AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria shënjestron fitimet e pandershme të kompanive me ligj të ri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay

Një ndryshim në ligjin Për Tatimin mbi të Ardhurat synon të mbyllë një hapësirë ligjore përmes të cilës, kompanitë e huaja arrijnë të shmangin pagesën e tatimit mbi fitimin në Shqipëri duke deklaruar borxhe fiktive nga kompania mëmë te bija.

Foto ilustruese: Pixabay
Foto ilustruese: Pixabay

Shqipëria përgatitet të kryejë një ndryshim të ri në ligjin mbi Për Tatimin mbi të Ardhurat, i disati ndryshim që synon të luftojë fenomenin e transferimit të fitimeve pa paguar tatim fitimi nga kompanitë e huaja me degë në Shqipëri. Projektligji, i cili po diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e paketës fiskale të këtij viti, synon të kufizojë aftësinë e kompanive të huaja për të deklaruar se i kanë dhënë kredi degëve të tyre në Shqipëri, praktikë që sipas relacionit, shmang pagesën e tatimit mbi fitimin duke shkaktuar erozion të bazës fiskale në vend.

“Financimi me borxhe shumë të larta i shoqërive të lidhura, është shkak për një erozion të papranueshëm të bazës së të ardhurave të tyre, pasi interesi mbi borxhin ndryshe nga dividendi është i zbritshëm për qëllime tatimore. Në këtë mënyrë shpesh shoqëritë kontribuojnë me borxh ndaj bijave përkundrejt rritjes së kapitalit,” shkruhet në relacionin e qeverisë për Kuvendin.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD, nga ku është marrë argumenti për këtë ndryshim ligjor, prej vitesh ka punuar për të koordinuar shtetet që të mbyllin hapësirat fiskale që i lejojnë kompanive shumëkombëshe të minimizojnë faturat e tyre fiskale të tatimit mbi fitimin. Kompanitë përdorin shitblerje të ndryshme brenda grupit si dhe kredidhënie e kredimarrje me synimin për të transferuar fitimet nga një juridiksion me tatim fitimi të lartë në një juridiksion me tatim fitimi të ulët ose zero.

Propozimi ligjor aktual është që “nëse gjatë periudhës tatimore, huaja dhe parapagimi tejkalojnë mesatarisht katër herë shumën e kapitaleve të veta (të kompanisë bijë), interesi i paguar për shumën e tejkaluar nuk njihet si shpenzim i zbritshëm”. Relacioni nuk sqaron se sa të ardhura shtesë pret qeveria të mbledhë nga ky ndryshim, i cili është i dyti i këtij lloji në më pak se tre vjet që shënjestron të njëjtin problem.

Kreditë mes kompanive apo subjekteve të lidhura është vetëm një nga kanalet e shmangies së pagesës së tatimit mbi fitimin që kompanitë shumëkombëshe përdorin. Kanali kryesor është shitblerjet e shërbimeve të padukshme mes kompanive të të njëjtit grup, të cilat shërbejnë për të deklaruar fitime të ulëta në një vend me tatim fitimi të lartë dhe fitime të majme në një vend tjetër me tatim fitimi zero.

Rasti tipik është ai i gjigandit të internetit Amazon, e cila krijoi një zyrë në Luksemburg, ku tatimi mbi fitimin është minimal për fitimet nga e drejta e autorit, apo në shtetin e Delaueres në SHBA, ku tatimi mbi të ardhurat nga të drejtat e autorit është zero. Sipas kësaj skeme, një degë e Amazon në Luksemburg i shet shërbime kompanive të tjera Amazon në vendet e tjera europiane si Gjermania. Ndërsa kompania e Amazon në Gjermani rezulton pa fitime, kjo ndodh për shkak të “shërbimeve” që kjo kompani i paguan kompanisë tjetër Amazon me bazë në Luksemburg.

Ligji i vjetër nuk solli rezultat

Shqipëria ka pasur një nen që kufizonte praktikën e shitblerjeve brenda grupit për të shmangur tatimin mbi fitimin që nga viti 1998, por neni duket se mbeti i fjetur për shumë dhe shumë vite. Në vitin 2014, sipas sugjerimeve të OECD, një ligj më i detajuar për të ndaluar këtë praktikë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë. Ligji i ri përkufizonte qartësisht detyrimet e kompanive për të raportuar më vete transaksionet e kryera mes subjekteve të lidhura në pronësi apo në menaxhim. Problemi është se ligji në fjalë deri tani nuk ka dhënë rezultat. Raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2015, raporton se një vit e gjysmë pas miratimit të ligjit, Sektori i Transferimit të Çmimit në tatime është ende në fazën e përgatitjeve për zbatimin e ligjit.

Etiketa: AmazonBorxheGjermaniGjermaniakrediLigjOECDOrganizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim EkonomikProjektligjiQeveriaRaportiSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaTatimezhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Ruleta rumune

Ruleta rumune

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.