AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

“Njerëz të mirë të botës, bashkohuni!” Si mund të fitojmë luftën për tolerancë?

Laura OliverngaLaura Oliver
9 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
Foto: (Laurent Gillieron/dpa via AP)

Mendimtarë, aktivistë dhe politikanë të rëndësishëm ndanë mendimet e tyre mbi luftën për zhvillimin gjithëpërfshirës dhe përfshirjen më të madhe shoqërore, gjatë disa sesioneve në Davos të përqendruara te toleranca, racizmi dhe reformat për LGBT.

Pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Foto: (Laurent Gillieron/dpa via AP)
Pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Foto: (Laurent Gillieron/dpa via AP)

“Dua t’i bëj thirrje të gjithë njerëzve me qëllime të mira. Ne duhet të organizohemi, duhet të bashkohemi për të luftuar bashkë. Nuk po them, si Marksi, punëtorë të botës bashkohuni; po them njerëz të mirë të botës bashkohuni,” tha Abdallah bin Bayyah, president i Forumit për Promovimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, në sesionin e Tolerancës në Pikë Rënie?

Në të njëjtën skenë, Brendan Cox, drejtor i grupit Më Shumë të Përbashkëta, ra dakord se bashkimi është thelbësor në luftën kundër intolerancës: “Kemi kaluar shumë kohë duke folur rreth diversitetit dhe jo duke folur mjaftueshëm për atë që na bën bashkë.”

“Kjo nënkupton se ne kemi hequr dorë nga patriotizmi, që është një instinkt shumë i fuqishëm në identitetin e njerëzve. Ne e kemi bërë këtë në mënyrë ekstreme dhe ekziston një mundësi e madhe tashmë që ne ta marrim këtë mbrapsht për ta përkufizuar patriotizmin në një mënyrë më përfshirëse në vend të një mënyre përjashtuese”.

Gruaja e Cox, deputetja britanike Jo Cox, u vra përpara referendumit britanik mbi Brexit.

Doke folur rreth suksesit të Kanadasë në integrimin e kulturave të ndryshme, në pranimin e refugjatëve dhe në kryesimin e legjislacionit për të drejta të LGBT, Ratna Omidvar, senatore në Ontario të Kanadasë, tha: “Kanadaja është një vend i ri, i mbrojtur sepse ne jemi në majë të botës dhe kemi një kufi të sigurt me një vend shumë të sigurt. Multikulturalizmi është një nga simbolet tona”.

Omidvar gjithashtu citoi kërkime që tregojnë se si investimi në refugjatë mund të rezultojë në përfitime më të mëdha ekonomike – një temë e ngritur në një tjetër diskutim mbi racizmin.

Duke folur në të njëjtin sesion, Yasmina Filali, themeluese dhe presidente e fondacionit Orient Occident, ndau një mesazh pozitiv nga vendi i saj. “Maroku është një vend mysliman, me popullsi berbere dhe ne kemi pranuar afrikanë me ngjyrë, kryesisht të krishterë. Ishte e vështirë por ia dolëm me sukses prej kulturës dhe arsimimit. Pati festivale, tregje dhe bashkëpunim që miksuan vendasit me migrantët dhe sensibilizim në media. Ishte një punë afatgjatë, por e bukur”.

Progresi është me hapa dhe jo përnjëherë

Në një sesion të mëparshëm duke u përqendruar te progresi i reformave LGBT dhe tolerancës brenda bizneseve, Scott Brison, president i Bordit të Thesarit të Kanadasë, tha se ishte e qartë përse shumica e kompanive duhet të kërkojnë një forcë pune më të ndryshme: “Çdo kompani e madhe dhe shumica e kompanive të vogla kanë anëtarë të LGBTI që punojnë me ta. Pyetja është a duam të maksimizojmë kapacitetin dhe produktivitetin e plotë të këtyre personave?

“Nga një perspektivë produktiviteti nuk do të krijosh hapësira që nuk janë diverse.”

Paneli, që përfshiu Lisa Sherman, presidente dhe shefe e zyrës në Këshillin e Reklamimit në SHBA dhe Sander van’t Noordende shefin ekzekutiv në Accenture, ra dakord se kompanitë që janë treguar diverse dhe mbështetëse ndaj reformave të LGBT, do të jenë më aktive për brezin e ri.

“Kur flasim për 20 deri në 30-vjeçarët, kjo është diçka që po sjell dhe do të sjellë ndryshim në terma të kërkesës së tregut dhe konsumatorëve dhe në terma të qytetarëve dhe asaj që ata kërkojnë nga qeveritë”, tha Brison.

Panelistë të tjerë Sherman dhe van’t Noordende e pranuan këtë ide, duke thënë se ka pasur biznese dhe drejtues të tyre që së fundmi kanë shkaktuar ndryshim kundër legjislacionit anti-LGBT.

“Këtu është pjesa ku shtetit i dhemb, këtu është pjesa ku merr vëmendje,” tha Sherman. “Ajo që kompanitë, OJQ-të, organizatat bëjnë – që është shumë e rëndësishme të binden qeveritë të bëjnë gjënë e duhur [në reformën LGBT],” tha van’t Noordende.

“Çdo sinjal, sado i madh apo i vogël, ndihmon. Progresi arrihet hap pas hapi dhe jo i gjithi njëherësh”.

 

Marrë me autorizim nga Weforum.org

Etiketa: AfrikanaktivistBrexitDavosKufiLGBTMarksiMarokuMediamyslimanepresidentpresidentePunëPunëtorSHSHBAtë drejtaZvicër
Tjetri

Greva e urisë; banorët e përmbytur kërkojnë dëmshpërblimet e munguara

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.