AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zhduket i dyshuari për trafikimin e 5 ton kanabis

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drogë e kapur në Llakatund të Vlorës. Foto kortezi: Policia e Shtetit

Gjykata e Apelit në Vlorë rivendosi masën e sigurisë arrest me burg për Rakip Arapajn- i dyshuar për posedim të 5 tonëve kanabis, por policia nuk qe në gjendje ta gjente atë pas vendimit të gjykatës. Për lirimin e Arapaj nga Gjykata e Shkallës së Parë, Inspektoriati i KLD-së ka nisur një hetim.

Droga e kapur në Llakatund të Vlorës. Foto kortezi: Policia e Shtetit

Pak orë pasi Gjykata e Apelit në Vlorë riktheu masën arrest me burg për Rakip Arapaj, 58 vjeçarin e dyshuar si poseduesi i sasisë prej 5 ton hashash që u gjet në banesën e vëllait të tij të ndjerë në fshatin Llakatund të Vlorës, policia bëri me dije se nuk kishte mundur ta gjente të akuzuarin dhe se tani e kishte shpallur atë në kërkim.

Drejtues të Policisë së Vlorës i thanë BIRN se Arapaj, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë nga seancat në ngarkim të tij pasi sipas avokatit po i nënshtrohej një operacioni në sy, nuk u gjend në banesë.

Ai ishte arrestuar pas një operacioni antikanabis të policisë në Llakatund të Vlorës në 14 korrik të këtij viti. Prokuroria e akuzoi atë si pronar të 5.2 tonëve kanabis, nga 15 që u sekuestruan në total në fshat gjatë aksionit.

Por të shtatë personat që u arrestuan gjatë operacionit përfshi Arapaj, duke përdorur si alibi faktin që droga u gjet në shtëpi që nuk banoheshin, u liruan nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në rastin e Arapaj lirimi u argumentua nga gjykatësi Arqile Basho, më 10 tetor, me faktin se sipas tij prokuroria kishte shfaqur mungesë vullneti për të hetuar, ndërsa vendosi të zbuste masën e sigurimit, duke caktuar një garanci me vlerë 1 milion lekë dhe sekustrim pasaporte, duke iu referuar “gjendjes shëndetësore  të rëndë dhe në faktin që në rezultatet e akteve të ekspertimit  të realizuara (tërësisht ), nuk kanë rezultuar gjurmë të personit nën hetim”.

Droga u gjet në shtëpinë e vëllait të vdekur të të akuzuarit, fëmijët e të cilit kanë kohë që nuk janë kthyer në Shqipëri, por Arapaj pretendoi se nuk e dinte kush e kishte vendosur drogën aty, megjithëse shtëpia e tij dhe ajo ku u gjet narkotiku kanë të njëjtin oborr dhe hyrje.

Raportimi i gjërë në media i zbutjes së masës së sigurisë të të akuzuarve se zotëronin tonelata drogë, u pasua nga një vendim të Inspektoriatit të KLD-së që njoftoi  më  12 tetor se do kryente  verifikimin e vendimit gjyqësor sa i përket ligjshmërisë së tij.

Ndërkohë Gjykata e Apelit në prishjen e vendimit të Shkallës së Parë thotë se gjeti që “rrethanat dhe nevojat e sigurisë nuk kishin ndryshuar”.  Mbrojtja e të dyshuarit ndërkohë pretendon pafajësi. Ajo ka thënë se dosja në ngarkim të tij nuk ka asnjë provë dhe se koha hetimore prej tre muajsh ka kaluar.

Në një situatë të ngjashme u gjendën pak kohë më parë edhe organet e drejtësisë në Durrës. Pas prishjes prej Apelit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që i pati dhënë lirinë të arrestuarit me kërkesë të autoriteteve italiane Alket Hatia, policia nuk qe në gjendje ta riarrestonte.

Etiketa: Arqile BashoArrestArrest me burgBIRNBurgDosjaDrogaDurrësGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësGjyqHashashHetimkanabisMASMbrojtjaMediaoperacioniPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaSHshqipShqipëriVendimVlorë
Tjetri
ARMO djeg shpresat e naftëtarëve të Ballshit për minimumin jetik

Kundër të gjitha këshillave, qeveria këmbëngul te ulja e pragut të TVSH-së

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.