AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lirimi i të akuzuarit për 5 ton hashash, KLD nis verifikimet për gjyqtarin e Vlorës

BIRNngaBIRN
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta dhe anëtarët e KLD-së. Foto: Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Lirimi me garanci pasurore i Rakip Arapajt përmes një vendimi të Gjykatës së Vlorës dhe transmetimi i lajmit nga media nxiti Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të niste verifikimet mbi ligjshmërinë e rastit.

Presidenti Ilir Meta dhe anëtarët e KLD-së. Foto: Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho, pas raportimit në media që evidentoi lirimin me garanci pasurore të një personi të arrestuar për mbajtjen e rreth 5 tonëve lëndë narkotike në fshatin Llakatund të Vlorës.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë nga KLD të enjten, verifikimi i vendimit të gjyqtarit nisi pas shqyrtimit të të dhënave të transmetuara në media dhe kuadrit ligjor në fuqi.

Më 10 tetor, Top Channel raportoi mbi vendimin e gjykatës së Vlorës për lirimin nga masa e arrestit me burg të 58-vjeçarit Rakip Arapajt, rreth tre muaj pasi policia e kishte arrestuar si të dyshuar për kultivimin dhe magazinimin e 5 tonëve lëndë narkotike.

Por ndonëse prokuroria e akuzonte Arapajn për këtë sasi droge, gjyqtari Arqile Basho vendosi ta lirojë të dyshuarin në këmbimin e një garancie pasurore prej 1 milionë lekësh, duke pranuar pretendimet se ai nuk kishte asnjë lidhje me sasinë e drogës së gjetur në shtëpinë e vëllait të tij të vdekur, ku nuk hynte prej vitesh.

Sipas Prokurorisë së Vlorës, Arapaj banonte rreth 7 metra larg shtëpisë ku u gjet lënda narkotike, ndërtesë kjo që ka një oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.

“Policia gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur, shtetasi ka deklaruar se banesa nuk është në pronësinë e tij, por të vëllait që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë,” citoi Top Channel vendimin e lirimit me garanci pasurore.

Sipas njoftimit të KLD, Inspektoriati do të kryejë verifikimin e vendimit gjyqësor sa i përket ligjshmërisë së tij.

“Inspektorati i KLD-së ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Etiketa: Arqile BashoArrestBurgDrogeGjykatëGjykatësGjyqHashashIlir MetaMASMasaMasa e arrestitMediaMetaPiSPoliciaProkuroriaSHTop ChannelVendimiVlorë
Tjetri
Globalizimi është e vetmja përgjigje

Globalizim për të gjithë

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.