AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Beograd, varri i pashënuar fsheh viktimat e ekzekutimeve të pas Luftës së Dytë Botërore

Milivoje PantovicngaMilivoje Pantovic
10 years më parë
në Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të afërm të disa viktimave në Lisiciji Potok në Beograd. Foto: BIRN/Milivoje Pantovic.

Në një zonë të pasur të Beogradit, njerëz të vrarë nga komunistët jugosllav pas Luftës së Dytë Botërore prehen në një varr të pashënuar – por tani të afërmit e tyre po bëjnë thirrje për ngritjen e një memoriali të përkohshëm në nder të tyre.

Të afërm të disa viktimave në Lisiciji Potok në Beograd. Foto: BIRN/Milivoje Pantovic.
Të afërm të disa viktimave në Lisiciji Potok në Beograd. Foto: BIRN/Milivoje Pantovic.

Një luginë paqësore e quajtur Lisiciji Potok, në mes të zonës elit të Beogradit të quajtur Dedinje, e rrethuar nga pemë dhe ndërtesa të reja, mund të jetë vendi i varrit më të madh masiv në kryeqytetin serb, ku me qindra njerëz u vranë pas Luftës së Dytë Botërore, sipas disa historianëve.

“Babai im ndoshta është këtu. Ai ishte një mjek në spitalin ushtarak, i cili drejtohej nga forcat pushtuese gjermane dhe regjimi i Nediçit (bashkëpunëtori nazist dhe kryeministri serb Milan Nediç).Disa ditë pas çlirimit të Beogradit, partizanët koministë erdhën që ta merrnin,” tha për BIRN Slobodan Djuriç, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Beograd.

Djuriç lindi në vitin 1943, gjatë pushtimit, dhe nuk mbajmë mend se çfarë ndodhi në tetor të vitit 1944, kur Beogradi u çlirua nga kontrolli nazist nga forcat partizane sovjetike dhe partizane jugosllave, por ai i kushtoi jetën e tij zbulimit të të vërtetës për babanë e tij dhe për të tjerët që u zhdukën gjatë të njëjtës periudhë kohore.

“Mamaja ime më tha se babai u mbaj në burg për katër ditë, gjatë të cilëve ai u bë si kufomë. Humbi gati gjysmën e peshës,” tha ai.

“Ai u mor në pyetje nga Policia Sekrete Jugosllave. Pak pas çlirimit, partizanët arrestuan 15 nga kolegët e tij dhe po ashtu edhe atë. Të gjithë janë ende të zhdukur,” shtoi ai.

Ai beson se xhaxhai i tij ishte një nga një grup prej 29 personash nga zona e Kostunjakut në Beograd, i cili me siguri i vra në Lisiciji Potok.

“Bazuar në dëshmitë e disa personave, ai ishte kundër shtetit të ri, arsye për të cilën ai u vra. Sigurisht që e gjithë prona e tij u konfiskua,” tha ai.

“Ky vend, Lisiciji Potok, do të ishte vendi i përsosur për ngritjen e një monumenti për ata që u vranë nga partizanët. Disa prej tyre prehen ende aty, nën këto ndërtesa të reja,” shtoi ai, duke treguar me gisht shtëpitë e ndërtuara së fundmi.

Srdjan Cvetkoviç (djathtas) me një të mbijetuar burgu. Photo: U ime naroda represija u Srbiji.
Srdjan Cvetkoviç (djathtas) me një të mbijetuar. Photo: U ime naroda represija u Srbiji.

Historiani Srdjan Cvetkoviç është ish-sekretari i komisionit shtetëror për gjetjen e varreve të personave të vrarë kulmin e sundimit represiv komunist, i cili zgjati nga fundi i luftës deri në vitin 1953.

Sipas komisionit, 59,554 njerëz u ekzekutuan nga regjimi nga shtatori 1944 e në vazhdim. Në Beograd, emrat e 3,615 viktimave janë verifikuar.

Cvetkoviç tha për BIRN se në Lisiciji Potok duhet të ngrihet një monument për të gjithë personat e vrarë.

