AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Anëtari i bandës së Durrësit fitoi lirinë pas dy vendimeve kundër të gjykatave

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e së ashtuquajturës banda e Durrësit gjatë një seance gjyqësore te Krimet e Rënda. Foto:LSA

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lirojë Indrit Taullain për mjekim në kushtet e shtëpisë, ndonëse më parë ai kishte dështuar të bindte dy gjykatat më të ulëta se sëmundja e “sindromit koronar akut” nuk mund të kurohej në spitalin e Burgut. 

Anëtarët e së ashtuquajturës banda e Durrësit gjatë një seance gjyqësore te Krimet e Rënda. Foto:LSA

I dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm dhe më pas me 25 vjet, anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Taullai fitoi lirinë më 29 qershor ende pa kryer 14 vjet burg. Taullai u lirua pasi Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e avokatit të tij dhe vlerësoi se gjendja shëndetësore e të dënuarit ishte e rëndë dhe “qëndrimi në burg i rrezikonte seriozisht jetën”.

Gjykata e Lartë nuk e ka zbardhur ende vendimin e argumentuar për Taullain-i dyti anëtar i bandës së Durrësit në liri të parakohshme pas Lulzim Berishës. Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se i dënuari për tre vrasje e fitoi çështjen në Gjykatën e Lartë pasi kishte dështuar më parë të bindte dy gjykatat më të ulëta.

Sipas vendimeve të Gjykatës së Elbasanit dhe Gjykatës së Apelit të Durrësit, Indrit Taullai ishte diagnostikuar me sindromën “koronar akut” në reanimacionin e Kardiologjisë në Tiranë. Në prill të vitit 2016, një grup mjekësh dëshmuan në Gjykatën e Elbasanit se “sëmundja e pengon qëndrimin e tij në kushtet e burgut” dhe se “jeta e tij në burgim është e rrezikuar”.

Por pavarësisht konstatimit të mjekëve, si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit Durrës e rrëzuan kërkesën për lirim të Indrit Taullait me argumentin se nuk plotësoheshin kushtet e parashikuara në nenin 478 të Kodit të Procedurës Penale.

Më 29 qershor, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me relator Edmond Islamaj vendosi të rrëzojë dy vendimet gjyqësore të shkallëve më të ulëta, duke i dhënë të drejtë kërkesës për lirim të anëtarit të së ashtuquajturës “Bandë e Durrësit”

Avokati i Indrit Taullait, Alban Bengasi i tha BIRN se kishte kërkuar lirimin e klientit të tij në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale. Bengasi e quajti të drejtë vendimin e Gjykatës së Lartë për mjekimin në kushte shtëpiake për Taullain.

“Indrit Taullai ka qëndruar për një kohë të gjatë në kushte spitalore dhe në reanimacion dhe herë pas here jeta e tij është rrezikuar seriozisht,” tha avokati Bengasi. “Vendimi i Gjykatës së Lartë është i drejtë dhe i bazuar në ligj,” shtoi ai.

Vendimet kundër

Procesi gjyqësor kundër së ashtuquajturës bandë e Durrësit zgjati më shumë se 6 vjet dhe në vitin 2012, një vendim i formës së prerë dënoi me burgim të përjetshëm Lulzim Berishën, Indrit Taullain, Plaurent Dervishajn dhe Endrit Doklen. Megjithatë, në korrik të vitit 2014 Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e Apelit dhe vendosi të reduktojë në 25 vjet dënimin për Berishën dhe Taullain si dhe të kthejë për gjykim çështjen e Dervishajt.

Dy vjet pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Taullai-i cili vuante dënimin në burgun e Peqinit iu drejtua me një kërkesë për lirim “për arsye shëndetësore” Gjykatës së Elbasanit.

Dokumentet gjyqësore që BIRN i disponon tregojnë se avokati i Taullait, Alban Bengasi ka paraqitur para gjykatës një shkresë të lëshuar më 8 janar 2016 nga Instituti i Veçantë Shëndetësor Tiranë-i njohur si spitali i burgut, ku konfirmohej se i dënuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në këtë institucion.

“I dënuari Indrit Taullai ndodhet i shtruar në këtë spital për arsye se është në gjëndje tepër të rëndë shëndetësore dhe për rrezikun që paraqet sëmundja dhe pamundësisë të ndiqet siç duhet në spitalin e burgut, i sëmuri transferohet në Reanimacion të Kardiologjisë me epikrizën: “Sindrom koronar akut,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Për ekzaminimin mjekësor të të dënuarit, Gjykata e Elbasanit ka kërkuar mendimin e mjekëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar faktin se Taullai nuk mund të kurohej në kushtet e burgut.

“…Kushtet shëndetësore kërkojnë kujdes të vazhdueshëm nga shërbimi shëndetësor jashtë kushteve të burgut, pasi nuk mund të trajtohet nga Spitali i Burgut në Tiranë… Jeta e kërkuesit në burgim është e rrezikuar,” citohen mjekët ligjorë në vendimin e gjykatës.

