AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Serbia vajton viktimat e bombardimit të 1999; Kosova falënderon NATO-n

Filip RudicDie MorinangaFilip RudicdheDie Morina
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në përkujtimoren në Grdelica. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Serbia shënoi 18 vjetorin e bombardimit të NATO-s të Jugosllavisë me një ceremoni në Grdelica, ku u godit një tren pasagjerësh, por zyrtarët e Kosovës falënderuan për ndërhyrjen ushtarake të Perëndimit.

 Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në përkujtimoren në Grdelica. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në përkujtimoren në Grdelica. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Disa qindra njerëz iu bashkuan kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Grdelica të premten për të përkujtuar viktimat e bombardimit të NATO-s të Jugosllavisë, i cili filloi më 24 mars 1999.

Vuçiç tha në ceremoni se ndërhyrja ushtarake e NATO-s, që kishte për qëllim të ndalonte ofensivën e presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç në Kosovë, ishte “një prej agresioneve më brutale në historinë e luftës”.

“Serbia tani është më e fortë sesa ishte gjatë viteve dhe dekadave të kaluara. Ajo s’do të vuajë më kurrë një agresion nga i cili nuk do të dalë fitimtare,” shtoi Vuçiç.

Ai tha se Serbia ka zgjedhur tani të ketë marrëdhënie “të respektueshme” me NATO-n, por nuk do të kërkojë kurrë anëtarësimin në aleancë.

Treni i pasagjerëve u godit nga dy avionë të NATO-s, ndërsa ai po kalonte urën më 12 prill 1999. Nëntë trupa janë gjetur, por numri i përgjithshëm i viktimave mbetet i panjohur.

[fact title=”“Malazezët padi për sulmin e NATO-s””]Një grup organizatash anti-NATO në Mal të Zi të quajtura Unioni Neutraliteti njoftoi të enjten se do të padisë të gjitha shtetet anëtare të aleancës ushtarake që morën pjesë në sulmet ajrore në Jugosllavi në vitin 1999.
Unioni Neutraliteti nuk shpjegoi detajet e padisë apo se ku pikërisht do të paraqitet ajo.
Nëntëmbëdhjetë shtete perëndimore të NATO-s, me përjashtim të Greqisë, dërguan trupa për fushatën 78 ditore të sulmit ajror në Jugosllavi, e cila atëherë përbëhej nga nga Serbia dhe Mali i Zi. Operacioni filloi pa një mandat të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që Unioni Neutraliteti e shikon si bazë për padinë e tij.
“Gjithnjë e më shumë të rinj janë prekur nga kanceri. Ne do t’i kërkojmë atyre të paguajnë dëmet dhe paratë do përdoren për hapjen e një qendre onkologjike,” tha në një konferencë për shtyp përfaqësuesi ligjor i organizatës, Nikola Jovanoviç.
Bombardimi i NATO-s në vitin 1999 vrau dhjetë persona në Mal të Zi, nëntë prej të cilëve ishin civilë. Gjashtë civilë, përfshirë tre fëmijë, u vranë në një sulm ajror në një urë në fshatin Murino në Mal të Zi më 30 prill 1999.
Familjet e viktimave e paditën shtetin në vitin 2007 sepse autoritetet malazeze nuk arritën të jepnin një alarm urgjence në Murino para bombardimit të urës, edhe pse sirenat ranë në qytetin aty pranë të Plavit.
Gjykata në Podgoricë refuzoi të gjitha paditë për kompensim, duke vendosur se “pretendimeve u ka kaluar afati”.
Mali i Zi është në fazën përfundimtare të hyrjes në NATO dhe qeveria pret që procesi të mund të përfundojë në maj. Por NATO mbetet një temë polemike në Mal të Zi përsa i takon bombardimit të vitit 1999.
Mbështetja publike për anëtarësimin e vendit në NATO mbetet e ulët, sipas sondazheve të opinionit publik. Qeveria pretendon se 46 për qind e malazezëve e mbështesin anëtarësimin, por partitë opozitare dhe OJQ-të besojnë se shifra është shumë më e ulët, rreth 35 për qind.
Dusica Tomovic, BIRN, Podgoricë[/fact]
Fillimi i përkujtimores u shënua me një rënie sirene për sulm ajror, pas të cilës një tren ndaloi në urë dhe u mbajt një minutë heshtje.

