AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse ulja e taksave për të pasurit nuk zgjidh asgjë

Joseph E. StiglitzngaJoseph E. Stiglitz
9 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Joseph Stiglitz. Foto: AP

Plutokratët e Amerikës mund të mos jenë dakord për mënyrën se si duhet të renditen problemet më të mëdha të vendit, por zgjidhja për ta zakonisht është e njëjtë: ul taksat dhe derregullo, për të “incentivuar” investitorët dhe për të “çliruar” ekonominë. Ndërsa Presidenti Donald Trump po beson te kjo paketë për ta bërë Amerikën të madhe sërish, kjo nuk do të funksionojë, sepse nuk ka funksionuar kurrë.

Joseph Stiglitz. Foto: AP

Plutokratët e Amerikës mund të mos jenë dakord për mënyrën se si duhet të renditen problemet më të mëdha të vendit, por zgjidhja për ta zakonisht është e njëjtë: ul taksat dhe derregullo, për të “incentivuar” investitorët dhe për të “çliruar” ekonominë. Presidenti Donald Trump po mbështet këtë paketë për ta bërë Amerikën të madhe sërish.

Por ajo nuk do ta bëjë të madhe, për shkak se nuk e ka bërë kurrë. Kur Presidenti Ronald Reagan u përpoq në vitet 1980, ai pretendoi se të ardhurat nga taksat do të rriten. Në vend të kësaj, rritja u ngadalësua, të ardhurat nga taksat ranë dhe punëtorët vuajtën. Fitimtarët e mëdhenj në terma relativë qenë korporatat e mëdha dhe të pasurit, të cilët përfituan nga normat e reduktuara në mënyrë dramatike të taksave.

Trumpi ende nuk ka paraqitur një propozim specifik mbi taksat. Por, ndryshe nga përqasja e administratës së tij ndaj ligjit për kujdesin shëndetësor, mungesa e transparencës nuk do ta ndihmojë atë. Ndërsa shumë nga 32 milionë njerëzit e projektuar për të humbur sigurimin e kujdesit shëndetësor nën propozimin e aktual nuk e dinë ende se çfarë po ndodh, e njëjta nuk është e vërtetë për kompanitë që pritet të jenë përfituese nga reforma fiskale e Trump.

Këtu mbërrijmë te dilema e Trump. Reforma e tij fiskale duhet të jetë neutrale ndaj të ardhurave. Kjo është një domosdoshmëri politike: ndërsa korporatat qëndrojnë të ulura mbi triliona dollarë para të thata ndërkohë që amerikanët e zakonshëm po vuajnë, ulja e sasisë mesatare të taksimit të korporateve është e paarsyeshme – dhe akoma më shumë në rast se taksat ulen edhe për sektorin financiar, sektor që solli krizën e vitit 2008 dhe nuk pagoi kurrë për dëmin ekonomik që shkaktoi. Për më tepër, procedurat e senatit diktojnë që për të miratuar një reformë taksash me një shumicë të thjeshtë, dhe jo me një supermaxhorancë prej tre të pestash që kërkohet për të mposhtur ndonjë tentativë që është pothuajse e sigurt se do të ndodhë nga Demokratët për ta bllokuar me filibaster, reforma do të duhet të jetë e tillë që të mos shkaktojë deficit në buxhet për dhjetë vjet.

Kjo kërkesë nënkupton që taksat mesatare mbi të ardhurat e korporatave duhet të mbesin të njëjta, gjë që nënkupton se do të ketë fitimtarë dhe të humbur: disa do të paguajnë më pak nga sa paguajnë sot, ndërsa të tjerë do të paguajnë më shumë. Dikush mund t’i shpëtojë këtij problemi në rastin e rritjes së të ardhurave personale, për shkak se në këtë rast, edhe nëse humbësit e vënë re që kanë humbur, ato nuk janë mjaftueshëm të organizuar. Në kontrast me këtë, edhe bizneset e vogla në Shtetet e Bashkuara kanë lobues në Kongres.

Shumica e ekonomistëve mund të jenë dakord se struktura e taksimit aktual në Amerikë është joeficente dhe e pandershme. Disa firma paguajnë norma taksash shumë më të larta se disa të tjera. Ndoshta kompanitë novatore që krijojnë vende pune duhet të shpërblehen, pjesërisht përmes uljes së taksave. Por e vetmja arsye se pse dikush merr ulje taksash duket se është aftësia e lobuesve të tij.

Një nga problemet më domethënëse lidhet me taksimin e të ardhurave të korporatave amerikane të realizuara jashtë vendit. Demokratët besojnë se për shkak se korporatat amerikane kudo që ato veprojnë përfitojnë nga sundimi i ligjit dhe fuqia e SHBA-së që garanton që ato të mos keqtrajtohen, (shpesh të garantuara me traktate), ato duhet të paguajnë për këto dhe për avantazhe të tjera. Por një ndjesi ndershmërie dhe reciprociteti, dhe aq më pak, besnikërie ndaj kombit, janë elementë jo shumë të mishëruar në shumë kompani amerikane, të cilat i përgjigjen propozimeve për taksa me kërcënimin se do të zhvendosin selitë e tyre qendrore jashtë vendit.

