AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Më shumë punë për të pasionuarit e hartave në Ballkan?

Marcus TannerngaMarcus Tanner
9 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Epoka e artë e bërjes së hartave në Balkan vazhdoi për një periudhë të caktuar.

Marrëveshja Dejton e vitit 1995 i dha fund një kohe të lulëzimit të hartave në Ballkan – por me rikthimin e diskutimit të ‘shkëmbimeve të tokave’ dhe ndryshimit të kufijve, ata mund të gjejnë klientelë të re sërish.

Epoka e artë e bërjes së hartave në Balkan vazhdoi për një periudhë të caktuar.
Epoka e artë e bërjes së hartave në Balkan vazhdoi për një periudhë të caktuar.

Në fillim të viteve 1990, teksa Jugosllavia filloi të shpërbëhej, takova Vuk Draskoviç në hotel Moskva në Beograd për të diskutuar rreth kufijve. Kreu i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe kishte ardhur për të më treguar një hartë që përmbante zgjidhjen e tij për krizën, të cilën ai e kishte vizatuar mbi një hartë të Jugosllavisë nga ato që kanë makinat e marra me qira me stilolaps blu.

Një njohës i mirë i hartave të Ballkanit – kam një koleksion të madh – e studiova atë me interes. Nuk ishte ndonjë çudi që stilolapsi i Vuk nuk kishte gjurmë të ndonjë kufiri për Bosnjen, Malin e Zi apo Maqedoninë, jo më pastaj Kosovën; ai ishte një nacionalist serb, megjithëse i një lloji të çuditshëm.

Por thuajse më kërceu keku nga goja kur pashë se çfarë kishte bërë në veriperëndim. “Nuk i ke dhënë Kroacisë shumë”, protestova. “As Osijekun apo Dubrovnikun? Me siguri ka për të rezultuar në një kasaphanë”.

Vuk nuk pranonte asnjë nga këto. Duke lëvizur dorën, me atë zërin e tij bas bariton, ai shpjegoi se njerëzit në këto zona do të ishin aq të verbuar nga mrekullia e kësaj perandorie bizantine sa të vjetër aq dhe të re [kjo dukej të ishte ideja], saqë shpejt do t’i harronin identitetet e tyre të vjetra. Rashë në mendime.

Draskoviç nuk ishte i vetmi në komplotin e kufijve të rinj për Ballkanin në fillim të viteve 1990. Kjo ishte periudha e artë e hartëbërësve të Ballkanit dhe kushdo po diskutonte kufijtë, shkëmbimet e tokave, gjërat “etnike” dhe të tjera. Zor të hapje ndonjë gazetë pa vënë re një hartë të re.

Disa rej këtyre hartave i referoheshin historisë – mbretërisë së Tomislavit, perandorisë së Dushanit apo çfarëdo, ndërsa të tjera etnicitetit, arsye për të cilën shumë harta etnike të shekullit të 19 në Ballkan, kryesisht të bëra nga hartografët gjermanë dhe austriakë, papritur u kthye në modë.

Disa ishin plot informacione të dobishme. Kroatët nxorrën një interesante [shikoni foton] që ilustronte përmasën e popullatës, si dhe krahasimin etnik të çdo bashkie në Kroaci dhe në Bosnjen fqinje. E kam ende.

Kam edhe një më të mirë, prodhuar në Bosnje nga e njëjta periudhë [shikoni foton], që përmban analizë etnike të çdo komune në Bosnje në vitin 1991, plus shifra krahasuese nga dy censuset e mëparshme.

Të tjerat nuk ishin të dobishme veç propagandës së pastër. Hartat e nxjerra nga media në Serbinë e Millosheviçit prireshin të ishin të zbatuara keq dhe pa informacion – harta të paqarta të Jugosllavisë me Serbinë si një njollë të zezë që zinte shumicën e saj.

Kam një po kaq të padobishme nga Maqedonia [shikoni foton], në të cilën kufijtë e “Maqedonisë etnike” janë vizatuar me një vijë të trashë. A ishte kjo një aspiratë apo thjesht një kujtim i asaj që kishte qenë? Vështirë të thuhet.