Vuçiç dhe presidenti serb i Bosnjës Milorad Dodik vendosën kurora në vend, të shoqëruar nga familjet e viktimave.

Dodik tha se Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe i Bosnjës dhe Hercegovinës, do të ndjekin shembullin e Serbisë dhe të refuzojnë të bëhen pjesë e NATO-s.

“Republika Srpska e di se ajo është pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës, por kjo nuk është me detyrim, jo me zgjedhje,” tha Dodik.

Përkujtimore për bombardimin e NATO-s u mbajtën edhe në Beograd dhe qytete të tjera në Serbi.

Presidenti Tomislav Nikoliç zbuloi një monument bronzi kushtuar “nënave serbe” në Sallën e Ushtrisë Serbe.

Megjithatë, në Prishtinë zyrtarët e kishin fjalë të ngrohta për NATO-n në përvjetorin e fillimit të fushatës 78-ditore të bombardimeve që bëri që forcat e Millosheviçit largoheshin nga Kosova.

“Nisja e fushatës së sulmit ajror nga Aleanca e Atlantikut të Veriut më 24 mars 1999 është ditë historike për Kosovën dhe NATO-n, por edhe për konceptin e lirisë dhe nevojës për mbrojtjen e saj nga regjimet kriminale,” shkroi në Facebook kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

“Sot ne i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendet e tjera të NATO-s që ishin me ne në momentet më të vështira,” tha Mustafa.

Ali Kamaj, një 80-vjeçar nga fshati Strellc i Poshtëm, tha për BIRN se përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s duhet të festohet nga të gjithë shqiptarët e Kosovës, sepse ishte fillimi i fundit të sundimit serb.

“Kur u informuam se avioni i parë ishte nisur drejt Kosovës, për të na çliruar nga një armik shumë i shëmtuar, ky ishte gëzimi më i madh kam pasur ndonjëherë në jetën time,” tha Kamaj.

“Nga njëra anë ishte një gëzim i madh të shikoje që armiku ynë po sulmohej, por nga ana tjetër kishim vërtet shumë frikë nga serbët. Ndërsa ata bombardoheshin, kishim frikë se ata mund do të merrnin hak mbi ne,” shtoi ai.

Qeveria serbe vlerëson se të paktën 2,500 njerëz vdiqën dhe 12,500 të tjerë u plagosën gjatë fushatës ushtarake 78 ditore të NATO-s.

Është vlerësuar se bombardimi dëmtoi 25,000 shtëpi dhe ndërtesa banimi dhe shkatërroi 470 kilometra rrugë dhe 600 kilometra hekurudhë.

Deri më tani, vetëm ministria e mbrojtjes e Serbisë ka shpallur publikisht të dhënat e saj, duke thënë se forcat e NATO-s vranë 631 anëtarë të forcave të armatosura serbe, ndërsa 28 të tjerë u zhdukën.

Numri i viktimave mbetet i paqartë dhe Human Rights Watch shprehet se numri i vdekjeve të civilëve ishte rreth 500.

NATO s’i ka treguar kurrë humbjet e saj.

NATO filloi sulmet ajrore pas dështimit të bisedimeve të paqes që synonin t’i jepnin fund fushatës së dhunshme të presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç kundër shqiptarëve të Kosovës.

Gjatë bombardimeve, forcat jugosllave kryen një fushatë të gjerë në Kosovë, që rezultoi në dëbimin e një popullsie të madhe shqiptare të Kosovës.

Gjykata e Hagës më vonë akuzoi Millosheviçin dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të lartë të Beogradit për krime lufte në Kosovë, edhe pse ish-lideri vdiq para se të merrej një vendim për të.

Bombardimi përfundoi më 10 qershor 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u pasua me tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36,000 paqeruajtësve ndërkombëtarë.

 

Etiketa: agresionBeogradBIRNdetyrimFacebookGjykataHuman Rights WatchIsa MustafaJugosllavikompensimKosovaKosovëKrimekrime lufteLuftemalazezëveMaliMali i ZiMillosheviçMilorad DodikMinistria e MbrojtjesNATONumri i vdekjeveOKBoperacionipadipaktParaQeveriaRepublika SrpskaSasa DjordjevicSerbiSerbiaSHshqiptareSulmsulm ajrorVendimzgjedhje
Tjetri
Banorët e Fierit protestojnë kundër impiantit të djegies së plehrave

Banorët e Fierit protestojnë kundër impiantit të djegies së plehrave

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.