AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

“Marubi” hap dyert për koleksionet e rralla të fotografëve shqiptarë

Anila DushingaAnila Dushi
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër | Foto nga : Anila Dushi

Fondi i fotografive të muzeut kombëtar “Marubi” është shtuar me koleksionet private të dhuruara, ndërsa synon “të kthejë në shtëpi” edhe fotografitë e panjohura dhe të paekspozuara të mjeshtrit Kolë Idromeno.[custom-related-posts title=”Related Posts” order_by=”title” order=”ASC”]

Muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi" në Shkodër | Foto nga : Anila Dushi
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” në Shkodër | Foto nga : Anila Dushi

I njohur gjerësisht si një ndër piktorët më të mëdhenj të Shkollës Shkodrane të arteve pamore, pasioni për fotografinë i Kolë Idromenos ka mbetur më në hije. Në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” në Shkodër gjenden pak foto të shkrepura prej tij-të panjohura dhe të paekspozuara më parë.

Një koleksion i plotë i fotografive të Idromenos është pronë e Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, por drejtori i “Marubi”-t, Luçjano Bedeni thotë se ato duhet të jenë pjesë e muzeut.

“Më 26 janar ne do të hapim një ekspozitë për Kolë Idromenon, pasi në fondin ekzistues kemi identifikuar foto të panjohura të tij. Edhe koleksioni në Tiranë, në dijeninë time është i pashfaqur,” thotë Bedeni për BIRN, duke zbuluar ambicien e tij që arkiva fotografike e Idromenos t’i bashkohet fondit të vyer të muzeut “Marubi”.

Përfshirja e fotografive të Kolë Idromenos në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” është një projekt i hershëm i drejtorit Bedeni. Në moshë ende të re, Idromeno pati marrë mësime për pikturë nga Pietro Marubi dhe në studion e këtij të fundit ai zbuloi më pas pasionin për fotografinë.

Bedeni mendon se në muze, arkiva fotografike e mjeshtrit Idromeno do të ketë mundësinë e dixhitalizimit dhe ekspozimit për publikun dhe njëherazi do të jetë një vlerë e shtuar për muzeun.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është i njohur në Shqipëri dhe Europë si pasuria më e madhe e arkivuar dhe e konservuar e fotografisë shqiptare në 160 vitet e ekzistencës së saj. Arkivi i Fototekës “Marubi”, tashmë Muzeu Kombëtar i Fotografisë  ka një fond prej  493.823 negativësh, ndërsa prej vendosjes së tij në ambientet bashkohore në qendër të Shkodrës ky fond po shtohet me koleksione private të fotografëve të njohur shqiptarë.

Luçjan Bedeni i tha BIRN se fondit i është shtuar koleksioni i familjes Kallfa në Tiranë, i cili përbëhet nga 2200 fotografi të vëllezërve Osman dhe Mehmet Kallfa. Dhurimi është bërë nga dy djemtë e fotografëve, nën mbikëqyrjen e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, shoqëruar dhe me aktet juridike përkatëse.

Përveç fotografive të vëllezërve Kallfa, muzeut i janë shtuar edhe 4100 imazhe të fotografit Pitto Mosi-i lindur në Shkodër por që aktivitetin e tij e ka ushtruar në Sarandë. Gjatë verës së 2016, fotografi 92 vjeçar erdhi nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të fotografive të tij-filma në rrul dhe në letër fotografike për muzeun “Marubi”.

Pas dhurimeve të fundit, muzeu numëron mbi 500 mijë foto-për të cilat ekziston informacioni i plotë për formatin, tabelën e të dhënave dhe numrin e kutive ku ato ruhen. Megjithatë, dixhitalizimi i plotë mbetet sfida e re e punonjësve të muzeut-të cilët synojnë ta përfshijnë atë në programet e UNESCO-s.

”Ne kemi studiuar procedurën e aplikimit dhe mënyra më e mirë është përfshirja në  Fondin Botëror të Muzeumeve. I kemi parë të gjitha pikat dhe i plotësojmë të gjitha kriteret,” thotë Bedeni.

Bashkë me shtimin e fondit të fotografive në muze, stafi i tij i kushton një rëndësi të veçantë edhe promovimit jashtë kufinjve të Shqipërisë. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” është një ndër muzetë e përzgjedhur për European Museum Year Aëard (EMYA), një ndër çmimet europiane më prestigjoze, që kontribuon në tërheqjen e audiencës duke u dhënë vizitorëve një atmosferë unike e duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit të brezave.

Në Shkodër, drejtuesit e muzeut “Marubi” janë entuziastë për këtë çmim, të frymëzuar edhe nga suksesi i korrur në ekspozitën e nëntorit në Amsterdam. Në këtë ekspozitë, fotografitë e Marubit tërhoqën numrin më të madh të vizitorëve, rreth 54 mijë, një sukses i paparashikuar nga organizatorët.

“Na u konfirmua që ekspozita jonë kishte numrin më të madh të shikuesve dhe kjo tashmë përbën  një standard për ne që të mund të ekspozohemi në aktivitete të nivelit të lartë dhe jo vetëm në hapësira të vogla në Europë,” përfundon Bedeni.

Etiketa: AmsterdamAnila DushiBIRNfotografiMarubiMuzeupasuriaSHShkodërshqipShqipërishqiptareShtetet e BashkuaraUNESCO
Tjetri
Kosovë: Pavarësisht kundërshtimeve, miratohet Gjykata e re Speciale

Kosovë: Pavarësisht kundërshtimeve, miratohet Gjykata e re Speciale

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.