AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivistët në Bosnje instalojnë përkujtimore në zonat e harruara të luftës

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stadiumi Iskra në Bugojno. Foto: Aktivistët

Katër aktivistë nga Bosnja-Hercegovina kanë bërë një fushatë jozyrtare për të vendosur tabela të përkohshme përkujtimore në zona ku njerëzit kanë vuajtur gjatë luftës, por ku nuk ka monumente të përhershme.

Stadiumi Iskra në Bugojno. Foto: Aktivistët

Amer Deliç, Dalmiri Mishkoviç, Cedomir Glavas dhe Tamara Zrnovic në tre vitet e fundit, kanë vënë shenja përkujtimore në vendet e pa shënuara ku ndodhën vuajtje lufte prej veprimeve guerrilase në të gjithë Bosnje dhe Herzegovinën, – në përpjekje për të dërguar mesazhin se çdo viktimë meriton respekt.

Aktivistët argumentojnë se në Ballkan memorializimi varet ende nga vullneti politik, ku njerëzit përkujtojnë viktimat e “veta”, por jo ato të grupeve të tjera etnike, vuajtja e të cilëve injorohet, harrohet apo mohohet.

“Shënimi i vendeve të paidentifikuara të vuajtjes ka për qëllim të tregojë se ekzistojnë vende të tilla dhe në një farë mënyre të inkurajojnë diskutimin për të kaluarën e luftës në komunitetet që kemi vizituar dhe më gjerë”, tha Zrnoviç për BIRN.

Zrnoviç tha se shumë vende të tilla mbeten të pashënuara, sepse ata që kanë vuajtur atje gjatë luftës kanë qenë nga pakica etnike në zonat ku jetonin.

“Për këtë arsye shpesh nuk duan që të thuhet publikisht se ish-fqinjët ose disa njerëz të tjerë u arrestuan, u vranë, u torturuan ose u detyruan të punonin me forcë në ato zona, e jo më t’i ngrihet atyre monument përkujtimi”, tha ajo .

Në disa vende, përpjekjet e shoqatave të viktimave për të instaluar një memorial janë bllokuar nga grupi etnik i shumicës në një përpjekje për të mohuar se atje janë kryer krime lufte.

Përkujtimet e luftës kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme në ish-Jugosllavi, siç e ka theksuar dhe një investigim i BIRN-it në vitin 2013.

Ndonjëherë, shpjegoi Zrnoviç, problemi është se vendet ku njerëzit u arrestuan, torturuan dhe u vranë kanë qenë objekte publike si shkollat.

“Gjatë luftës, shkolla, kopshte, qendra kulturore [komunale], stacione policore, hotele dhe kazerma u përdorën si objekte paraburgimi dhe me përfundimin e luftës këto objekte u kthyen në funksionin e tyre normal”, tha ajo.

Kur ishte e pranueshme për shumicën e grupit etnik në zonë, megjithatë, disa prej këtyre vendeve u shënuan si të rëndësisë së luftës, shtoi ajo.

“Kemi shembuj të ndërtesave komunale dhe shkollave me tabela përkujtimore”, tha ajo.

Përkujtimet dhe përvjetorët e luftës gjithashtu përdoren shpesh për qëllime politike dhe ‘patriotike’ në Ballkan.

Përvjetori i Operacionit Stuhia të Ushtrisë Kroate në vitin 1995 përkujtohet çdo vit si një triumf kombëtar nga autoritetet e Zagrebit, por është zi për autoritetet e Beogradit pasi shumë serbë u larguan ose u vranë si rezultat i saj.

Qindra vende të pashënuara’

Crkvina pranë Samac. Foto Aktivistët.

Katër aktivistët e menduan fushatën e ‘Vendeve të paidentifikuara të vuajtjes’ në një trajnimi në vitin 2014, të organizuar nga Qendra për Veprim Jo të Dhunshëm në Sarajevë. Që atëherë ata kanë vendosur shenja në vendet e krimeve të luftës në Vishegrad, Bugojno, Hadzici, Zvornik, Kladusa, Cazin, Drvar, Livno, Brcko, Bratunac dhe shumë vende të tjera.

Sipas Zërnovicit, ka ndoshta qindra vende të paidentifikuara të vuajtjeve në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe pothuajse asnjë zonë pa të paktën dy ose tre vende të cilat duhet të shënohen.

“Kur zgjedhim vendet dhe qytetet që vizitojmë, udhëhiqemi kryesisht nga njohuritë tona për ngjarjet në Bosnje gjatë luftës, me mesazhet që marrim nga qytetarët dhe nga thirrjet e shoqatave të viktimave që duan të bashkëpunojnë me ne dhe të na japin mbështetje për këtë aktivitet, si dhe vendimet përfundimtare të gjykatave përkatëse”, shpjegoi ajo.

Kur ndërmarrin një aksion, katër aktivistët shënojnë shtatë deri në dhjetë vende në zonat që vizitojnë gjatë një periudhe katër-ditore.

Kur shënojnë një vend, ata vendosin një tabelë që gjithmonë ka të njëjtin tekst: “Vend i pa shënuar vuajtjeje. Në këtë vend, në luftën e fundit, njerëz iu nënshtruan akteve çnjerëzore. Duke mos lejuar që këto ngjarje të harrohen, ne shprehim solidaritet me të gjitha viktimat, që kjo të mos i ndodhë askujt tjetër”.

Megjithatë, ata rrallë kthehen në vendet që kanë shënuar – për arsye sigurie, këmbënguli Zërnoviç.

“Shumë herë, kemi frikë të kthehemi në një vend të shënuar, sepse vendasit e shohin këtë lloj përballje me të kaluarën si rrezik për ta dhe patriotizmin e tyre”, shpjegoi ajo.

Aktivistët janë kërcënuar në rrjetet sociale, shtoi ajo: “Njerëz që nuk pajtohen me ne janë të lirë të fshihen pas anonimitetit dhe të na fyejnë e kërcënojnë hapur”.

Nuk dihet se sa vende të tjera ku njerëzit janë abuzuar gjatë luftërave të viteve 1990 mbetën të pashënuara.

Një prej tyre, sipas Zërnovicit, është kampi i burgjeve të Stajicevës në afërsi të qytetit jugor serb të Zrenjaninit – një nga pesë kampet e tilla në Serbi ku janë burgosur kryesisht kroatë.

Ish të burgosurit e kampit janë përpjekur disa herë të organizojnë një përkujtim në Stajicevo në përvjetorin e fillimit të luftës, por janë penguar nga frika e dhunës së mundshme.

Pyetur nëse shoqëritë e Ballkanit do të jenë ndonjëherë të gatshme të pranojnë vuajtjen e ‘të tjerëve’, Zrnoviç argumentoi se empatia mbetet një sfidë për narrativat nacionaliste.

“Do të vijnë ditë më të mira kur të kuptojmë se proceset e ballafaqimit me të kaluarën nuk janë kërcënim për komunitetet tona”, tha ajo.

Etiketa: aktivistAktivistëBallkanBIRNBosnjaBosnjeDhunëHoteleInvestigimish-JugosllaviJugosllaviKrimekrime lufteLuftembështetjepakicapaktQendra KulturorerrezikRrjetet socialeSerbiSHshkollaVendimetvuajtje
Tjetri
Protesta me pranga habit liderin e qeverisë në Rumani

Protesta me pranga habit liderin e qeverisë në Rumani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.