AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ligji boshnjak që ndalon arsimimin e ndarë përballet me pengesa

Igor SpaicngaIgor Spaic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nxënës boshnjakë. Foto: UNICEF BiH/Facebook.

Qeveria në entitetin e Federatës në Bosnjë po mbështet legjislacionin për të ndaluar sistemin “dy shkolla nën një çati”, por ka dyshime nëse parlamenti i entitetit do ta miratojë apo jo ligjin.

Nxënës boshnjakë. Foto: UNICEF BiH/Facebook.

Deputeti i Federatës së Bosnjës Dennis Gratz nga partia opozitare Nasa Stranka, e cila e dorëzoi projektligjin në parlament, tha për BIRN se ai e mirëpriti faktin që qeveria e Federatës vendosi javën e kaluar të mbështesë legjislacionin që ndalon ndarjen në arsim në entitet.

“Me këtë ligj ne po përpiqemi ta bëjmë qeverinë të ndërmarrë një rol proaktiv në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese,” tha Gratz, duke shtuar se ai ishte habitur që qeveria mbështeti një projektligj që vjen nga opozita.

Gratz shtoi se dyshonte se ndonjë deputet i përgjegjshëm do të votonte kundër ligjit, por ekspertët besojnë se ai mund të përballet me pengesa serioze nga partitë politike me bazë etnike në parlament.

“Kush e di nëse do të miratohet apo jo?” tha analisti politik Adnan Huskiç për BIRN.

Sistemi shkollor i ndarë i Bosnjës është rezultat i luftës së viteve 1992-1995 dhe serbët, kroatët dhe boshnjakët kanë secili “kurrikulën e tyre kombëtare”.

Përveç orëve të veçanta të mësimit mbi fenë dhe gjuhën, lëndë si historia dhe gjeografia mësohen gjithashtu veçmas dhe çdo grup etnik ka interpretimin e vet të lëndës.

Në shumë shkolla, nxënësit mbahen gjithashtu të ndarë fizikisht dhe mësimi për nxënësit e një etnie fillon në një orë ndryshe nga mësimi për nxënësit e një etnie tjetër, në mënyrë që ata të mos takohen.

Gratz e paraqiti projektligjin për t’i dhënë fund praktikës në parlament më 20 korrik, kur rreth 100 nxënës nga shkolla të ndryshme në Federatë organizuan një protestë kundër ndarjes në arsim.

Bosnja dhe dy entitetet e saj e kanë tashmë një ligj që ndalon diskriminimin, por Gratz tha se legjislacioni “nuk e përmbushi qëllimin e tij”.

Analisti Huskiç megjithatë parashikoi se ligji i ri i propozuar që ndalon ndarjen ka gjasa të përballet me kundërshtim politik midis disa partive etnike.

“Disa nga ata që e kundërshtojnë atë mund të citojnë mbrojtjen e të drejtave kulturore etnike ose mund të thonë se prindërit e nxënësve e kundërshtojnë atë,” tha ai.

Huskiç tha se organet ndërkombëtare si Parlamenti Europian dhe Këshilli i Evropës, të cilat kanë folur hapur kundër diskriminimit brenda sistemit arsimor të Bosnjës, tani duhet të përfshihen në këtë proces.

“Kjo është një çështje vlerash elementare qytetare që Bashkimi Europian shprehet se i mbron dhe duhet të paraqitet si një çështje brenda rrugës së Bosnjës drejt BE-së,” tha ai.

Në korrik nënkryetari i Këshillit të Europës në Sarajevë, Toni Pavlovski, dënoi procesin e ngadaltë për zgjidhjen e çështjes.

Pavlovski tha se mbajtja e sistemit “dy shkolla nën një çati” ishte “i pambrojtshëm”.

Një sistem i tillë “shkon direkt kundër zhvillimit të frymës së tolerancës, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit” që është thelbësore për Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, shtoi ai.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBIRNBosnjadeputetFacebookLigjMASOpozitaparlamentParlamenti EuropianPartiaProjektligjQeveriashkollaUNICEF
Tjetri
Zjarret e mistershme shkatërrojnë trashëgiminë kulturore në Bullgari

Zjarret e mistershme shkatërrojnë trashëgiminë kulturore në Bullgari

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.