AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Udhëtimi pa viza mbetet ëndrra e të rinjve kosovarë

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë kosovarë para ambasadës gjermane duke aplikuar për viza. Foto: BIRN.

Të rinjtë në Kosovë janë të frustruar nga nevoja e vazhdueshme për të marrë viza që të udhëtojnë në Europë – kryesisht duke fajësuar vetë politikanët e tyre dhe mungesën e dëshirës së tyre për të luftuar korrupsionin.

Qytetarë kosovarë para ambasadës gjermane duke aplikuar për viza. Foto: BIRN.

“Nuk kam qenë kurrë në Europë. Kjo mund të jetë hera ime e parë,” tha 19-vjeçari Herolind Rashiti, duke pritur në një radhë të gjatë përpara ambasadës gjermane në Prishtinë në mes të prillit, duke u përpjekur së bashku me të gjithë të tjerët të dorëzojë dokumentet e tij.

Tifozi i zjarrtë i futbollit dëshiron të bëjë një vizitë të shkurtër në Gjermani për të parë stadiumin e ekipit të tij të preferuar europian.

“Është një ndjesi e zymtë, të të duhet të presësh kështu vetëm për të vizituar një qytet. Prita gjashtë muaj vetëm për të lënë takimin për të aplikuar,” tha ai.

Kosovarët si ai duhet të mësohen me mbajtjen të izoluar nga Europa.

Për ta rritur akoma më shumë ndjenjën e tyre të zhgënjimit, Progres raporti i Komisionit Europian për Kosovën javën e kaluar përsëri nuk rekomandoi heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që dëshirojnë të udhëtojnë në Europë.

Ndërkohë që Kosova e përmbush një nga kriteret për të mundësuar udhëtimin pa viza, kur më në fund miratoi marrëveshjen e demarkacionit të kufirit të kontestuar me Malin e Zi më 21 mars, vendi ende nuk ka arritur të bëjë progres të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë dy dekadave të fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur me korrupsion pothuajse në çdo sektor, përfshirë institucionet shëndetësore dhe arsimore, duke e bërë këtë çështje arsyen kryesore pse të rinjtë po zgjedhin të largohen nga vendi.

Pavarësisht se korrupsioni është përmendur në raporte të shumta ndërkombëtare si një nga shqetësimet më të mëdha për vendin, Kosova ka ende shumë punë për të bërë për të ndryshuar në mënyrë drastike situatën.

Megjithatë, sipas raportit progresit të fundit të publikuar të Komisionit Europian, Kosova ka bërë njëfarë progresi sa i përket të dhënave të saj për hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe atë të çështjeve të krimit të organizuar.

“Progres ishte bërë edhe përsa i takon konfiskimin paraprak të aseteve, edhe pse konfiskimet përfundimtare mbeten të ulëta,” vazhdon raporti.

Ai thekson gjithashtu se korrupsioni është i përhapur në vend dhe mbetet një çështje shqetësuese, duke sugjeruar se “nevojiten përpjekje të përbashkëta për ta trajtuar këtë problem në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe strategjike”.

Raporti i KE-së sugjeron që vitin e ardhshëm Kosova duhet të vazhdojë të forcojë performancën e saj në luftën kundër korrupsionit, përfshirë dhënien e vendimeve dhe konfiskimeve përfundimtare, si edhe të ndryshojë legjislacionin penal përkatës dhe të zgjerojë sistemin ekzistues gjurmues të IT për të mbuluar të gjitha rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Ndërkohë që votimi për marrëveshjen e kufirit u vonua disa herë për rreth dy vjet, qytetarët e Kosovës druhen se përmbushja e një kriteti të dytë mund të jetë akoma më e vështirë për ta arritur.

Rashiti tha se nuk priste ndonjë progres tani afër. “Nuk prisha që marrëveshja kufitare të sillte liberalizimin e vizave. Është një fakt që, për aq kohë sa ka kaq shumë korrupsion, nuk do të ndodhë…. Ndoshta në vitin 2020,” tha ai.

Nebih Xhemaj, 63 vjeç, i cili po shoqëronte djalin e tij në ambasadë, tha për BIRN se ai nuk do të aplikonte më kurrë për vizë.

Ai risolli në mendje se kur e bëri këtë, para disa vitesh, e grisi formularin e aplikimit, i frustruar se i kërkoni aq shumë dokumente vetëm për një vizë turistike.

Për këtë situatë ai fajëson më shumë politikanët vendas të Kosovës sesa europianët pengues.

“Kjo situatë është krijuar nga partitë tona në pushtet, sepse askush nuk e bën punën e tij siç duhet. Nëse të gjithë do të bënin punën e tyre, duke filluar që nga presidenti e deri te pastruesit, ky izolim do të kishte marrë fund shumë kohë më parë,” deklaroi Xhemaj.

