritjen e punësimit dhe uljen e varfërisë në rajon,” thekson Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Goldstein thekson se papunësia në nivel rajonal mbetet e lartë, në rreth 25 për qind, por ajo pësoi rënie në të gjitha vendet e Europës Juglindore, me përjashtim të Malit të Zi.

“Ruajtja e ritmeve të rritjes së fortë ekonomike në kushtet e rreziqeve të rritura kërkon zbatim të reformave që garantojnë qëndrueshmërinë e saj,” thotë drejtoresha e BB për Ballkanin Perëndimor.

“Ndërmarrja e masave që mund të ndihmojnë, për shembull, në përmirësimin e klimës së biznesit apo rritjen e cilësisë së shërbimeve publike do të sigurojnë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen”, përfundon Goldstein.

Etiketa: BorxhiBorxhi publikkonferenceParaPunëPunësimirajonRaportiReformaRritja ekonomikeSerbiSHshqipShqipëriShqipëriaulje
Tjetri
Rilindja urbane e Tiranës kushton 12 milionë euro

Rilindja urbane e Tiranës kushton 12 milionë euro

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.