AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Protestat ekspozojnë problemet e thella të shoqërisë rumune

Ana Maria ToumangaAna Maria Touma
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëzit mbajnë figurat e liderit të partisë social demokrate Liviu Dragnea (nga e djathta), ish presidentit Ion Iliescu, kreut të senatit Popescu Tariceanu dhe ish-kryeministrit Victor Ponta të veshur si të burgosur, gjatë një proteste përpara ndërtesës qeveritare në Bukuresht të dielën. Foto: Beta/Vadim Ghirda.

Ndërsa protestat masive në rrugë kanë traumatizuar Social Demokratët në qeveri, ekspertët thonë se pakënaqësia zbulon diçka që nuk shkon me mënyrën se si partitë rumune e shohin vendin.

Njerëzit mbajnë figurat e liderit të partisë social demokrate Liviu Dragnea (nga e djathta), ish presidentit Ion Iliescu, kreut të senatit Popescu Tariceanu dhe ish-kryeministrit Victor Ponta të veshur si të burgosur, gjatë një proteste përpara ndërtesës qeveritare në Bukuresht të dielën. Foto: Beta/Vadim Ghirda.
Njerëzit mbajnë figurat e liderit të partisë social demokrate Liviu Dragnea (nga e djathta), ish presidentit Ion Iliescu, kreut të senatit Popescu Tariceanu dhe ish-kryeministrit Victor Ponta të veshur si të burgosur, gjatë një proteste përpara ndërtesës qeveritare në Bukuresht të dielën. Foto: Beta/Vadim Ghirda.

Qeveria rumune, e udhëhequr nga Social Demokratët i mbijetoi një mocioni mosbesimi në parlament të mërkurën, falë një marrëveshjeje me Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve, ALDE dhe me Bashkimin Demokratik të Hungarezëve në Rumani, UDMR.

Por telashet nuk kanë mbaruar, edhe pasi kabineti të dielën tërhoqi dekretin polemik të dekriminalizimit të shkelje zyrtare pas pesë ditë protestash në mbarë vendin.

Populli rumun ende doli në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Të dielën, protesta më e madhe nxorri 600.000 njerëz në rrugë në të gjithë vendin, ku gjysma e tyre protestuan përpara ndërtesës së qeverisë në Bukuresht.

“Nuk ju besojmë, nuk do të heqim dorë!”, thërrisnin ata, duke mbajtur pesë manekinë që përfaqësojnë udhëheqësit e socialdemokratëve, PSD, me uniforma burgu.

Kjo gjest nënvijëzon atmosferën e mosbesimit të njerëzve ndaj politikanëve në Rumani, thonë analistët, duke theksuar se ekziston një mospërputhje mes të dyve – dhe për faktin se politikanët vazhdojnë t’ia hedhin fajin për krizën turmave të manipuluara dhe komploteve.

“Konflikti i këtyre ditëve nuk është vetëm për drejtësi apo lojëra politike si PSD kundër presidentit Iohannis. Lidhet me qytetërimin. PSD vërtet nuk e kupton këtë… ata duan të promovojnë një model që është krejt i huaj për protestuesit. Protestuesit ndihen të kërcënuar për të njëjtën arsye”, tha sociologu Barbu Mateescu.

Pyetje rreth atyre që duhet të dorëhiqen

Rumunët në Bukuresht dhe në qytete të tjera janë zotuar të vazhdojnë protestat e tyre kundër qeverisë.

“Ata duhet të japin të gjithë dorëheqjen dhe PSD duhet të dalë me një tjetër qeveri, të aftë. Ka njerëz që duan zgjedhje të parakohshme, por kjo do të destabilizonte vendin. Gjithsesi kjo qeveri nuk mund të vazhdojë. Ne duam që njerëzit të aftë,” tha Flavia, 30 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.

Kryeministri Sorin Grindeanu ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen, megjithatë ka shtuar se Ministri i Drejtësisë, Florin Iordache, i cili çoi përpara dekretin që shkaktoi protestat më të mëdha të Rumanisë që nga rënia e komunizmit, duhet të dorëhiqet ose të presë pushimin nga puna të enjten.

Politikanët e opozitës, përfshirë edhe presidentin, megjithatë, kanë thënë se edhe vetëm koka e Iordache ishte “shumë pak, shumë vonë”.

Në një fjalim në parlament të martën, Iohannis kritikoi qeverinë për kalimin e dekretit një javë më parë “natën dhe në fshehtësi” dhe pa u konsultuar me parlamentin.

Megjithatë, ai pranoi se PSD kishte fituar të drejtën për të qeverisur pas fitores në zgjedhjet e 11 dhjetor dhe tha se duhet të vazhdojë ta bëjë këtë.

“Ju keni thënë publikisht se unë dua të përmbys qeverinë legjitime. Kjo është gënjeshtër,” u tha ai deputetëve.

“Ju fituat, kështu që tani ju do të qeverisni, por pa kushte”, shtoi Iohannis.

“Dorëheqja e një ministri të vetëm është shumë pak, por zgjedhjet e parakohshme në këtë fazë janë tepër. Kjo është hapësira në dispozicion për manovrim”.

Mungesë shqetësuese e transparencës

Ciprian Necula ishte ndër të parët që dha dorëheqjen nga PSD, pasi u miratua dekreti më 31 janar.