“Ne do të udhëtojmë pa viza vetëm kur të mos ketë korrupsion, por politikanët e Kosovës po punojnë ende për veten e tyre,” shtoi ai.

Xhemaj theksoi se dikur ai jetonte në Slloveni dhe se ishte kthyer me dëshirë për të kontribuar për Kosovën. Tani ai pendohet që e ka bërë këtë.

“Më vjen keq për veten këtu ku po jetoj. Tani e kuptoj që nuk e njihja popullin tim,” tha ai.

“Po ta kisha ditur që populli im ishte kështu 20 vjet më parë, s’do të isha kthyer kurrë nga Sllovenia ku jetoja dhe punoja,” tha ai.

Kosova thotë se po përballet me korrupsionin. Një numër zyrtarësh, madhe edhe disa ministra, janë paditur për korrupsion. Abelard Tahiri, Ministri i Drejtësisë, u citua javën e kaluar në televizion të ketë thënë se vendi së shpejti do të krijojë një gjykatë speciale për të trajtuar rastet e korrupsionit.

Megjithatë, analistët thonë se Kosova ka bërë shumë pak përparim deri më tani në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Deri më tani, kemi parë më shumë përpjekje sesa rezultate konkrete,” tha Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, një OJQ që monitoron progresin politik.

Murati tha se edhe nëse Komisioni Europian do të fillonte të vlerësonte tani se sa larg Kosova ka shkuar në përmbushjen e kritereve për udhëtimin pa viza, procedurat do të donin ende muaj ër të dhënë ndonjë rezultat.

“Nëse BE-ja do të vlerësonte se Kosova ka ndërmarrë hapa të vërtetë në përmbushjen e kritereve të mbetura (siç është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit), liberalizimi i vizave mund të ndodhë këtë vit, megjithëse jo përpara tetorit ose nëntorit, sepse procedurat vendimmarrëse të BE-së ende mund të zgjasin gjashtë deri në nëntë muaj,” tha Murati për BIRN.

Tani vendi më i izoluar në rajon, Murati tha se shpresa më e mirë e Kosovës është që BE-ja të fillojë ta shohë izolimin e saj si një problem shoqëror për rajonin, “kështu BE-ja mund t’i zbusë pak kriteret”.

“Megjithatë, nuk e mendoj luftën ku dër korrupsionit si një luftë që mund të përfundojë në një afat kohor. Ajo duhet të vazhdojë edhe nëse Kosova është pjesë e BE-së,” shtoi Murati.

Analistja politike Jehona Lushaku tha se në Bruksel ajo vuri re një dëshirë që gjërat të ecnin përpara.

Një problem është se Kosova nuk njihet si shtet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Europian – Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qiproja.

Megjithatë, votat e tyre kundër Kosovës për marrjen e regjimit pa viza nuk e bllokojnë procesin përgjithmonë, sipas Lushakut.

“Edhe nëse të pesta këto shtete votojnë kundër rezolutës, vendimi nuk mund të bllokohet. Por do të ishte mirë nëse BE-ja vepron e bashkuar në këtë vendim,” tha Lushtaku.

Shefja e zyrës së BE në Kosovë, Nataliya Apostolova, javën e kaluar tha se BE nuk mund të thotë nëse do t’i liberalizojë vizat për Kosovën këtë vit apo më vonë.

“As zyra jonë dhe as BE-nja nuk mund të parashikojnë se kur do të ndodhë liberalizimi, sepse kjo nuk varet nga ne,” tha Apostolova.

Ndërkohë, të rinjtë në Kosovë e shohin udhëtimin jashtë vendit si pothuajse mënyrën e vetme që ata mund të bëjnë ndonjë progres të vërtetë.

Albiona Hoti, 22 vjeçe, tha për BIRN ndërsa priste në radhë me shumë të tjerë para ambasadës gjermane, se ndërsa të rinjtë kanë shumë mundësi jashtë vendit, jeta në Kosovë është e kufizuar në të gjitha aspektet.

“Vetë vendi ynë nuk po na lejon ne të zhvillohemi,” tha Hoti.

“Po të mundja, do të shkoja në çdo vend ku ka evente që kanë lidhje me teknologjinë dhe do të kontribuoja për vendin tim duke qenë pjesë e këtyre eventeve dhe duke krijuar lidhje, duke sjellë kështu shumë njerëz në Kosovë,” tha Hoti, duke shpjeguar dëshirën e saj për të udhëtuar jashtë vendit.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBIRNBrukselEuropaGjermaniGreqiaHotiizolimKEKomisioni EuropianKonfiskimetKorrupsionKorrupsioniKosovaKosovëLuftaMarrëveshjaParaprogresProgres RaportiPunërajonRaportiRumaniaSHSllovakiaSlloveniSpanjaVendimVendimivizaVotimi
Tjetri
KPK shtyn me 1 javë vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

KPK shtyn me 1 javë vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.