AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Opozita shqiptare e Maqedonisë merr në konsideratë bashkimin në zgjedhje

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ziadin Sela, kryetari i Lëvisjes për Reforma, PDSH. Foto: Facebook.

Në mes të krizës së vazhdueshme në Maqedoni, opozita etnike shqiptare sheh një mundësi për të fituar avantazh duke bashkuar forcat për zgjedhjet e dhjetorit, por dyshon për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë etnike maqedonase.

Ziadin Sela, kryetari i Lëvisjes për Reforma, PDSH. Foto: Facebook.
Ziadin Sela, kryetari i Lëvisjes për Reforma, PDSH. Foto: Facebook.

Partitë e sapoformuara shqiptare të opozitës në Maqedoni po fokusohen në bashkimin në një bllok përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 11 dhjetor, në një përpjekje për të larguar partnerin shqiptar të vogël në koalicionin qeverisës të vendit, Bashkimin Demokratik për Integrim, BDI.

Rregulli i pashkruar në Maqedoni është se pas zgjedhjeve, fituesi i votimeve midis elektoratit shqiptar i bashkohet qeverisë si partia më e vogël e koalicionit. BDI ka qenë në koalicionin qeverisës me partinë kryesore të vendit në pushtet, VMRO DPMNE, që nga viti 2008.

Por me VMRO DPMNE që po vuan dëmtimet politike nga kriza e gjatë në vend për shkak të përgjimeve të paligjshme masive dhe BDI që hesht për planet e saj për zgjedhjet e ardhshme, opozita shqiptare e shikon këtë bashkim si një mundësi për të fituar epërsi në kutinë e votimit.

Megjithatë, partitë më të reja opozitare shqiptare kanë thënë se s’duan të bashkohen me forcën më të madhe opozitare shqiptare në Maqedoni, Partinë Demokratike të Shqiptarëve, PDSH.

Shumica e shqiptarëve në partitë opozitare janë gjithashtu skeptikë për krijimin e një koalicioni me çdo parti etnike maqedonase, edhe pse partia kryesore opozitare në vend, Social Demokratët, SDSM, ka bërë thirrje për një front më të gjerë për të mposhtur VMRO DPMNE në pushtet.

“Para zgjedhjeve, ne do të bëjmë një aleancë me shqiptarët dhe pas zgjedhjeve me partinë që do të pranojë legjitimitetin e platformës sonë jo si numër, por si vullnet i gati gjysmës së popullsisë në Maqedoni të cilët janë shqiptarë,” tha për BIRN Ziadin Sela, lideri i Lëvizjes për Reforma, Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH.

Më 2 tetor, Bashkimi Social Demokrat i Maqedonisë u zotua se do të siguronte të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, në një përpjekje për të tërhequr partitë e vogla të bashkojnë forcat në prag të zgjedhjeve dhe për të rritur mundësitë për t’i dhënë fund sundimit prej një dekade të VMRO DPMNE-së.

“Të gjithë ndiejmë të njëjtët probleme – maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë dhe boshnjakë që jetojnë në Maqedoni. Ne do të ndërtojmë një shoqëri pa ndarje dhe me të drejta të barabarta për të gjithë,” tha Radmila Sekerinska, zv/kryetarja e BSDM gjatë një fjalimi në kongresin e partisë së saj të dielën.

“Ne besojmë se Maqedonia i përket të gjithëve në mënyrë të barabartë,” shtoi Sekerinska.

Partitë etnike maqedonase më parë nuk kanë bërë thirrje për më shumë të drejta për shqiptarët e vendit, të cilët përbëjnë një të katërtën e 2.1 milionë banorëve të vendit, dhe retorika nacionaliste më shumë zakonisht dëgjohet në prag të zgjedhjeve sesa në oferta bashkëpunimi.

Ndryshimi i retorikës nga ana e Bashkimit Social Demokrat të Maqedonisë u vu re edhe në një deklaratë nga lideri i partisë, Zoran Zaev, disa javë më parë, kur tha se gjuha shqipe duhet të kenë status zyrtar në të gjithë vendin, jo vetëm në komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 për qind të popullsisë.

Në vitin 2001, Maqedonia kaloi një konflikt të shkurtër të armatosur midis rebelëve shqiptarë dhe forcave të sigurisë. Konflikti përfundoi të njëjtin vit me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje paqe e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët që garantoi të drejta më të mëdha për shqiptarët e vendit.

Retorika nuk mjafton

Partitë opozitare shqiptare thonë se ndryshimi i retorikës së Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë nuk mjafton për t’i bindur ato të bashkojnë forcat me Zaevin dhe nuk garanton një zgjidhje për problemet e shqiptarëve në lidhje me të drejtat e tyre.

Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH, tha se ajo nuk po negocion me ndonjë nga palët maqedonase mbi një koalicion të mundshëm parazgjedhor për shkak të dyshimeve serioze në platformat e tyre politike.

“Pavarësisht nëse ata i përkasin krahut të djathtë apo të majtë, partitë maqedonase nuk janë gati të pranojnë platformën e PDSH-së. Platformat e tyre janë në kundërshtim me qëllimet tona, kjo është arsyeja pse ne nuk po e marrim parasysh një koalicion të mundshëm,” tha për BIRN Ohran Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

“Nëse ata (VMRO DPMNE dhe BSDM) nuk reformohen në mënyrë që të pranojnë kërkesat tona për të drejta kolektive të shqiptarëve, është shumë e vështirëtë flasim për një koalicion të mundshëm,” shtoi Ibrahimi.

