Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Analiza

Projekti i ri i ‘ Velierës ’ mban të ndarë bashkinë dhe aktivistët

Gëzim KabashiNgaGëzim Kabashi
16:43 | 30/01/2018
Në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Projekti i ri i ‘ Velierës ’ mban të ndarë bashkinë dhe aktivistët

Imazh i shkëputur nga projekti i rishikuar i Velierës në të cilin janë shtuar dritaret rrethore.

Share on FacebookShare on Twitter

Një projekt i ri i bashkisë së Durrësit që sipas saj do mundësojë ruajtjen e rrënojave arkeologjike në vendin ku po ngrihet Veliera dhe do i bëjë ato të vizitueshme, nuk ka kënaqur kundërshtarët e tij, që mendojnë se ndërtimi me vlerë 6 milion dollarë është i paligjshëm dhe cënon historinë e qytetit.

Ndërsa projekti i “Velierës” në Durrës, ka mbetur pezull prej gati një viti në pritje të vendimeve të dy gjykatave, bashkia i ka bërë disa ndryshime planit fillestar i cili tashmë parashikon ruajtjen dhe  integrimin e zbulimit arkeologjik, të cilin kalimtarët dhe kureshtarët sipas projektit do mund ta shohin pjesërisht nga lart. Kjo sidoqoftë nuk i ka zbutur kundërshtitë rreth ndërtimit, ndërsa anëtarët e Shoqërisë Civile shpresojnë të përmbysin plotësisht projektin edhe pse një raport ekspertësh që iu dorëzua gjykatës sëfundmi i dha të drejtë bashkisë.

Projekti i ri, të cilin BIRN e ka parë, parashikon një shkallë  e cila do të mundësojë zbritjen e vizitorëve të interesuar në strukturat e rrënojave dhe po ashtu “dritare” që lejojnë të shihen zbulimet arkeologjik nga lart.

Megjithatë arkeologu Fatos Tartari thotë se problemi nuk është ky, por te shkelja e ligjeve dhe cënimi i nëntokës së Durrësit që siç thotë ai duhej të mbrohej. “Zgjidhje të tilla janë realizuar edhe në vende të tjera të Evropës, në Itali, Zvicër apo në Gjermani, por  problematika e vërtetë nuk është kjo”, -thotë Tartari, një nga kritikët më të ashpër të projektit Veliera që në fillimet e tij.

Sipas tij do të mjaftonte zbatimi i  ligjit të vitit 1961 për nëntokën muze të Durrësit për të mos lejuarndërtimin para hyrjes së portit ku po ngrihet Veliera, dhe në përgjithësi trashëgiminë arkeologjike të qytetit 3-mijëvjeçar. “Ky projekt duhet të ndalohej ende pa filluar”- thotë prof. Fatos Tartari, i cili mendon se këshilli bashkiak duhet të thellohej më shumë në trajtimin e këtij investimi prej 6 milion dollarësh.

Të njëjtën gjë pretendojnë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në gjyq me bashkinë për këtë projekt që prej 2 shkurtit 2017.  Ata kërkojnë zhdëmtimin e dëmeve në sitin arkeologjik, anullimin e projektit dhe kthimin e sheshit pranë portit detar në gjendjen fillestare.

Dy gjykata, ajo e Shkallës së Parë dhe ajo Administrative, po shqyrtojnë paralelisht padinë e mjedisorëve dhe shoqërisë civile, por asnjëra prej tyre nuk ka marrë deri më tani një vendim konkret, përpos atij të pezullimit të punimeve. Gjykata Administrative, dritaret e së cilës shohin mbi ngrehinën e Velierës ka bërë deri tani 10  seanca, ndërsa pritet që vendimi i saj të lexohet në ditën e fundit të muajit janar kur është lënë edhe seanca e rradhës.

Sipas ambjentalistit Sazan Guri zvarritja ka të bëjë me frikën e gjykatës në Durrës për të thënë të vërtetën.  “Frika e Gjykatës Administrative në Durrës për të marrë një vendim në favor të shoqërisë civile, duket se do ta shtyjë vendimin përfundimtar pozitiv në Gjykatën e Apelit”, tha Guri.

Imazh i shkëputur nga projekti i rishikuar i Velierës në të cilin janë shtuar dritaret rrethore.

