AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kosova do ta çojë në Bruksel çështjen e personave të zhdukur

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Thaçi (nëqe qendër) gjatë takimit me të afërmit e serbëve të Kosovës të zhdukur gjatë konflikit. Foto: Presidenca e Kosovës

Në takimin e parë me familjet e serbëve të Kosovës që u zhdukën si rezultat i luftës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u zotua ta trajtojë çështjen e personave të zhdukur gjatë bisedimeve me Beogradin në Bruksel.

Thaçi (nëqe qendër) gjatë takimit me të afërmit e serbëve të Kosovës të zhdukur gjatë konflikit. Foto: Presidenca e Kosovës
Thaçi (në qendër) gjatë takimit me të afërmit e serbëve të Kosovës të zhdukur gjatë konfliktit. Foto: Presidenca e Kosovës

Hashim Thaçi tha të enjten se çështja e personave të zhdukur – si shqiptarë dhe serbë të Kosovës – duhet të shndërrohet në një nga temat kryesore në dialogun e vazhdueshëm të ndërmjetësuar nga BE-ja të Prishtinës për të normalizuar marrëdhëniet me Beogradin.

Thaçi bëri komentet e tij në takimin e parë me përfaqësuesit e familjeve të të zhdukurve serbë të Kosovës.

“Fati i të gjithë personave të zhdukur, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, duhet të sqarohet sa më shpejt që është e mundur. Ky është gjithashtu një parakusht për drejtësi dhe pajtim të sinqertë midis popujve,” shtoi ai.

“Kjo çështje duhet të hapet në Bruksel si edhe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, se të gjitha instancat dhe të gjitha institucionet duhet të punojnë për të zgjidhur dhe për të mbyllur këtë dhimbje dhe këtë vuajtje sa më shpejt që është e mundur,” shtoi ai.

Aktualisht, 1,666 persona janë të regjistruar si të zhdukur – si serbë dhe shqiptarë – por çështja nuk ka qenë ende në tryezë gjatë dialogut në Bruksel që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Që kur mori presidencën në shkurt të këtij viti, Thaçi ka bërë një sërë lëvizjesh të para si përpjekje për pajtim me komunitetin serb në Kosovë, i cili ende e percepton atë si fajtorin kryesor për dëbimet dhe vrasjet e serbëve pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Midis veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai konsiderohet ende si një nga liderët kyç politikë që siguroi pavarësinë e Kosovës pas luftës.

Thaçi ka bërë disa premtime për të gjetur dhe ndjekur penalisht ata që vranë serbët e Kosovës.

Ai ka vizituar gjithashtu edhe disa përkujtimore të atyre që u vranë, një lëvizje që nga shumë analistë në Prishtinë është parë si një përpjekje për të përmirësuar imazhin e tij para krijimit të Gjykatës së re Speciale e cila do të gjykojë ish-zyrtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të kryera gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998-1999.

Një raport i vitit 2011 i Këshillit të Europës ka ngritur akuzat se Thaçi, ish-lidero i UÇK-së, ishte një nga organizatorët kryesorë të aktiviteteve kriminale në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Akuzat e bëra në raport çuan në ngritjen e Gjykatës së re Speciale, por Thaçi ka mohuar gjithmonë të ketë lidhje me krimet dhe ka mbështetur publikisht përpjekjet për të ndjekur penalisht personat përgjegjës.

Gjykata e re pritet të jetë funksionale deri në fund të vitit, ndërkohë që BIRN ka mësuar se paditë e para mund të priten në fund të vitit 2016 ose në fillim të vitit 2017.
Gjykata do të përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës.

Shumë besojnë se politikanët më të lartë të Kosovës do të përfundojë në bankën e të akuzuarve, përfshirë edhe Thaçin.

Etiketa: BEBIRNBrukselGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarHashim ThaçiKosovaKosovëKrimeParaPresidencaprokurorraporttë zhdukurvuajtje
Tjetri
Mesha e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike (Foto)

Mesha e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike (Foto)

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.