AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Të pastrehët protestojnë para Parlamentit për më shumë fonde në buxhetin e strehimit

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Familjet e pastreha protestojnë për më tepër fonde strehimi në buxhetin e vitit 2017. E enjte, 15 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Familjet e pastreha protestuan të enjten përpara parlamentit për të kërkuar rritje të buxhetit të strehimit për vitin 2017, i cili ndihmon vetëm 13 familje në nevojë për çdo bashki.

te-pastrehet-buxheti-foto-ivana-dervishi
Familjet e pastreha protestojnë për më tepër fonde strehimi në buxhetin e vitit 2017. E enjte, 15 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome dhe një grup familjesh të pastreha protestuan të enjten përpara parlamentit, ku po diskutohej projektbuxheti 2017, për të kërkuar shtim të buxhetit për bonuset e strehimit, që ndihmojnë familjet e varfra nëpërmjet qirasë.

Me thirrjet “Shtoni buxhetin!” dhe “Duam strehim”, protestuesit e konsideruan buxhetin 2017 për strehimin si një tallje me problemin e tyre dhe i kërkuan deputetëve të shtojnë paratë për shtresat në nevojë.

“Programet e reja dhe të nevojshme të strehimit rrezikojnë të mos zbatohen për shkak të mungesës së buxhetit,” tha për BIRN, Gentian Serjani, kryetar i Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome.

“Ne kërkojmë që buxheti për familjet e pastreha të rritet që të përfshijë më shumë sesa vlerësimi aktual prej pesë familjesh për bashki,” shtoi ai.

Projektbuxheti i vitit 2017 jep 4.9 milionë euro për banesa (rikonstruktim dhe lehtësim kredie) dhe 0.4 milionë euro për subvencion qiraje. Sipas buxhetit të projektuar për 2017 do të ndihmohen gjithsej 751 familje të varfra ose 12 familje për bashki, tregojnë të dhënat e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Strategjia e Strehimit 2016-2025 llogarit 25.000 familje në nevojë strehimi, por mendohet se shifrat jozyrtare mund të jenë deri në 70.000 familje të pastreha.

Elda Feza dhe vajza e saj Xheni gjatë protestës së familjeve të pastreha në Tiranë, 15 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Elda Feza dhe vajza e saj Xheni gjatë protestës së familjeve të pastreha në Tiranë, 15 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Elda Feza dhe vajza e saj 12-vjeçare, Xheni, janë dy nga zërat më të fortë që i janë bashkuar protestës me thirrjet “Duam strehim”.

Familja Feza nga Elbasani, e përbërë nga tre anëtarë tashmë, ka migruar drejt Tiranës për më tepër mundësi në riciklimin e mbetjeve nga kazanët, pasi Bashkia Elbasan ka bërë një vesh shurdh ndaj problemit të tyre.

“Kemi 18 vjet që flemë me kartona rrugëve. Dua vetëm një vend ku të strehoj fëmijën tim, që të mos flemë rrugëve dhe të jetojmë me dinjitet,” tha për BIRN Elda Feza, e cila shtoi se mospërkrahja e shtetit i ka kushtuar jetën e vajzës më të madhe, e cila vdiq në moshën 18-vjeçare për shkak të mungesës së parave për operacion në mëlçi.

“Jemi që të gjithë të papunë dhe jetojmë me 3900 lekë të ndihmës sociale dhe me ato ç’ka nxjerrim nga kazanët dhe lypja. Më shumë flemë pa bukë se me bukë,” shtoi e mjeruar ajo.

Xheni, 12 vjeçe, të cilës protestuesit i kanë përkushtuar një pankartë ku shkruhet “Deputetë, a do ta ngrini kartonin për të realizuar ëndrrën e Xhenit?” thotë se ëndrra e saj më e madhe është të ketë një shtëpi dhe të shkojë në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë.

“Ëndërroj të jemi një familje e vërtetë me një shtëpi dhe të shkoj në shkollë. 3900 lekët që na jep shteti familjes sime nuk i mjaftojnë as për të ngrënë, e jo më të mendojmë për të shkuar në shkollë e për të blerë libra,” tha për BIRN Xheni, e cila duhej të ishte nxënëse në klasën e gjashtë, nëse varfëria nuk do t’ia kërkonte të ndihmonte familjen në mbledhjen e kanoçeve.

“Njëra vajzë më vdiq, dua vetëm që t’i siguroj jetë vajzës tjetër,” përfundoi Elda Feza.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia ElbasanBIRNbuxhetideputetelbasanEuroFamiljeFondeGentian SerjaniIvana DervishikryetaroperacionParashqipstrehimiTiranë
Tjetri
Shqipëria – tigri ekonomik i Ballkanit

Qeveria miraton kontratën e koncesionit 300 milionë euro të Rrugës së Kombit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.