Epoka e artë e hartologëve të Ballkanit vazhdoi për ca kohë. Çdo herë që lufta kalonte në një fazë të re, kishte nevojë për harta të reja.

Armëpushimi në Kroaci në fund të vitit 1991 krijoi de-fakto kufij të ri brenda Kroacisë. Përveç Republika Srpska Krajina, RSK, kishte kufij brenda kufijve – për katër zonat e mbrojtura nga OKB – veriu, jugu, perëndimin dhe lindja, pa përmendur kufijtë e zonave fatkeqe ‘rozë’ – tokë që serbët supozohet se do t’ia dorëzonin kroatëve, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Zhdukja e RSK nga ushtria kroate në 1995 papritur i bëri të gjitha këto harta të tepërta, por lufta boshnjake vazhdoi, duke nxitur krijimin e hartave të reja. Disa u nxorrën nga luftëtarët, ku shfaqej Serbia Etnike ose Herzeg-Bosnja dhe të tilla.

Harta të tjera vinin nga negociatorët ndërkombëtarë të paqes. Ju kujtohet plani Vance Ouen? Ai i bëri të gjithë të vraponin për te harta për të parë se çfarë i takon gjithsecilit. Nëse nuk ju kujtohet, propozonte ndarjen e Bosnjës në 10 kantone. Serbët qenë të interesuar të dominonin vetëm kantonet 2, 4 dhe 6.

Disa vite më pas, marrëveshja Dejton e 1995 prodhoi një tjetër furi hartash, teksa të gjithë duke filluar me vetë boshnjakët, nxituan të zbulonin se çfarë kufijsh kishin marrë dy “entitetet” e reja.

Marrëveshja Dejton i dha fund epokës së artë të hartëbërësve të Ballkanit. Mali i Zi u bë i pavarur [sërish] në 2006, por ky nuk ishte ndonjë zhvillim shumë interesant nga pikëpamja e një harte. Kufijtë e Malit të Zi të vënë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithçka ndodhi në 2006 ishte bërja e një kufiri të vjetër, të brendshëm në një kufi të vulosur dhe të jashtëm. E njëjta gjë ndodhi dhe me Kosovën. Me kufijtë e Ballkanit tani “të fiksuar”, nevoja për harta të reja duket se është zhdukur.

Por mbase kufijtë e ish-Jugosllavisë nuk janë aq përfundimtar dhe të vulosur sa mendonim. Një kongresmen amerikan së fundmi hodhi idenë jo edhe aq të re se qyteti etnik shqiptar i Preshevës – me popullsi rreth 35,000 vetë – mund të jetë më mirë nëse i kalon Kosovës në shkëmbim të katër komunave etnike serbe në veriun e Kosovës, Leposaviç, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut – me popullsi totale rreth 70,000 persona – t’i kalojë Serbisë.

Në lindje të Serbisë, në Bosnje, kroatët po kërkojnë me ngulm për një “entitet” të tyrin, ndërsa serbët vazhdimisht flirtojnë me kërcënimin e pavarësisë. Asnjë prej këtyre ideve, planeve apo kërcënimeve nuk duket aq serioz ende. Por kush e di? Koleksionistët e hartave të Ballkanit mund të duhet t’i bëjnë vend disa hartave të tjera.
Mendimet e shprehura në rubrikën e opinioneve i përkasin autorëve dhe nuk reflektojnë domososhmërisht pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: ArmëBallkanBeogradBIRNBosnjaBosnjeKEKosovëKroaciKufiLindjaLuftaMaliMali i ZiMaqedoniaMarrëveshjaMediaMillosheviçMitrovicaOKBPreshevëRepublika SrpskaSerbiaUshtriazhvillimZonat e MbrojturaZubin Potok
Tjetri
Macron, kandidati i pazakontë i zgjedhjeve në Francë

Macron, kandidati i pazakontë i zgjedhjeve në Francë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.