AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fotografi tregon historinë e trazuar të Serbisë së viteve ’90

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një festim i “fitores ndaj NATO-s”, qershor 1999. Foto: Srdjan Veljoviç.

Dekada e luftërave, represionit, hiperinflacionit dhe protestave janë dokumentuar nëpërmjet syve të një të riu në një ekspozitë fotografie nga fotografi serb Srdjan Veljoviç.

Një festim i "fitores ndaj NATO-s", qershor 1999. Foto: Srdjan Veljoviç.
Një festim i “fitores ndaj NATO-s”, qershor 1999. Foto: Srdjan Veljoviç.

Fotografi Srdjan Veljoviç thotë se ai po përpiqet të tregojë një histori personale për realitetin e përmbysur të Serbisë së viteve 1990 me përzgjedhjen e fotografive që ai zgjodhi për ekspozitën e tij për dekadën, e cila hapet të enjten në Qendrën Kulturore Beograd.

Veljoviç tha për BIRN se ai i përket brezit që ishte në fillim të të njëzetave në fillim të dekadës që ai dokumenton.

“Ato ishin vitet më të mira të jetës time. Për shkak të rrethanave, fotografova shumë jetën që po ndodhte përreth meje pa ndonjë qëllim të veçantë,” thotë ai.

Vitet 1990, të para përmes lentës, ishin një dekadë shumë pjellore në Serbi, të paktën për një fotograf.

“Të gjitha këto lloj çrregullimesh – një hap larg nga ajo që njihet si normale – të ofrojnë mundësi. Ke një pasuri të madhe nga kjo situatë shumë e çuditshme,” shpjegon Veljoviç.

Ai thotë se në atë kohë, ai e shikonte si normale situatën, por tani është e qartë se realiteti ishte shtrembëruar krejtësisht.

Letnja Industrija, një festë jashtë Qendrës Sava në vitin 1998 ose 1999. Foto: Srdjan Veljoviç.
Letnja Industrija, një festë jashtë Qendrës Sava në vitin 1998 ose 1999. Foto: Srdjan Veljoviç.

Ekspozita, sugjeron ai, është për dëshirën dhe përpjekjen për të krijuar një hapësirë normaliteti dhe lirie në një vend të trazuar nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit dhe Partisë së tij Socialiste të Serbisë.

Nën sundimin e Millosheviçit, kishte luftëra në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, dhe ajo dekadë është pranë kohës që NATO nisi bombardimet në Jugosllavi.

Millosheviçi dha dorëheqjen pas demonstratave masive në vitin 2000 dhe më pas u arrestua dhe ekstradua në Gjykatën e OKB-së në Hagë për të dalë në gjyq për krime lufte.

Veljoviç tha se ai iu rikthye arkivave të tij dhe u përpoq të gjente një histori që do t’i jepte kujtim përzgjedhjes së tij, ndërsa do t’i referohej gjithashtu rrethanave më të gjëra sociale.

“Shumë shpesh gjithçka është për veprime të vogla subversive,” shpjegon ai.

Ai thotë se edhe pse fotografitë në ekspozitë janë shumë të ndryshme, dy nga temat e tij kryesore janë Ushtria Popullore Jugosllave në fillim të dekadës dhe bombardimi i NATO-s në vitin 1999.

Ushtarë të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Divulje, Split në vitin 1988. Foto: Srdjan Veljoviç.
Ushtarë të Ushtrisë Popullore Jugosllave në Divulje, Split në vitin 1988. Foto: Srdjan Veljoviç.

“Midis këtyre dy pikave, kam situata të ndryshme në lidhje me të qenit i shoqërueshëm dhe subjektivitetin, fillimisht është skena tekno serbe e viteve 1990 dhe kam disa situata në lidhje me muzikën turbo-folk,” shpjegon ai.

Tekno dhe turbo-folku (një version pop i muzikës tradicionale ballkanase) shiheshin si polet e kundërta të spektrit kulturor dhe politik midis të rinjve në vitet 1990 në Serbi.

Pamjet e Veljoviçit të një klubi nate pluskues në lumin Sava dhe nga një festim tradicional folk në kështjellën Kalemegdan të Beogradit janë fotografi të lumtura, pavarësisht klimës politike në atë kohë, thotë ai, “sepse ky lloj aktiviteti ishte shumë i rëndësishëm që njerëzit të mbijetonin një tjetër pjese jete që ishte shumë e komplikuar”.

Kulla USCE në Beograd në shtator 1999, disa muaj pasi u bombardua nga NATO. Foto: Srdjan Veljoviç.
Kulla USCE në Beograd në shtator 1999, disa muaj pasi u bombardua nga NATO. Foto: Srdjan Veljoviç.

Në atë kohë, ai nuk punonte për para, vetëm për vete, dhe i vetmi telash me të cilin ai është përballur ndonjëherë ishte kur fotografoi një urë matanë Danubit në Novi Sad e cila ishte bombarduar nga NATO në vitin 1999.

“Pas kësaj, na ndaluan dhe na morën në pyetje, sepse ishte e ndaluar të bëheshin foto,” risjell në mendje ai.

Edhe ose ishte një kohë shumë e hidhur, ai thotë se u përpoq të shikonte anën e saj më të shndritshme në ekspozitë.

“Rastësisht, disa nga emocionet e mia personale nga ajo kohë janë të bukura, sepse në atë kohë më ndodhën gjëra të bukura,” shpjegon ai.

Pavarësisht problemeve të tyre, jeta sociale e njerëzve në vitet 1990 në Serbi ishte më e pasur, para se zhvendosej në sferën virtuale, shprehet ai.

“Atëherë njerëzit jetonin më shumë në një mënyrë më sociale,” kujton ai.

 

Etiketa: BeogradBIRNBosnjefotografiGjykatëGjyqJugosllaviKEKrimekrime lufteKroaciKullaLufteMillosheviçNATONovi SadOKBpaktParaSerbishtatorSllobodan MillosheviçSplitUshtria
Tjetri
Këshilli i Europës thotë se viktimat e luftës në Kosovë “po shpërfillen”

Këshilli i Europës thotë se viktimat e luftës në Kosovë “po shpërfillen”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.