AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Apeli i Krimeve të Rënda i jep pafajësinë “Hakmarrjes për Drejtësi”

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, top story
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë.

Pas dy dekadash procese gjyqësore, anëtarët e organizatës famëkeqe janë shpallur të pafajshëm për listën e gjatë të krimeve të përgjakshme të ndodhura në mesin e viteve ’90.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për një serial të gjatë krimesh të përgjakshme të ndodhura në mesin e viteve ’90 dhe u dha pafajësinë dhjetë anëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Përmes vendimit të saj të shpallur të hënën, pesë gjyqtarët e Apelit të Krimeve të Rënda vendosën të rrëzojnë dy dënimet me burgim të përjetshëm për të akuzuarit si drejtues të organizatës, Orik Shyti dhe Altin Arapi dhe mbi 170 vjet të tjera burg për tetë anëtarët e tjerë të “Hakmarrjes për Drejtësi”.

Vendimi i pafajësisë së pesëshes së gjyqtarëve të kryesuar nga Alaudin Malaj, të cilët u deleguan nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të dhënë një vendim për organizatës famëkeqe u bazua në faktin se provat që inkriminojnë të akuzuarit janë marrë në mënyrë të kundraligjshme nga policia.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e pati gjykuar njëherë organizatën “Hakmarrja për Drejtësi” dhe në korrik të vitit 2009 vendosi dënime të rënda për anëtarët e saj, mes të cilave edhe dy dënime me burgim të përjetshëm. Por vendimi i formës së prerë u rrëzua nga një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë më 9 mars të vitit 2016, duke i lënë një shteg të hapur rigjykimit të saj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, “Apeli kishte gabuar në zbatimin e ligjit proceduarial dhe atij material dhe duhet të riçelë hetimin gjyqësor”.

“…nga ky Kolegj janë konstatuar se në fazën e hetimit paraprak janë lejuar shkelje të rënda proceduriale, të cilat kanë sjellë si rezultat pavlefshmëri ose papërdorshmëri të akteve proceduriale….ato duhet të përjashtohen si prova kundër të gjykuarve,” thekson më tej vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” është gjykuar për dy dekada në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor në Shqipëri për vepra penale të quajtura “akte terroriste”, për disa grabitje të armatosura, për vendosjen e një bombe te ish-marketi i VEFA-s në Tiranë, vrasjen e ish-drejtorit të Burgjeve si dhe rrëmbimin e një fëmije.

Anëtarët e kësaj organizate, tre prej të cilëve kanë përfituar azil politik jashtë Shqipërisë i kanë mohuar vazhdimisht akuzat, por vendimet e gjykatave konfirmuan dënimet e ashpra për ta, të cilat u bënë nul nga vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.

Etiketa: Alaudin MalajApeliazilBurgGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGrabitjeKolegjKrimePoliciashqipShqipëriVendimVendimetVendimi
Tjetri
Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?

Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.