Ai ishte anëtar i qeverisë për vetëm tre muaj si sekretar në Ministrinë për Fondet Europiane. Një studiues i politikës dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Necula thotë se është i majtë me bindje dhe do të mbetet i tillë, por nuk i pëlqen mënyra se si qeveris PSD.

“Dhashë dorëheqjen nga PSD, sepse pashë që të dyja projektet, ligji i faljes dhe dekreti për shpërdorim të detyrës, nuk u debatuan aspak në parti. Nuk kishte absolutisht asnjë shans që ndonjëri prej nesh ta korrigjonte,” tha ai për BIRN.

“Nuk mund të pranoja mënyrën si u miratua e gjitha kjo. Pa debat, pa transparencë; ata nuk e llogaritën fare demokracinë rumune,” shtoi ai.

Si studiues i politikës, ai tha se politikanët rumunë përgjithësisht e perceptojnë demokracinë gabim, pasi u duket se njerëzit kanë vetëm të drejtën e votës një herë në katër vjet dhe asnjë të drejtë fjalë më.

“Ka ministra të cilët thonë, ‘nëse nuk u pëlqen, le të na ndëshkojnë pas katër viteve’. Por demokracia pjesëmarrëse nënkupton: të kesh reagim dhe kundër-reagim nga elektorati. Dhe ka një hap tjetër, që ne nuk e kemi ende, që është demokracia pro-aktive!”.

Deputeti Sorin Moisa gjithashtu dha dorëheqjen nga partia të shtunën me një mesazh të fortë në Facebook.

“Vjen një kohë kur heshtja tregon se ke faj,” tha ai. “Në një demokraci normale pasja e pushtetit për të bërë diçka nuk nënkupton domodoshmërisht se ajo që po bën është e mirë apo e ligjshme. Mund të fitosh një mazhorancë një herë në katër vjet, por komunikimi me shoqërinë, kërkimi i konsensusit dhe legjitimitetit, veçanërisht në çështje të caktuara, janë të përhershme”, shtoi ai.

Deputetë të tjerë që nuk dhanë dorëheqjen thanë se janë dakord me Neculan: procesi i vendimmarrjes në PSD nuk është transparent, është gjithnjë në dorë të lidershipit dhe nuk konsultohet me anëtarët.

Deputeti i PSD, Catalin Ivan thotë se reagimi i rumunëve në rrugë ka qenë një leksion për partinë.

“Ishte një leksion i ashpër, sepse askush në parti nuk e dinte se çfarë përmbante dekreti, as partnerët e kabinetit të Iordache. Ne po paguajmë çmimin për iniciativën e një anëtari të kabinetit të Grindeanu,” tha ai.

Megjithatë, shefi i PSD Liviu Dragnea ende këmbëngul se protestat janë rezultat i manipulimit të medias. “Nëse do të shihja TV, do dilja edhe vetë në rrugë. Pa parë se çfarë tha Gjykata Kushtetuese apo çfarë miratoi qeveria, do të dilja në rrugë në revoltë,” tha ai.

Krizë e përgjithshme lidershipi

Mateescu tha se PSD aktualisht është në një gjendje shoku. Partia i fiton zgjedhjet duke punuar me kulturën rurale patriarkale: kryetari i komunës është kryetari i komunitetit që kontrollon burimet. Ai është personi kryesor që vendos se çfarë ndodh me komunitetin dhe njerëzit e pranojnë atë si një udhëheqës. PSD, thotë ai, e ka mbështetur në këtë model në qytetet e vogla dhe fshatrat.

“Në këtë model qytetërimi, që është i ngjashmë me prijësit e vjetër, korrupsioni, abuzimi me detyrën dhe shfrytëzimi i fondeve publike është normal dhe afërmendsh”, tha ai.

Por shoqëria rumune ka bërë progres në nivelin post-industrial në qytetet e mëdha. Për lidershipin e vjetër të PSD, protestat janë një pushtim i huaj, ata as që mund të shpjegojnë arsyen dhe refuzojnë të përshtaten.

Codru Vrabie, analist dhe këshilltar qeverie, thotë se problemi është strukturor dhe nuk lidhet vetëm me PSD, por me shumicën e partive në Rumani.

Në vend të edukimit të udhëheqësve politikë dhe ndërtimit të një ideologjie të fortë, ata zgjedhin për përfitime elektorale afatshkurtra dhe për të ngritur në detyrë njerëzit që i ndihmuan të arrijnë suksesin.

“Partitë rumune nuk kultivojnë njerëzit që sjellin ideologji, ide … te partia – gjëra që e bëjnë një parti një rezervuar të vizionit të së ardhmes,” tha ai.

“Askush nuk ofron një vizion se si do të duket Rumania pas shumë dekadash, për problemet me të cilat do të përballemi. Këta njerëz janë thjesht të verbër,” përfundoi ai.

Etiketa: aktivistBIRNDekretidemokracidemokraciademokratedeputete djathtaFacebookGjykataGjykata KushtetueseKEKESHKorrupsionikushtetueseparlamentPartiaprogresProtestaProtestatprotestePSDPunapushtimQeveriaRumaniRumaniasocial demokratezgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
Fotografi tregon historinë e trazuar të Serbisë së viteve ’90

Fotografi tregon historinë e trazuar të Serbisë së viteve ’90

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.