Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Energija

Linja e Interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë e bllokuar pa afat nga Beogradi

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
12:54 | 09/03/2017
Në Artikull kryesor Energija, Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë është i bllokuar nga Serbia

Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Share on FacebookShare on Twitter

Afati i përcaktuar për Serbinë, 31 dhjetori 2016, u shkel dhe Serbia nuk pritet të ketë pasoja nga kjo shkelje, ndërsa Shqipëria dhe Kosova po paguajnë rreth 70 milionë euro kredi për një linjë interkonjeksioni që nuk ka funksionuar asnjë ditë.

Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri - Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Kryeministrat Rama dhe Mustafa si dhe Ministrat e Energjisë Gjiknuri dhe Stavileci në ceremoninë e inagurimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë më 26 qershor 2016. Linja nuk është përdorur ende. Foto kortezi: Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Linja e interkonjeksionit të energjisë elektrike që lidh Shqipërinë dhe Kosovën u përurua me fanfara në prani të dy kryeministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë qershorin e kaluar, pas shumë vitesh vonesash në projektim dhe ndërtim, por mosmarrëveshjet politike të Serbisë me Kosovën e bëjnë të pamundur vënien në punë të kësaj linje duke shkaktuar humbje të konsiderueshme për operatorët e transmetimit si dhe duke bllokuar zhvillimin e tregut të përbashkët të energjisë mes Shqipërisë e Kosovës dhe më gjerë, tregun e përbashkët të të gjithë Ballkanit.

Zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vienë Dirk Buschle i tha BIRN se problemi është politik dhe jo teknik dhe se aktualisht nuk shihet një rrugëzgjidhje.

“Kjo linjë nuk mund të vihet në punë. Ky është një problem politik dhe ne nuk jemi të lumtur për këtë. Çështja do të shtrohet sërish për diskutim në Samitin e Triestes në Korrik 2017”, tha Buschle.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me qendër në Vienëështë organizata ndërkombëtare që koordinon dhe mbikëqyr zbatimin e Traktatit të Athinës, traktat i miratuar në vitin 2015 përmes të cilit, vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e Ballkanit e të rajonit të Detit të Zi, kanë rënë dakord të krijojnë një treg të përbashkët për energjinë, si pjesë e procesit të integrimit të rajonit tonë në tregun e përbashkët Europian.

Engjëll Zeqo, drejtor i Operatorit të Transmetimit të Energjisë, (OST) kompanisë publike që ka nën pronësi linjat e tensionit të lartë, tha se kompania e tij ka humbje vjetore në të ardhura të munguara prej së paku 500 mijë eurosh nga mosvënia në punë e kësaj linje ndërkohë që edhe plani për optimizimin e operimit të sistemit të energjisë së Kosovës dhe të Shqipërisëështë bllokuar për shkak të linjës.

“Nëse do t’i shisnim kapacitetet e linjës në tregun e përbashkët, të ardhurat vjetore të realizuara do të ishin rreth 500 mijë euro,” tha Zeqo.

“Problemi është teknikisht i thjeshtë,” shtoi ai.

Kosova duhet të marrë një kod transmetimi nga ENTSO-E, por nuk njihet si zonë kontrolli nga ENTSO-E. Serbia ka kërkuar që Kosova të njohë operatorin serb të shpërndarjes së energjisë në veri të Kosovës në shkëmbim të njohjes së Operatorit të Transmetimit të Kosovës si entitet më vete.

ENTSO-Eështë rrjeti Europian i Operatorëve të Transmetimit të Energjisë elektrike dhe përgjegjës për operimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike.

Nuk ka ndëshkim për Serbinë

Serbia ndërkohëështë konstatuar nga Komuniteti i Energjisë si shkelës i rregullave që ajo vetë ka firmosur për krijimin e tregut të përbashkët, të njohur si Paketa e Dytë e Energjisë. Tetorin e kaluar, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisëkonstatoi shkeljen nga ana e Serbisë dhe i vendosi afat deri më 31 dhjetor 2016. Teorikisht, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë duhet të propozojë sanksione për Serbinë në Këshillin e Ministrave, por sipas Buschle, mund të jenë të karakterit politik e për rrjedhojë, jo shumë efikase.

Linja e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës synonte njëkohësisht rritjen e sigurisë energjetike të Shqipërisë dhe krijimin e kushteve për optimizimin e operimit të sistemeve energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës. Në rast se linja do të funksiononte, Shqipëria mund të përfitonte nga përmirësimi i eficencës së shfrytëzimit të hidrocentraleve ndërsa Kosova do të përfitonte nga përmirësimi i eficencës së shfrytëzimit të termocentraleve të qymyrit.

Tjetri
Uta aventurierja: Alpinistja që sfidon stereotipet gjinore në majë të botës

Uta aventurierja: Alpinistja që sfidon stereotipet gjinore në majë të botës

Më të lexuarat

Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë është i bllokuar nga Serbia

Linja e Interkonjeksionit Shqipëri – Kosovë e bllokuar pa afat nga Beogradi

12:54 | 09/03/2017
‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023

Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve

15:16 | 30/11/2023
Gjyqtari Markelian Koça përballet me vetingun

KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Koça

14:49 | 30/11/2023
Gjyqtari Arben Mickaj u dorëhoq tre vjet pasi filloi vetingu ndaj tij

Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut

14:05 | 27/11/2023
Dëm ekonomik dhe favore: Arsyet pse gjykata vlerëson se Beqaj duhej të ishte në qeli

Dëm ekonomik dhe favore: Arsyet pse gjykata vlerëson se Beqaj duhej të ishte në qeli

21:04 | 24/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.