 

Por pavarësisht se cilës palë do t’i jepet të drejtë, çështja mjaft e debatuar përgjatë një viti, pritet të vazhdojë edhe në shkallët e tjera të gjyqësorit. Bashkia nuk duket se ka ndërmend të tërhiqet nga ndërtimi dhe ashtu si pala kundërshtare u ankua për zvarritjen. I cituar në një video të medias lokale Durrësi Lajme gjatë një konference për shtyp kryetari i bashkisë Vangjush Dako tha se zvarritja e vendimit nuk ishte në të mirë të qytetarëve.

Bashkia sipas tij ka ndryshuar projektin dhe tani pretendon se ai mundëson ekspozimin e rrënojave pa i dëmtuar ato.  “Në mbrojtje të zbulimit arkeologjik, dhe në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës e të mbështetur nga opinioni i ekspertëve, janë përgatitur edhe ndryshimet e projektit, që do të mundësojë ekspozimin e rrënojave pranë Velierës pa i dëmtuar ato,” tha Dako gjatë të njëjtës konferencë.

Ndryshimin e projektit fillestar të Velierës e kërkoi para gjashtë muajsh Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, i më 24 korrik 2017 u shpreh se “Bashkia Durrës, duhet të depozitojë pranë Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik ASHA projektin e zbatimit me ndryshimet për ruajtjen dhe integrimin e strukturave më përfaqësuese dhe sipas sugjerimeve të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve KKR, duke evidentuar gjurmën e gërmimeve, të shoqëruar me itinerarin dhe tabelat shpjeguese”.

Nga ana tjetër urbanisti Ardian Muka, përfaqësues i PD-së, deklaroi se zona ku është zhvilluar ndërtimi i deritanishëm duhet të kthehet përsëri në lulishte, siç ishte para një viti. Sipas tij, me këto punime janë thyer ligjet për trashëgiminë kulturore dhe për zonifikimin arkeologjik në qytetin e Durrësit. Ai tha se gjykata është vënë në presion për të marrë një vendim të njëanshëm.

Në të njëjtën linjë ishte gjatë një daljen në media edhe kryetarja e grupit të këshilltarëve të LSI, Flutura Kona, e cila mendon se punimet e deritanishme e kanë bindur për mungesën e vlerës së këtij investimi.

Përndryshe opinioni i tre ekspertëve që u thirrën nga Gjykata Administrative i dha të drejtë bashkisë, sipas tyre “ndryshimi i projektit krijon hapësirat dhe kushtet e duhura për promovimin dhe integritetin e gjetjeve arkeologjike në këtë zonë”.

Imazh i shkëputur nga projekti i rishikuar i Velierës në të cilin janë shtuar dritaret rrethore.

Projekti i ndryshuar i bashkisë parashikon edhe shfrytëzimi e pesë kolonave që ishin ngulur në mënyrë të gabuar në mes të strukturave të godinës së zbuluar. Disa prej tyre do të shërbejnë si bazament mbi të cilat do të mbështetet edhe këmba e katërt dhe e fundit, ku do të varen edhe katër cepat e Velës me sipërfaqe mbi 2.000 metra katrore.

Por eskpertët nuk e gjetën si shkelje ndërtimin e këtyre këmbëve të betonit mbi strukturat e vjetra, ndërsa i cilësuan në raport, për të cilin BIRN shkroi më herët, si të rikuperueshme dëmet e shkaktuara.

Ndërkohë në anën tjetër zbulimi arkeologjik dhe sondazhet e kryera në fillim të vitit të kaluar tashmë e kanë kaluar fazën studimore dhe pritet të kthehen në botime, ndërsa grupi i studiuesve i drejtuar nga Prof. as. Dr. Eduard Shehi gjeti prej gërmimeve se datimet e deritanishme ndërtimore të mureve dhe kullave, përfshirë edhe atë që njihet si Torra Veneciane mund të jenë të gabuara.

Studiuesit thonë se vëzhgimet dhe matjet në terren në vendin ku po ngrihet Veliera kanë krijuar një pamje krejtësisht të re për kronologjinë e ndërtimit dhe historinë e strukturave fortifikuese në pjesën bregdetare të qytetit dhe veçanërisht në atë pranë portit të Durrësit.

Tjetri
Në mbrojtje të populizmit ekonomik

Pasojat ekonomike ndërkombëtare të Z. Trump

Më të lexuarat

Projekti i ri i ‘ Velierës ’ mban të ndarë bashkinë dhe aktivistët

Projekti i ri i ‘ Velierës ’ mban të ndarë bashkinë dhe aktivistët

16:43 | 30/01/2018
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

10:35 | 27/03/2023
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ngel në veting

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit

17:44 | 22/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.