AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kaosi i Ri Botëror Trump

Philippe LegrainngaPhilippe Legrain
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Barack Obama dhe Presidenti i Zgjedhur Donald Trump gjatë takimit të tyre të Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Uashinton, të enjten më 10 nëntor 2016.(AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Shumë koinçidencë e çuditshme historike. Njëzet e shtatë vjet pas ditës së rënies së Murit të Berlinit, ngjarje që solli rënien e komunizmit në Europë, zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara ka vënë në rrezik rendin liberal ndërkombëtar të cilin, ngjarja më e mençur dhe më mendjehapur e 27 viteve më parë solli në fuqi.

Presidenti Barack Obama dhe Presidenti i Zgjedhur Donald Trump gjatë takimit të tyre të Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Uashinton, të enjten më 10 nëntor 2016.(AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)
Presidenti Barack Obama dhe Presidenti i Zgjedhur Donald Trump gjatë takimit të tyre të Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në Uashinton, të enjten më 10 nëntor 2016.(AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Shumë koinçidencë e çuditshme historike. Njëzet e shtatë vjet pas ditës së rënies së Murit të Berlinit, ngjarje që solli rënien e komunizmit në Europë, zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara ka vënë në rrezik rendin liberal ndërkombëtar të cilin, ngjarja më e mençur dhe më mendjehapur e 27 viteve më parë solli në fuqi.

Axhenda “Amerika e Para”, antiglobaliste e Trump rrezikon luftëra tregtare proteksioniste dhe një “përplasje qytetërimesh” mbarëbotërore, rrezikon paqen në Europë dhe në Azinë Qendrore dhe dhunë të mëtejshme në Lindjen e Mesme.

Pikëpamjet e tij nativiste dhe autoritariste minojnë gjithashtu vlerat e përbashkëta, besimin te demokracia liberale dhe supozimin se hegjemonia Amerikane është beninje mbi të cilin varet sistemi ndërkombëtar i bazuar te rregullat. Sakaq në rënie relative, Shtetet e Bashkuara tashmë po priren nga një tërheqje me zemërim nga bota.

Optimistët shpresojnë se Trump nuk e kishte seriozisht atë që tha gjatë fushatës së tij elektorale: se ai do ta rrethojë veten me këshilltarë me eksperiencë dhe me pikëpamje internacionaliste; se ai do të mposhtë instiktet e veta dhe do të zbutet nga sistemi i kontrollit dhe balancës të politikës së SHteteve të Bashkuara. Le të shpresojmë se do të jetë kështu. Por asgjë në temperamentin e tij nuk jep shumë shpresa në këtë drejtim. Dhe ndërsa Republikanët kanë ruajtur kontrollin si mbi Senatin ashtu edhe mbi Dhomën e Përfaqësuesve, Trump do të ketë dotë më të lirë se sa shumica e presidentëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë sa i përket politikave tregtare dhe të jashtme, ku presidentët e Shteteve të Bashkuara gëzojnë diskrecion shumë më të madh – dhe ku dëmi që ai mund të bëjë është i stërmadh dhe me pasoja afatgjata.

Le ta fillojmë me tregtinë. Globalizimi sakaq ka ndaluar gjatë viteve të fundit. Tashmë Trump kërcënon ta kthejë atë mbrapsht. Në rastin më të mirë, fitorja e tij do të vrasë shpresat sakaq të pakta për përmbylljen e dy supermarrëveshjeve tregtare të cilat i ka negociuar deri tani administrata e Barack Obama: Partnershipi Trans-Paqësor, (TTP), marrëveshje që është përfunduar por nuk është rarifikuar me 11 vende të Paqësorit dhe Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve (TTIP) me Bashkimin Europian, e cila është e bllokuar.

Trump ka premtuar gjithashtu të rinegociojë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) me Kanadanë dhe Meksikën. Akoma më keq, ai dëshiron të rrisë tarifat për importet kineze, gjë që pa dyshim mund të provokojë n jë luftë tregtare. Ai madje ka folur edhe për tërheqje nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBSH), sistemi i bazuar në rregulla për tregtinë shumëpalëshe.

Një axhendë e tillë mund të shkaktojë jo thjeshtë një recesion botëror. Ajo mund të cysë rajonet të ndahen në blloqe tregtare rivale – një perspektivë shqetësuese për Britaninë pas-Brexit, e cila në dukje po mendon të tërheqë veten nga Bashkimi Europian dhe të dalë më vete. Në Azi, kolapsi i TTP, nga e cila administrata Obama në mënyrë jo të mençur përjashtoi Kinën, i hap rrugën mundësisë që Kina të ndërtojë një bllok të vetin tregtar.

Fitorja e Trump kërcënon po aq sigurinë në Azinë Lindore sa edhe ekonominë. Duhe u tërhequr nga tregtia e lirë dhe duke vënë në dyshim garancitë që SHBA-të kanë dhënë për aleatët e vet, ai mund të nxisë Japoninë, Korenë e Jugut e vende të tjera të hyjnë në një garë për të prodhuar armë bërthamore me synimin për të mbrojtur veten kundër Kinës që po rritet. Filipinet ka gjasa nuk do të jenë vendi i vetëm në rajon që do të dalin në konkluzionin se përkëdhelja me Kinën është një alternativë më e mirë se sa mbështetja te Amerika që po mbyllet në vetvete.

