AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Udhëtimi i pasigurt përgjatë Ballkanit vë në rrezik jetën e fëmijëve refugjatë

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Intervista, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fëmijë në Beograd. Foto: Save the Children.

Tatjana Ristiç, nga organizata Save the Children, thotë se mbyllja e itinerarit të Ballkanit në 2015 nuk e ka zgjidhur krizën e imigrantëve, por ka lënë fëmijët imigrantë në duart e trafikantëve.

Fëmijë në Beograd. Foto: Save the Children.
Fëmijë në Beograd. Foto: Save the Children.

Megjithëse i ashtuquajturi “itinerar i Ballkanit Perëndimor” për refugjatët që përpiqen të hyjnë në perëndim është mbyllur në vitin 2015, organizata e të drejtave të njeriut Save the Children thotë se kriza nuk ka marrë ende fund.

Rreth 100 persona vazhdojnë të mbërrijnë në Serbi çdo ditë, sipas organizatës.

“Vlerësimet tregojnë se 30 deri në 50 për qind e refugjatëve dhe popullatës emigrante janë fëmijë,” tha Tatjana Ristiç nga Save the Children në Beograd.

Ajo i tha BIRN se të dhënat UNHCR nga janari 2017 tregojnë se fëmijët përbëjnë 46 për qind të refugjatëve dhe migrantëve aktualë në Serbi, që është e barabartë me 3450 fëmijë.

Sipas Save the Children, 10 për qind e emigrantëve janë gjithashtu fëmijë që udhëtojnë pa prindër dhe kujdestarë.

Serbia është një vend transit kyç në Ballkan për refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut për në pErëndim, itinerar që u mbyll nga aksioni i përbashkët i vendeve që ndodheshin përgjatë saj në mars 2015.

Megjithatë, Ristiç thotë se refugjatët dhe migrantët kanë vazhduar ta ndjekin atë, “kryesisht përmes trafikantëve, duke shmangur patrullat e policisë dhe duke zgjedhur rrugë të largëta e të rrezikshme”.

“Ata janë në rrezik të madh, duke udhëtuar pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm dhe u duhen ditë ecje ose transportohen në mjete të tejmbushura, duke fjetur jashtë dhe të ekspozuar ndaj kushte të këqija të motit,” shpjegoi ajo.

Duke qenë se ata po përpiqen tani të jenë më pak të dukshëm, është bërë më e vështirë të ndihmohen dhe mbështeten. Si rezultat i kësaj, shumë migrantë mbërrijnë në Serbi në gjendje të keqe, të rraskapitur dhe shpesh të sëmurë rëndë.

Sipas Komisariatit të Serbisë për Refugjatët dhe Migrimin, i cili publikoi të dhëna në fund të janarit, 747 fëmijë të pashoqëruar janë në qendra pritjeje dhe azili në Serbi.

Megjithatë, Ristiç paralajmëroi se ky numër nuk përfshin fëmijët që flenë në depot e braktisura dhe ndërtesave të tjera në afërsi të stacionit të trenit në Beograd, ku, pavarësisht nga transferimet e fundit në qendrat e hapura në Krnjaca dhe Obrenovaç, ende mbeten mbi 200 të miturit të pashoqëruar.

Ristiç tha se kushtet e strehëzave të përkohshme ku emigrantët po kalojnë dimrin e ashpër në Beograd, janë të tmerrshme.

Ndërtesat e braktisura ku refugjatët dhe imigrantët strehohen zakonisht nuk kanë dritare, ujë të pijshëm, ngrohje apo krevatë.

Të rriturit dhe fëmijët flenë në dysheme dhe përballen me rrezikun e mbytjes nga tymi i zjarrit që ndezin për t’i mbajtur ngrohtë.

Tualetet janë shumë johigjienike. Emigrantët përdorur tualete të improvizuara, shumë pranë vendit ku hanë dhe flenë.

Ristiç theksoi se disa nga fëmijët refugjatë në Serbi janë 10 deri 11 vjeç.

“Shumë refugjatë dhe migrantë, mes tyre familje, por edhe fëmijë që udhëtojnë vetëm, raportojnë dhunë dhe abuzim nga trafikantët, por gjithashtu edhe nga policia,” shtoi ajo.

Ristic tha se Save the Children operon në Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Kroaci, ku ka pasur ankesa të ngjashme për dhunë policore dhe nga trafikantët prej refugjatëve.

Ajo shtoi se mesatarisht 30 imigrantë çdo ditë në mënyrë të paligjshme kthehen nga Kroacia dhe Hungaria në Serbi, duke shkelur rregullat e dakordësuara mes këtyre vendeve.

Refugjatët tentojnë të hynë ne Kroaci nga Serbia. Foto: BETAPHOTO/AP Photo/Darko Vojinovic
Refugjatët tentojnë të hynë ne Kroaci nga Serbia. Foto: BETAPHOTO/AP Photo/Darko Vojinovic

Ristiç tha se pa rrugë të sigurta dhe ligjore, e ardhmja e fëmijëve refugjatë dhe veçanërisht ata që udhëtojnë vetëm, do të jetë e pashpresë, për sa kohë vazhdojnë udhëtimin ilegalisht, të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha.

“Save the Children po dërgon mesazhin se itinerari ballkanik është ende aktiv, pavarësisht mbylljes zyrtare në mars 2015 dhe marrëveshjes BE-Turqi,” tha Ristiç, duke iu referuar marrëveshjes kontroverse të BE-së me Ankaranë, nën të cilën Turqia ra dakord të ndalojë shumicën e migrantëve nga arritja në kufijtë e jashtëm të BE-së.

“Kapacitetet e strehimit emergjent duhet të shtohen në mënyrë të menjëhershme në Serbi më mbështetjen e duhur financiare nga donatorët, kryesisht BE-ja,” këshilloi ajo.

“Qeveria serbe duhet të heqë kufizimet që i ka vënë agjencive humanitare që operojnë jashtë qendrave zyrtare, duke lejuar ndihmën e shpëtimit të jetës në veçanti,” shtoi ajo.

“Rrugët e sigurta dhe ligjore për migracion duhen diskutuar, përfshirë bashkimin familjar, sistemimin, vizat humanitare, sponsorizimin privat, si mënyrat më të mira për të luftuar trafikimit kudo përgjatë itinerarit,” vazhdoi ajo.

Ndihma për migrantët më të pambrojtur, në veçanti për minorenët e pashoqëruar duhet të forcohet.

Ristiç tha se një zgjidhje e qëndrueshme duhet të përfshijë zgjidhjen e shkaqeve bazë të migracionit masiv, si dhuna e vazhdueshme, pabarazia dhe luftërat në vendet e origjinës.

“E vetmja rrugë për të zgjidhur sfidat më të cilat përballët migracioni që vazhdon në Ballkan është përmes një qasjeje të koordinuar dhe planifikimit ku përfshihen BE-ja dhe vende të tjera ballkanase jo anëtarë në BE”, përfundoi ajo.

Etiketa: abuzimAfrikaBallkanBEBeogradBIRNdhunaEmigranteFamiljeGreqiKrizaKroaciKroaciaLindjaLindja e MesmeMaqedoniMigracioniPabaraziaPoliciaQeveriarrezikSerbiSerbiaTurqiTurqia
Tjetri
Shqiprim Arifi: Shkëmbimi i territorit Kosovë-Serbi do të destabilizonte Ballkanin

Shqiprim Arifi: Shkëmbimi i territorit Kosovë-Serbi do të destabilizonte Ballkanin

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.