Lëvizja e sapoformuar për Reformë, Partia Demokratike Shqiptare, PDSH, gjithashtu nuk po e merr parasysh një koalicion me një partitë politike maqedonase, edhe pse po punon për të bashkuar forcat me partitë e tjera shqiptare.

“Unë nuk shoh ndonjë ndryshim në rrjedhën politike të partive maqedonase që do ta bënte të mundur një bashkëpunim të tillë,” tha lideri i Lëvizjes për Reforma, Partia Demokratike Shqiptare, PDSH, Ziadin Sela.

Sela sqaroi se kushtet e partisë së tij për bashkëpunim janë të qarta – një deklaratë se Maqedonia është një vend me “dy kombësi” i përbërë nga maqedonasit dhe shqiptarët, decentralizimi i pushtetit dhe ndarja e barabartë e investimeve dhe fondeve për komunitetet shqiptare.

Ai akuzoi gjithashtu partitë politike maqedonase se kanë ndryshuar sjellje kundrejt shqiptarëve për lehtësi politik.

Një tjetër lëvizje etnike politike shqiptare, Besa, tha se aktualisht është më e përqendruar në bashkimin e bllokut opozitar shqiptar sesa të marrë në konsideratë ndonjë koalicion me Bashkimin Social Demokratik të Maqedonisë.

Afrim Gashi nga Besa tha se në koalicionin shqiptar mund të përfshiheshin edhe LR PDSH dhe Partia Uniteti, si edhe të tjera, në përpjekje për të larguar BDI-në nga koalicioni qeverisës.

“Përsa i takon një koalicioni me Bashkimin Social Demokrat të Maqedonisë, nuk jemi ende në atë fazë, sepse jemi të zënë me krijimin e një fronti të gjerë opozitar shqiptar. Megjithatë, ne nuk paragjykojmë se si do të shkojnë gjërat më vonë,” tha Gashi për BIRN.

Por Gashi theksoi se koncepti i një “shteti civil” që po promovon Bashkimi i Social Demokratëve të Maqedonisë është shumë ndryshe nga koncepti i Besës për “ripërkufizim” të Maqedonisë që të ndryshojë kushtetutën e saj që të pasqyrojë që është një shtet multi-etnik dhe të mbrojë të drejtat e shqiptarëve.

BDI vazhdon të heshtë

BIRN pyeti BDI-në, partinë e vogël në koalicionin në pushtet të udhëhequr nga VMRO DPMNE, nëse ka në plan të qëndrojë në koalicion me partnerin e saj aktual, apo nës epo merr parasysh një bashkëpunim të mundshëm me Social Demokratët e Maqedonisë, por ajo nuk pranoi të përgjigjej.

Pozicion i BDI-së mbetet i paqartë, pasi partia së fundmi ishte në shënjestër nga përgjimet e reja që u publikuan në mënyrë anonime, ku dëgjoheshin biseda midis anëtarëve të saj të lartë, të cilat disa pretendojnë se mund të përdoren për të shantazhuar partinë para zgjedhjeve të dhjetorit.

Përgjimet kanë bërë që partnerët e lartë të BDI-së në qeveri, VMRO DPMNE, të shkëmbejnë ironi me Social Demokratët, duke fajësuar secilin se është ai burimi i daljes së materialit.

Disa kanë pohuar se përgjimet u publikuan nga VMRO DPMNE për t’i detyruar partnerët e saj të rrinë në koalicionin qeverisës para zgjedhjeve të 11 dhjetorit. VMRO DPMNE e mohoi këtë.

Në përballje të problemeve të mundshme brenda koalicionit qeverisës, Vlatko Gorcev, një deputet nga VMRO DPMNE, tha gjatë një debati në parlament javën e kaluar se partia e tij duhet të fitojë shumicën e votave dhe të marrë 62 vende në parlament në zgjedhje, në mënyrë që të parandalohet një koalicion i mundshëm midis Social Demokratëve të Maqedonisë, BDI-së dhe PDSH-së.

Mersel Bilalli, profesor dhe analist politik, deklaroi se BDI, e cila u formua në prag të konfliktit të vitit 2001, nuk ka më asgjë për t’i ofruar zgjedhësve, dhe se partitë e vogla shqiptare duhet të formojnë një bllok për të siguruar mundësinë për të fituar më shumë pushtet.

Bilalli tha për BIRN se ai beson gjithashtu se koalicionet ndëretnike do të jenë një hap pozitiv përpara dhe mund të shërojnë plagët midis komuniteteve.

Por edhe pse Social Demokratët kanë treguar dëshirën për të bashkëpunuar, forcat politike shqiptare ende nuk janë të bindura për një lëvizje të tillë, sugjeroi ai.

“Partitë politike shqiptare ende nuk kanë një udhëheqje që do të impononte një qasje të tillë,” tha ai.

Etiketa: BanorëBDIBIRNDecentralizimideputetFacebookkonfliktKrizaMaqedoniMaqedoniamarrëveshjendarjeohritOpozitapaqeParaparlamentPartiaPartia DemokratikeReformaromSHshqiptaretë drejtaVMRO DPMNEzgjedhjeZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Gënjeshtra e qeverisë; ndalimi i importit të mbetjeve nuk i dëmtoi ricikluesit

Gënjeshtra e qeverisë; ndalimi i importit të mbetjeve nuk i dëmtoi ricikluesit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.