AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Hetim për gjykatësit që liruan Lulzim Berishën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Berisha. | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Pas investigimit të BIRN/VOA mbi vendimet gjyqësore që sollën lirimin e të dënuarit për disa vrasje Lulzim Berisha, prokuroria e Durrësit njoftoi hapjen e hetimeve për gjykatësit si dhe për procedurën administrative të Bashkisë Durrës për dhënien e letrës në mbështetje të lirimit me kusht.

Lulzim Berisha, kreu i "Bandës së Durrësit" | Foto kortezi: Policia e Shtetit
Lulzim Berisha, kreu i “Bandës së Durrësit” | Foto kortezi: Policia e Shtetit

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës vendosi sot nisjen e hetimeve për vendimet gjyqësore të disa gjyqtarëve në shkallës së parë dhe të apelit në Durrës, vendime që sollën lirimin para kohe të Lulzim Berishës, i dënuar për disa vrasje, krijim organizatash kriminale e vepra penale të tjera.

” Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha,” bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme në një njoftim për shtyp sot.

“Prokuroria Durrës po shqyrton ligjshmërinë e vendimeve të dhëna në kohë të ndryshme për të dënuarin Lulzim Berisha nga gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit, për përfitim të uljes së dënimit, përfitimit të amnistisë, si dhe ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga Burgu i sigurisë së lartë, në atë të zakonshëm,” vijon më tej njoftimi.

Ndërkohë, prokuroria deklaroi se edhe një letër mbështetëse e nënshkruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në gjyqin që solli lirimin e Berishës, do të jetë pjesë e hetimit. Dako deklaroi nga ana e tij se letra mbështetëse është procedurë e zakonshme e bashkisë, e kryer në rastet e dënimeve me kusht, ndërsa Partia Demokratike në opozitë kërkoi shkarkimin e Dakos si kryebashkiak.

Një investigim i BIRN zbuloi se vendime të njëpasnjëshme të gjyqtarëve të ndryshëm në Durrës mundësuan falje të shumta të masës së dënimit deri në lirimin me kusht të Berishës në 5 dhjetor 2016.

Lulzim Berisha është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2012 i shpallur fajtor për disa vrasje. Ai njihet si drejtues i Bandës së Durrësit, një organizatë kriminale aktive e fundit të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, e cila u godit nga institucionet ligjzbatuese fillimisht në vitin 2006.

Lirimi i tij pasi pati kryer efektivisht më pak se 11 vite burg, shkaktoi reagime të forta. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu e konsideroi ngjarjen provë e korrupsionit në drejtësi.

“Prokuroria e Durrësit ka dyshime të arsyeshme që zyrtarë të caktuar mund të kenë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, me qëllim krijimin e kushteve për pranimin e kërkesës për lirim para kohe me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha,” deklaroi  prokuroria.

Etiketa: AdministrativeBashkisë DurrësBIRNBurgDakoDurrësGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimInvestigimKryebashkiakligjzbatueseLulzim BerishaMASmbështetjeorganizatë kriminaleParaPartiaPartia DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeProkuroria e Rrethit Gjyqësor DurrësShteteve të Bashkuara të AmerikësVangjush DakoVendimetvrasje
Tjetri
Të pastrehët protestojnë para Parlamentit për më shumë fonde në buxhetin e strehimit

Të pastrehët protestojnë para Parlamentit për më shumë fonde në buxhetin e strehimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.