“Lisiciji Potok është varri më i madh masiv në Beograd. Aty u vranë njerëz nga policia sekrete, pa u gjykuar, të pafajshëm dhe fajtorë. Kjo është arsyeja pse ky vend duhet të shënohet,” tha ai.

Ai tha se njerëzit merreshin dhe çoheshin në selitë e policisë lokale, merreshin në pyetje dhe pastaj të transportoheshin në Lisiciji Potok dhe vriteshin.

“Metodologjia ishte se rreth 50 deri në 100 persona në natë silleshin këtu dhe vriteshin. Dhe kjo vazhdoi për disa muaj pas çlirimit të Beogradit. Kjo ishte faza e parë e revolucionit stalinist që u zhvillua në Serbi. Përveç bashkëpunëtorëve, komunistët vranë kundërshtarë politikë dhe armiq të klasës, por edhe ata që kishin pak më shumë pronë se të tjerët,” tha ai.

Cvetkoviç shtoi se këto lloje ekzekutimesh u kryen në të gjithë zonat e çliruara të Serbisë në fund të vitit 1944, por vetëm dy varre masive janë zhvarrosur, në fshatin Zmijanac pranë Zajecarit dhe në fabrikë e Fiatit në Kragujevac. Skelete viktimash janë gjetur në të dy vendet.

“Kjo periudhë e paqëndrueshme u përdor nga komunistët për “të spastruar” popullsinë nga “elemente” që mund të dëmtonin regjimin e tyre të ardhshëm. Në atë kohë, komunistët rrëmbyen luftën antifashiste dhe dëshmitarët eliminoheshin,” tha ai.

Varret e viktimave në Lisiciji Potok dhe kudo tjetër në Serbi nuk janë zhvarrosur kurrë, sepse “institucionet shtetërore nuk kishin vullnetin” për ta bërë këtë, këmbënguli Cvetkoviç.

“Tani nuk është më as e mundur, duke qenë se mbi varret masive janë ngritur ndërtesa,” tha ai.

Ai theksoi se ka një sërë dëshmish së Lisiciji Potok ishte një varr masiv, dëshmi që janë verifikuar nga njerëzit e përfshirë në vrasje.

Por ai tha se zhvarrosja e eshtrave të viktimave nuk ishte gjëja më e rëndësishme.

“Qëllimi ynë nuk është të dalim nëpër Serbi dhe të gërmojmë varre të vjetra. Është e vështirë të identifikosh njerëzit që janë vrarë. Qëllimi ynë është të mbajmë kulturën e kujtesës, të shënojmë ato vende ku njerëz u vranë dhe varrosën. Ne duam të ruajmë kujtimin e kohës kur regjimi stalinist u prezantua në Serbi,” tha ai.

Cvetkoviç theksoi gjithashtu se edhe pse kanë kaluar deklada, në Serbi nuk ka ende monumente për viktimat e regjimit komunist.

Në mes të luginës në Lisiciji Potok, megjithatë ka një shatërvan monument që përkujton mbretin Alexander Karadjordjeviç, i cili u vra në vitin 1934. Djuriç tha se ata që u ekzekutuan nga komunitët, njësoj si xhaxhai i tij, meritojnë gjithashtu një simbol përkujtimi.

“Ka pasur pretendime se këto viktima u transportuan në Rusi, se ata janë zhdukur, por ata prehen këtu. Nëse nuk mund të identifikojmë eshtrat dhe vendet e varrosjes së tyre, të paktën një shenjë do të ishte me vend për ta. Është gjëja më e përshtatshme që mund të bëjmë,” tha ai.

Etiketa: BeogradBIRNBurgdëshmitarëKontrolliLokaleMjeknazistpaktPoliciapronaPunëPunëtorPunëtorëRusiSerbiSHtë zhdukurvarrvarr masivvarre masiveviktimavrasje
Tjetri
Kosova do ta çojë në Bruksel çështjen e personave të zhdukur

Kosova do ta çojë në Bruksel çështjen e personave të zhdukur

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.