AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Greva e urisë; banorët e përmbytur kërkojnë dëmshpërblimet e munguara

Elvis NabollingaElvis Nabolli
9 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Mjedisi, Reportazhe
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tetë banorë të zonës së Shkodrës, të prekur nga përmbytjet e viteve 2010-2011, u futën të mërkurën në një grevë urie për të protestuar mungesën e dëmshpërblimeve nga qeveria për dëmet e pësuara.


Temperaturat në qytetin e Shkodrës janë ulur sërish nën zero, por kjo nuk i ka ndaluar aspak disa  banorë të zonave të nënShkodrës të hyjnë në një grevë urie në kërkim të dëmshpërblimeve të përmbytjeve të viteve 2010- 2011. Janë 8 persona që tashmë janë ngujuar  në lulishten përballë bashkisë së qytetit.

Pas tentativës së dështuar  për ta zhvilluar grevën e urisë në mjediset e prefekturës, Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu  janë ulur në stolat e lulishtes dhe janë shprehur të vendosur për ti shkuar deri në fund protestës së tyre. Grevistët kanë vetëm një kerkesë, atë të marrjes së dëmshpërblimit.

Për përfaqësuesin e qeverisë në Shkoder, prefektin Paulin Radovani, i cili  doli të mërkurën në një konferencë për shtyp, kërkesat e banorëve qëndrojnë, pavarësisht se, sipas tij, greva nuk është opsioni i duhur në këto temperatura.

Sipas të dhënave të institucionit të prefekturës në Shkodër, gjatë përmbytjeve të viteve 2010- 2011 janë dëmtuar në banesa 5924 familje, 260 biznese si dhe 7581 familje  kanë pësuar dëme në bujqësi, blegtori dhe bimë dekorative.

Familjet  e  permbytura akuzuan komisionet për përcaktimin e dëmeve për të dhëna të gabuara dhe vlerësime selektive. Një nga arsyet e kërkimit të dëshmpërblimeve në këto momente është edhe miratimi i dëmshpërblimeve nga Këshilli i Ministrave për banorët në jug të vendit. Gjatë protestave të ndryshme ka pasur vazhdimisht edhe bllokime të akseve rrugove që kanë çuar si pasojë në arestime dhe procese gjyqësore.

Qeveria shqiptare ka vendosur që duke qënë se demi është shkaktuar nga KESH, të dëmshpërblejë vetëm dëmet për 4 biznese si dhe dëmet në kultura bujqësore me vlerë 1 mld e 106 milionë lekë, dëmshpërblim i cili është ndarë në masën 49% përara zgjedhjeve të vitit 2013.  Në qershor te vitit 2013 u ndërpre për të mos rifilluar më. Ndërkohë dëmet në banesa dhe biznese janë vlerësuar në zero.

Etiketa: BanorëblegtoriFamiljeGjyqKESHKulturaMASPaulin RadovaniQeveriaQeveria shqiptareShkodërshqiptare
Tjetri
Haradinaj kritikon Francën për arrestimin e tij

Ramush Haradinaj akuzon Serbinë për “abuzim me ligjin”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.