Fitorja e Trump minon gjithashtu sigurinë në Europë. Admirimi i tij për Vladimir Putin, udhëheqësin autoritar Rus, është alarmues. Putin ankohet për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, dëshiron të rikrijojë një sferë ndikimi për Rusinë mes fqinjëve të këtij vendi dhe sakaq ka sulmuar Gjeorgjinë e Ukrainën. Sugjerimi i Trump se angazhimi i tij për të mbrojtur aleatët në NATO është me kushte, sakaq përbën një ftesë për Putin që të shkojë më tutje.

Republikat Balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, aleatë të NATO-s që dikur qenë pjesë e Perandorisë Sovjetike, kanë minoritete të konsiderueshme Ruse dhe këto janë vendet më të rrezikuara. Ndërsa një kërcënim i përbashkët i jashtëm mund ta shtyjë BE-në të rrisë shpenzimet për mbrojtje dhe të thellojë bashkëpunimin e vet për sigurinë, votuesit Euro-skeptikë dhe të lodhur nga masat e kursimit të Europës mund të kenë shumë pak oreks për diçka të tillë. Në të vërtetë, shumë qeveri europiane duken të joshura që ta kënaqin Putin në vend që të ngrihen përballë tij.

Racizmi i hapur i Trump, armiqësia e tij ndaj emigrantëve hispanikë dhe retorika islamofobe kërcënon një përplasje kulturore – e madje edhe dhunë – brenda Amerikës. Ajo mund të hapë terrenin gjithashtu edhe për një “përplasje qytetërimesh” për të cilat pati paralajmëruar dikur Samuel Huntington. Duke kërcënuar Meksikën me argumentin se do ta detyrojë të paguajë për një mur të stërmadh në kufitin mes dy vendeve që Trump dëshiron të ndërtojë, ai po bën një akt armiqësie ndaj të gjithë botës Latine. Duke i treguar myslimanët si armiq – dhe duke i mohuar atyre të drejtën për të hyrë në Amerikë, siç premtoi se do të bëjë gjatë fushatës – ai i jep një argument të fuqishëm për rekrutim Shtetit Islamik dhe Al-Kaedës, njësoj siç shërbejnë edhe thirrjet e tij për konfiskim të fushatev të naftës të Irakut nga Amerika për vete.

Ndoshta dëmi më i madh do të jetë te pushteti i butë, (ndikimi kulturor) i Amerikës dhe i sistemit të demokracisë liberale. Zgjedhja e një presidenti racist me tendenca fashiste është një akuzë për sistemin politik amerikan. Vetë Trump e ka treguar veten si të neveritur nga demokracia, duke thënë se ai nuk do të mbronte rezultatin e zgjedhjeve nëse humbte dhe duke kërcënuar se do të burgoste kundërshtaren e tij. Zyrtarët kinezë nuk do të jetë të vetmit që do të mendojnë se në një sistem ku gënjeshtrat, urrejtja dhe injoranca triumfojnë mbi logjikën e shëndoshë, është një sistem difektoz. Amerika nuk është më “qyteti i shkëlqyer mbi kodër” siç kanë pretenduar presidentët e njëpasnjëshëm.

Kryengritësit anti-estabilishment tashmë kanë erë në velat e tyre. Në periudhën pas krizës financiare dhe ndryshimeve ekonomike shkatërruese, shumë votues në mënyrë të kuptueshme kanë humbur besim te elitat e Perëndimit, të cilat duket se janë të paafta, të korruptuara dhe jo në kontakt me realitetin. Ata gjithashtu, në mënyrë të gabuar, ia hedhin fajin imigrantëve për problemet e tyre dhe ndjehen të kërcënuar nga liberalizmi shoqëror. Në mungesë të alternativave pozitive për problemet e tyre nga status quo-ja thellësisht difektoze, rreziku është i madh për një kryengritje akoma më të madhe. Sado që sondazhet e paraqesin si me pak gjasa që Marine Le Pen nga Fronti Nacional i ekstremit të djathtë të fitojë zgjedhjet presidenciale të Francës majin e ardhshëm, diçka e tillë mund të ndodhë. Nëse ndodh, Euro, BE-ja dhe Perëndimi do të marrin një goditje tjetër të rëndë.

Internacionalistët liberalë nuk mund t’i lejojnë vetes të jenë të vetëkënaqur. Fitorja e Trump është një katastrofë – dhe situata mund të bëhet edhe shumë më keq se kaq. Ne duhet të mbrojmë shoqëritë tona të hapura dhe liberale dhe të ofrojmë ndryshime pozitive për të rifituar votuesit e zemëruar.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Trump’s New World Disorder

Etiketa: AdministrataAmerikaBarack ObamaBashkimi EuropianBEbesimBrexitdemokraciaDonald TrumpEuroglobalizimiImportetKinaKonfiskimLiberalizmiMarine Le PenmarrëveshjembrojtjenaftaNATOOBSHParapasojaPiSpresidentProject SyndicatePutinrajonrecesionrrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpUkrainëVladimir PutinVotuesvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Sfidat e politikës së jashtme të Donald Trump

Sfidat e politikës së jashtme të Donald Trump

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.