AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Këshilli i Europës: Viktimave të luftës në Kosovë “po u mohohet drejtësia”

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nils Muiznieks takon shqiptarë etnikë të zhvendosur në shkurt. Foto: Këshilli i Europës.

Komisioneri i të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës paralajmëroi se dobësia e sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë do të thotë se disa autorë krimesh lufte nuk po sanksionohen dhe se viktimave po u mohohet drejtësia.

Nils Muiznieks takon shqiptarë etnikë të zhvendosur në shkurt. Foto: Këshilli i Europës.
Nils Muiznieks takon shqiptarë etnikë të zhvendosur në shkurt. Foto: Këshilli i Europës.

Nils Muiznieks, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës, tha të hënën se 18 vjet pas luftës, Kosova duhet t’i japë fund mosndëshkimit për krimet e kryera gjatë konfliktit duke u siguruar që autorët e krimit të nxirren para drejtësisë.

Muiznieks, i cili i bëri komentet e tij në një memorandum të bazuar në vizitën e tij në Kosovë në shkurt, tha se vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet sistemit “shumë të dobët” të mbrojtjes së dëshmitarëve në vend.

“Kosova duhet të intensifikojë përpjekjet për të siguruar mbrojtje efikase dhe mbështetje për dëshmitarët përsa i takon ndjekjeve penale të krimeve të luftës. Çdo kërcënim apo kanosje dëshmitarësh duhet të hetohet dhe autorët e krimeve të tilla duhet të nxirren para drejtësisë,” tha ai.

Për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe për të mundësuar pajtimin, Kosova duhet gjithashtu “të sqarojë fatin e të gjithë personave të zhdukur, t’u sigurojë viktimave të luftës shpërblime të përshtatshme dhe të lehtësojë rikthimin me dëshirë të personave të zhvendosur,” shtoi ai.

Një total prej 1,600 personash mbeten ende të humbur për shkak të konfliktit të Kosovës dhe Muiznieks i kërkoi Prishtinës dhe Beogradit të tregojnë më shumë  angazhim politik në gjetjen e tyre.

Ai bëri thirrje që arkivat e ushtrisë dhe policisë serbe të hapen, në mënyrë që çdo informacione në lidhje me fatin e të zhdukurve të mund të shfrytëzohet për të gjetur varret e tyre.

Muiznieks tha se legjislacioni i Kosovës që rregullon shpërblimet për viktimat e luftës duhet të zgjerohet për t’i dhënë civilëve dëmshpërblimet e duhura, ndërsa sistemi arsimor duhet të bëjë përpjekje për të nxitur pajtimin dhe tolerancën ndëretnike.

“Të gjitha tekstet shkollore dhe materialet mësimore që përmbajnë elemente nacionalizmi dhe paragjykimi duhet të rishikohen. Përpjekjet e fuqishme janë të nevojshme për futjen e metodave të reja të mësimdhënies që promovojnë mirëkuptim ndërkulturor, përfshirë historinë,” bëri thirrje ai.

Deklarata e tij ngriti gjithashtu shqetësime për 13 raste vrasjesh dhe zhdukjesh gazetarësh shqiptarë të Kosovës dhe gazetarësh serbë midis viteve 1998 dhe 2005 dhe bëri thirrje që vrasësit të nxirren para drejtësisë.

“Duhet të krijohet një ambient më i sigurt për gazetarët dhe profesionistët e tjerë të medias, sidomos duke rritur mundësinë e autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe atyre gjyqësore për të hetuar dhe sanksionuar në mënyrë efikase aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj tyre,” tha Muiznieks.

Etiketa: dëshmitarëDhunëDrejtësiagazetarGjyqkanosjeKëshilli i EuropësKomisioneriKosovaKosovëLuftembështetjembrojtjeNacionalizmiNils MuiznieksParaSHsistemi arsimortë zhdukur
Tjetri
Fitorja në zgjedhje “forcon pushtetin e Vuçiç në Serbi”

NYT paralajmëron kundër autokracisë së Vuçiç në Serbi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.