Në vendimin e gjykatës nuk thuhet ekzaktësisht se çfarë rreziqesh sjell “Sindroma koronare akute”. Sëmundja, sipas faqes zyrtare të Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association), është përshkrim i gjerë  i disa problemeve të zemrës që fillojnë me ngushtimin apo bllokimin e enëve të gjakut deri te ataku në zemër. Sëmundja nuk konsiderohet e pashërueshme, ndërsa trajtimi përfshin nga trajtimi me aspirina dhe hollues gjaku e deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.

Pavarësisht argumenteve të ofruara nga mjekët, Gjykata e Elbasanit e rrëzoi kërkesën e Taullait në 19 maj 2016 dhe Gjykata e Apelit të Durrësit bëri të njëjtën gjë më 25 janar 2017. Vendimet gjyqësore që BIRN i disponon tregojnë se si Gjykata e Elbasanit ashtu edhe ajo e Apelit kanë argumentuar se ndryshe nga rasti i Taullait, spitali i Burgut kishte marrë përsipër kurimin e sëmundjeve edhe më të rënda në raste të ngjashme.

“…Gjykata konstaton se në raste analoge apo me sëmundje më të rënda se ajo nga e cila vuan i dënuari, (sëmundje të pashërueshme), ky spital ka pranuar se trajton çfarëdo lloj sëmundje nga të cilat vuajnë të dënuarit”, thuhet në vendimin e Shkallës së Parë që u la në fuqi edhe nga Apeli.

Gjykatat e dy shkallëve më të ulëta argumentuan se rrethanat e cituara nga avokati nuk ishin të mjaftueshme për lirimin e të dënuarit, pasi nuk plotësohej qëllimi i ligjvënësit në dispozitën e parashikuar nga neni 478 i K.Pr.Penale si dhe interpretimi i bërë në praktikën gjyqësore”.

Veç kësaj, në vendimin e Apelit thuhej se rreziku i sëmundjes duhej të ishte “real, tejet i rëndë dhe i avancuar sa që personi të mos reagojë ndaj trajtimit mjekësor. Kjo gjendje e kërkuesit nuk është përshkruar si e tillë nga ekspertët mjekoligjorë, ndaj kërkesa nuk mund të pranohet si e pambështetur në rrethanat e faktit, siç me të drejtë ka pranuar Gjykata e Shkallës së Parë,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës.

Kërkesa, në të njëjtën kohë me Lulzim Berishën

BIRN mësoi se thuajse menjëherë pas lirimit të Plarent Dervishajt, të cilit iu rrëzuan akuzat pasi Gjykata e Lartë e pati kthyer çështjen e tij për rishqyrtim në Apel, Lulzim Berisha dhe Indrit Taullai, të cilët përfituan ulje dënimi u janë drejtuar paralelisht gjykatës së Durrësit dhe Elbasanit me kërkesa për lirim me arsyetime të ndryshme.

Lulzim Berisha u lirua më 5 dhjetor 2016 me një vendim të diskutueshëm nga Gjykata e Apelit dhe një sërë vendimesh të tjera të dyshimta përfshi një garanci nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako,  për të cilat BIRN shkroi.   Prokuroria nisi pas kësaj hetimet për gjykatësit që kishin dhënë ulje dënimi, ndërsa urdhëroi edhe arrestimin e  dy zyrtarëve të burgut të Durrësit që dyshohen për falsifikim dokumentesh që kishin ndihmuar lirimin.

Indrit Taullai ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në vitin 2012, së bashku me Lulzim Berishën, Plarent Dervishaj dhe Endrit Dokle, ndërkohë disa anëtarë të tjerë të grupit të cilin prokuroria e pati cilësuar si organizatë kriminale u dënuan  me mbi 20 vite burg

Gjykata e Lartë në vitin 2014 vendosi të reduktojë dënimin në 25 vjet për Taullain dhe Berishën, ndërsa ktheu për gjykim çështjen e Plarent Dervishajt. Taullai u dënua për vrasjen e Eduart Ongarit, ndodhur më 5 korrik 1999, Marsel Sotirës, ndodhur në 22 gusht 1999, Dritan Dishës ndodhur në 9 korrik 2000, ai u dënua po ashtu për “Rrëmbimit ose mbajtja peng e personit” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Tashmë tre nga katër anëtarët e Bandës së Durrësit, të dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm ndodhen të lirë. I vetmi që po qëndron në qeli është Endrit Dokle, të cilit nuk i është reduktuar dënimi, ndërsa vijojnë të vuajnë dënimin edhe anëtarët e tjetër të grupit të dënuar në vitin 2012.

 

Etiketa: ApelApeliArmëBandaBanda e DurrësitBIRNBurgDakoDurrësEdmond IslamajEndrit DokleGjykataGjykata e ApelitGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësgjykimGjyqHetimetKolegjiLigjLulzim BerishaMjekmjekëorganizatë kriminaleParaPiSPRprodhimProkuroriaSHSpitaluljeVangjush DakoVendimVendimetVendimivrasje
Tjetri
Partia Demokratike po teston durimin e Amerikës

Rivalët dhe akuzat shtohen në garën për kreun e Partisë Demokratike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.