AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Një 17 vjeçar që të rrëmben “ zemrën ”

Klodiana KapongaKlodiana Kapo
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

world-vision-klodiana-kapoJo pak herë gjatë këtyre muajve jemi tronditur dhe kemi shpresuar që ngjarjet e rënda ku të rinjtë  dhunojnë njëri-tjetrin vetëm për një fjalë goje në rrjetet sociale, në lagje apo në shkollë, të jenë larg nesh, larg familjes sonë, larg fëmijëve tanë. Kemi mbyllur sytë duke shpresuar se do të qetësohemi duke harruar. Por, brenda  vetëdijes sonë, këto ngjarje kanë lënë gjurmë, që s’na lënë të jemi tërësisht të qetë. Këto mendime më erdhën teksa bisedoja me Drinin, djalin 17 vjeçar nga Kurbini, i cili më  bëri të besoj sërish se shumë të rinj mund t’ia dalin.

Drini është djali i vogël i një familje të varfër në Kurbin. Ai ka një motër dhe një vëlla më të madh. Prindërit e tij janë martuar fare të rinj, kur e ëma ishte 15 dhe i ati 18 vjeç. Por, ndryshe nga shumë familje të tjera që jetojnë në fshat, prindërit e Drinit nuk kanë as toka dhe as bagëti. Babai nuk mund të  punojë pasi ai nuk dëgjon dhe nuk flet, ndërsa për mamanë e tij nuk ka punë. 17 vjeçari me sy të kaltër, dhe plot jetë tregon se shumë shpesh në shtëpi mungonte buka, nuk kishin para për të blerë libra, këpucë, rroba. Askush nuk punonte.

Kur ishte 12 vjeç, prindërit vendosën të shpërnguleshin në Kurbin. E ëma e Drinit nisi punë në fabrikë, dhe fëmijët shkonin në shkollë. Babai i Drinit aty ndihej mirë, pasi pranë shtëpisë që ata morën me qira jetonte e motra e tij, halla e Drinit. Shtëpia kishte nisur të kishte gjallëri, dhe paratë që merrte e ëma e Drinit mjaftonin për t’i ushqyer fëmijët të paktën me bukë. Por, një mëngjes, pak javë nga shpërngulja në Shkodër, familja do të tronditej rëndë. Bashkëshorti i hallës së Drinit , e cila atë mëngjes ndodhej në shtëpinë e vëllait të saj, vritet nga burri i saj. Babai i Drinos vendos të rikthehet në shtëpinë e vjetër në fshat. Çdo mbrëmje, çdo mëngjes, fëmijët kërkonin të ushqeheshin, por paratë kishin mbaruar, lista e borxheve ishte shumë e gjatë, dhe askush nuk u jepte më asgjë. Drinos ishte rritur. Tani ishte 14 vjeç dhe sapo kishte përfunduar klasën e nëntë. Drino nisi të punojë si punëtor toke, mbajtës bagëtish, dhe arriti të siguronte 20 deri në 30 mijë lekë në muaj, para të mjaftueshme për të mbajtur prindërit por edhe vëllain e madh i cili tanimë kishte krijuar familjen e tij.

Pas tre vitesh Drini , një djalë i gjatë, dhe plot humor, gjeti forcën të kërkojë ndihmë, dhe të kuptojë se e ardhmja e tij është shkolla. Ai kërkoi ndihmë pranë World Vision në Lezhë, që të regjistrohej në shkollën e mesme të qytetit e cila me makinë është një orë larg. Drini u regjistrua. Është në vit të parë, dhe është një nxënës me rezultate të larta në shkollë.

Nëna e tij, është shumë e lumtur për djalin por edhe për  zgjedhjen e tij.  Ajo e di shumë mirë se këto vite do të jenë të vështira për të dhe djalin e saj, por sërish është e lumtur pasi të paktën një prej fëmijëve të saj do të mund të përfundojë shkollën dhe do të mund të ketë të tjera mundësi për tu punësuar e për të jetuar. Drini, teksa flet për veten tregon se në fshatin e tij, familjet e varfra trajtohen si njerëz të pavlerë e pa  rëndësi. Ka shumë familje që nuk arrijnë t’i çojnë fëmijët në shkollën nëntëvjeçare, pasi i ngarkojnë me punë të ndryshme në fshat. Dhe Drino e di që kjo nuk është e drejtë, dhe e di shumë mirë se ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë ai ia ka dalë mbanë. Ai e di se  te jesh i varfër nuk është turp, dhe pavarësisht kësaj ai merr dhe jep çdo ditë shumë dashuri në shtëpinë e tij. Drini ka mësuar brenda pak kohësh gjuhën angleze, dhe i pëlqen të lexojë. Për mua, Drini , është një nga ata djemtë  të cilët sot na bëjnë të reflektojmë, është një nga ata djemtë, të cilëve duhet tu dëgjohet fort zëri, pasi ai ia ka dalë. Ai është shpresa, dhe duhet të jetë edhe e ardhmja jonë.

Etiketa: BashkëshortiDrinoFamiljeKurbinpaktParaPiSPunëPunëtorRrjetet socialeSHShkodërshkollaToka
Tjetri
Ministri malazez i financave përballet me akuza të mosveprimit ndaj evazionit fiskal

Qeveria shënjestron fitimet e pandershme të kompanive me ligj të ri

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.