AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Ekspozita e re eksploron trashëgiminë post-osmane të Ballkanit

David GalicngaDavid Galic
9 years më parë
në Kultura, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shumë aspekte të jetës së përditshme në këto qytete vazhduan të mbeteshin të pa shqetësuara, duke ndjekur të njëjtat modele kulturore dhe sociologjike që mund të shiheshin gjatë sundimit turk. Foto kortezi e Muzeut Historik të Serbisë.

Kjo ekspozitë udhëtuese eksploron se si Ankaraja, Stambolli, Beogradi dhe Sarajeva ndryshuan pas rënies së Perandorisë Osmane.

Shumë aspekte të jetës së përditshme në këto qytete vazhduan të mbeteshin të pa shqetësuara, duke ndjekur të njëjtat modele kulturore dhe sociologjike që mund të shiheshin gjatë sundimit turk. Foto kortezi e Muzeut Historik të Serbisë.

Qytetet janë organizma të gjalla dhe fluidë që nuk reshtin kurrë së u transformuar dhe transformimi drejtohet nga nevojat praktike të banorëve të tij si edhe nga rrethanat gjeopolitike dhe historike.

Historikisht, Ballkani ka kaluar një sërë transformimesh që e ndryshuan rajonin në aspektin kulturor, politik dhe sociologjik.

Një pjesë e madhe e Ballkanit u sundua për shekuj me radhë nga Perandoria Osmane dhe kjo la një shenjë të madhe në gjeografinë urbane të qyteteve të saj. Një ekspozitë e re që do të hapet së shpejti në Muzeun Historik të Serbisë shqyrton mënyrat në të cilat katër qytete në Turqi dhe në ish-Jugosllavi ndryshuan në fillim të viteve 1900 dhe se si ky ndryshim u gjurmua dhe u dokumentua nga fotoreporterët dhe gazetarët e hershëm.

Qytetet në lëvizje – Trashëgimia post-otomane sjell 200 fotografi dixhitale të përpunuara të realizuara nga gazetarët turq dhe jugosllavë nga vitet 1920 dhe 1930 që punonin për gazetat kryesore rajonale si “Cumhuriyet”, “Aksam”, “Politika” dhe “Vreme”.

Këta gazetarë u endën nëpër qytetet e tyre të lindjes – Ankara, Stamboll, Beograd dhe Sarajevë – në një mision për të dokumentuar se si ndryshuan qendrat urbane për të pasqyruar kohët e reja, politikat e reja dhe tendencat e reja kulturore.

Perandoria Osmane e kishte qendrën e saj administrative dhe politike në Turqi, por ndikimi i saj kulturor dhe politik ishte shumë i pranishëm dhe mjaft i fortë në të gjitha territoret nën sundimin e saj. Qytete kryesore të Ballkanit, pjesë të territorit që më vonë do të bëhej Jugosllavia, kishin tipare të forta të këtij dominimi.

Kjo ishte, dhe deri në një masë vazhdon të jetë ende, e dukshme në planifikimin urban dhe arkitekturë, por edhe në jetën e përditshme të njerëzve që jetojnë në ato qytete. Kur Perandoria Osmane ra, gjërat filluan të ndryshonin, ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme dhe, fatmirësisht, këta dhe shumë gazetarë të tjerë ishin atje për të dokumentuar ndryshimet. Nga njëra anë, qeveritë e reja që morën pushtetin nga aparati i vjetër osman kishin një qëllim në mendje: t’i bënin qytetet të pasqyronin një njeri të ri, një qytetar të ri modern.

Ata modernizuan qendrën urbane dhe prezantuan inovacione në të gjitha nivelet e jetës së përditshme. Nga ana tjetër, shumë aspekte të jetës së përditshme në këto qytete vazhduan të mbeteshin të pa shqetësuara, duke ndjekur të njëjtat modele kulturore dhe sociologjike që mund të shiheshin gjatë sundimit turk. Ky kontrast është i dukshëm në shumë nga fotografitë që do të shfaqen si pjesë e ekspozitës.

Si një ekspozitë udhëtuese, “Qytete në lëvizje” ka një qëllim të rëndësishëm. Ajo synon të dekonstruktojë njëanshmëritë dhe paragjykimet kundër grupeve të mëdha të imigrantëve nga territoret e pas-osmane në klimën gjithnjë e më ksenofobike të ditësve të sotme.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është homazhi ndaj trashëgimisë dhe rrugëve të përbashkëta historike, që vazhduan pavarësisht dallimeve të qenësishme midi njerëzve që mund t’i kenë përjetuar ato disi ndryshe. Ekspozita është ndërtuar gjithashtu si një lloj gjëegjëzë. Ajo kërkon nga publiku të gjejë se në cilin nga katër qytetet është shkrepur një fotografi në veçanti.

Ky ushtrim nënvizon qartë faktin se kulturat e këtyre katër qyteteve janë shumë më të ngjashme sesa njerëzit kuptojnë apo duan të pranojnë. Publiku do të ketë gjithashtu një mundësi të realizojë fotografi para fotografish të mëdha peizazhesh urbane dhe të provojë kostume autentike nga vitet 1920 dhe 1930.

Kuratorja e Qytete në lëvizje – Trashëgimia post-otomane është Natasa Mijuskoviç, e cila jep mësim Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin e Baselit. Ekspozita është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar si pjesë e projektit të hulumtimit shkencor SIBA – Një Qasje Vizuale në Jetën e Përditshme në Qytetet Turke dhe Jugosllave në vitet 1920 dhe 1930, financuar nga Fondacioni Kombëtar Zviceran për Shkencën.

Ekspozita në Muzeun Historik të Serbisë do të jetë e hapur nga 7 nëntori deri më 28 janar, pas të cilës do të zhvendoset në Stamboll, Sarajevë, Graz dhe në fund në Kembrixh.

Ky artikull u publikua në gazetën e përdyjavshme të BIRN Belgrade Insight. Këtu mund të gjeni një kopje të tij.

Etiketa: AdministrativeBallkaniBanorëBeogradBIRNfotografigazetarGazetatish-JugosllaviJugosllaviMASMjaftParaPerandoria OsmaneStambollTurqi
Tjetri
Prodhimet ballkanike përzgjidhen për Oskarët europianë

Prodhimet ballkanike përzgjidhen për Oskarët europianë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.