Republikanët, pjesërisht për shkak të ndjeshmërisë që kanë nga ky kërcënim, advokojnë për një sistem taksimi territorial, i tillë që përdoret në shumicën e vendeve: taksat duhet të vendosen mbi aktivitetin ekonomik vetën në vendin ku ky aktivitet ndodh. Shqetësimi është që, pasi të vendoset një taksë vetëm një herë mbi fitimet e pataksuara që kompanitë amerikane mbajnë jashtë vendit, vendosja e një sistemi taksimi territorial mund të gjenerojë humbje taksash.

Për të kompensuar këtë, Paul Ryan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, ka propozuar shtimin e një takse mbi importet neto (importe minus eksporte). Për shkak se importet neto sjellin shkatërrimin e vendeve të punës, ato duhet të diskurajohen. Në të njëjtën kohë, për aq kohë sa importet neto të SHBA-së janë kaq të larta sa janë aktualisht, taksa mund të ngrejë të ardhura të stërmëdha.

Por këtu ka një problem: paratë duhet të vijnë nga xhepi i dikujt. Çmimet e importit do të rriten. Konsumatorët e veshjeve të lira nga Kina do ta gjejnë veten më keq. Për skuadrën e Trump, ky dëm anësor është çmimi i pashmangshëm që duhet të paguhet për t’i dhënë plutokratëve të Amerikës më shumë para. Por shitësit me pakicë të tillë si Ëalmart dhe jo thjeshtë klientët e saj, janë pjesë e dëmit anësor gjithashtu. Ëalmart e di këtë – dhe nuk do të lejojë që të ndodhë.

Reforma të tjera mbi taksimin e korporatave mund të kenë kuptim; por ato gjithashtu nënkuptojnë praninë e fitimtarëve dhe të humburve. Për sa kohë humbësit janë të shumtë dhe mjaftueshëm të organizuar, ata ka gjasa do të kenë pushtetin të ndalojnë reformën.

Një president politikisht i mençur që kupton në thellësi ekonomiksin dhe politikën e reformës së taksimit të korporatave imagjonohet se mund ta shtyjë Kongresin drejt një pakete reformash që ka kuptim. Trump nuk është një udhëheqës i tillë. Nëse reforma e taksimit të korporatave arrin të kryhet, ajo do të jetë një turli i gatuar pas dyerve të mbyllura. Më me shumë gjasa është një ulje në taksa në tërësi: humbësit do të jenë gjeneratat e ardhshme, të cilët janë mposhtur nga lobuesit e mogulëve aktualë, më të babëziturit nga të cilët përfshijnë ata të cilët ia detyrojnë pasuritë e veta aktiviteteve më të ndyra, si bixhozi.

Pisllëku i të gjithë kësaj do të pastrohet me pretendimet e vjetëruara tashmë se normat më të ulëta të taksimit do të sjellin rritje. Thjeshtë nuk ka bazë teorike apo empirike për këtë, veçanërisht në vende si SHBA, ku shumica e investimit financohet nga borxhi dhe interesi i borxhit është shpenzim i zbritshëm nga taksat. Kthimi margjinal dhe kostoja margjinale reduktohen në mënyrë proporcionale, duke e lënë investimin në tërësi të pandryshuar. Në fakt, nëse shihet nga afër, duke marrë parasysh zhvlerësimin e përshpejtuar dhe efektet në ndarjen e rrezikut, kjo tregon se ulja e normës së taksimit në vetvete ka gjasa sjell rënie të investimit.

Vendet e vogla janë përjashtimet e vetme nga ky rregull, për shkak se ato mund të ndjekin politikën e lypjes te fqinjët, të cilat synojnë të grabisin korporatat nga fqinjët e vet. Por rritja globale mbetet në tërësi e pandryshuar – efektet rishpërndarëse në fakt e pengojnë atë lehtë – ndërkohë që fitimet e njërit janë shpenzime për tjetrin. (Dhe kjo nëse supozojmë se tjetri i humbur nuk përgjigjet me ulje taksash nga ana e vet në një garë drejt zeros).

Në një vend me kaq shumë probleme – veçanërisht pabarazinë – ulja e taksave për korporatat e pasura nuk do të zgjidhë asnjë nga këto probleme. Ky është një leksion për të gjitha vendet që po mendojnë për ulje të taksave të korporatave – edhe për ato vende që nuk e kanë fatkeqësinë e të udhëhequrit nga një plutokrat injorant dhe frikacak.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2017. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why Tax Cuts for the Rich Solve Nothing

Etiketa: BixhoziBorxhiDonald TrumpImportetKinakongresliraMITParapresidentProject SyndicatePunëPunëtorPunëtorëReformaSHSHBAshpenzimeShtetet e BashkuarataksaTaksatTrumpulje
Tjetri
Europa duhet t’i përgjigjet kërcënimeve ndaj vlerave liberale

Kërcënimi i Kaczyńskit ndaj Europës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.